GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Agjencia për Media dhe Informim, Rama ironizon gazetarët: Nuk e dini për çfarë flisni, mbushni botën me alarm fals

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Agjencia për Media dhe Informim, Rama ironizon gazetarët: Nuk e dini për çfarë flisni, mbushni botën me alarm fals
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama kërkoi nga gazetarët e pranishëm që të zhvillojnë një takim për të diskutuar mbi Agjensinë për media dhe informim teksa i ironizoi gazetarët. Kreu i qeverisë tha se gazetarët ende nuk e dinë funksionin e vërtetë të Agjensisë, ndaj u shpreh i hapur për të zhvilluar një bashkëbisedim me 6 organizata të cilat i kanë kërkuar kreut të qeverisë të tërhiqet nga ky vendim.
“Sot kam vetëm një përgjigje, a e dini ju se çfarë është agjensia për median? Modestisht mendoj se nuk e keni idenë se për çfarë flisni, unë jam i gatshëm që t’ju pres personalisht, si të dëshironi ju, me magnetofon pa atë, të flasim ju të pyesni dhe ne t’ju japim llogari, ta kuptoni se kjo agjensi është e kundërta, është mekanizëm për të garantuar transparencën maksimale për ju. Nëse hasni problem me një institucion dhe pengoheni që të merrni informacion, ju do i drejtoheni këtij mekanizmi. Jam i gatshëm, kur të doni, kë të doni, që të vij para jush dhe t’ju jap llogari, se ka një keqkuptim shumë të madh, se para se të flisni shqip me qeverinë tuaj, mbushni botën me alarm fallco, me fantazma që nuk ekzistojnë. Nëse ju nga dialogu që do kemi, do të arrini në përfundim se kjo agjensi duhet hequr, do e heq, por pasi të sillni argumentat, nëse sillni një provë, agjensia do shkrihet. Media është e lirë unë jo, në të kundërt do të thoni na falni por ishte alarm fallco”, tha Rama. Ndryshe nga si është komentuar deri më tani, e ka cilësuar si një mekanizëm që garanton transparencë. Sipas tij, nëse vete gazetarët do të hasin probleme për të marrë një informacion, atëherë i drejtohen agjencisë dhe mund të marrin përgjigje.
Por cilat janë funksionet e Agjencisë sipas vendimit të Këshillit të Ministrave?
Krijimi i Agjencia për Media dhe Informim u vendos nga kreu i qeverisë që në nisje t mandatit të tretë qeverisës dhe u miratua nga Këshilli i Ministrave. Sipas relacionit që shoqëron këtë vendim, “krijimi, organizimi dhe funksionimi i Agjencisë për Media dhe Informim e njohur për publikun edhe si “Media and Information Agency – MIA”, si person juridik publik, në varësi të Kryeministrit, me seli në Tiranë, financohet nga buxheti i shtetit, donacione dhe burime të tjera të ligjshme”. Agjencia ka si mision të sigurojë transparencën në lidhje me politikat, aktivitetet, projektet, eventet, si dhe qëllimin, objektivat, risitë apo problematikat që zgjidhen nëpërmjet akteve të Këshillit të Ministrave dhe të akteve të tjera të ministrave dhe çdo institucioni të administratës shtetërore. Agjencia ka përgjegjësi të organizojë punën për të informuar dhe komunikuar me publikun dhe median. Organizon punën për të përgatitur qëndrimet dhe sondazhet e qeveritare mbi çështjet me interes publik. Gjithashtu agjencia e shtrin veprimtarinë e saj në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë dhe organizohet në nivel qendror. Agjencia drejtohet nga drejtori i Përgjithshëm, i cili përgjigjet para Kryeministrit dhe përfaqëson agjencinë në marrëdhënie me të tretët. Drejtori i Përgjithshëm i agjencisë emërohet, lirohet apo shkarkohet nga detyra nga Kryeministri. Agjencia ka stemën, logon dhe vulën e saj zyrtare. Stema e Agjencisë përbëhet nga stema e Republikës së Shqipërisë me shënimet “Republika e Shqipërisë, Kryeministria, Agjencia për Media dhe Informim”, në përputhje me përcaktimet e vendimit të Këshillit të Ministrave për mënyrën e përdorimit të stemës së Republikës së Shqipërisë. Vula e agjencisë ka formën dhe elementet e përcaktuara në vendimin e Këshillit të Ministrave për rregullat e prodhimit, administrimit, kontrollit dhe ruajtjes së vulave zyrtare. Vula prodhohet, administrohet dhe ruhet në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Etiketa: Edi Ramagazetaretmedia e lirePolitike

Lajme të lidhura

Protesta para Kryeministrisë, qytetarët: Jo negociata! Rama të japë dorëheqjen
Breaking Views

Protesta para Kryeministrisë, qytetarët: Jo negociata! Rama të japë dorëheqjen

20:21 - 17/07/26
“Sa më shumë heshtje, aq më shumë rezistencë!”/ Pankartat pikante në ditën e 48-të të protestës
Aktualitet

“Sa më shumë heshtje, aq më shumë rezistencë!”/ Pankartat pikante në ditën e 48-të të protestës

20:17 - 17/07/26
Protestuesja merret nga policia para Kryeministrisë, e paqartë arsyeja e ndërhyrjes
Breaking Views

Protestuesja merret nga policia para Kryeministrisë, e paqartë arsyeja e ndërhyrjes

20:09 - 17/07/26
Para
Pasuri e padeklaruar? Ngec në veting gjyqtarja e Tiranës Manjola Bejleri, shkarkohet nga KPK

Pasuri e padeklaruar? Ngec në veting gjyqtarja e Tiranës Manjola Bejleri, shkarkohet nga KPK

TË FUNDIT

Protesta para Kryeministrisë, qytetarët: Jo negociata! Rama të japë dorëheqjen
Breaking Views

Protesta para Kryeministrisë, qytetarët: Jo negociata! Rama të japë dorëheqjen

20:21 - 17/07/26

Protesta qytetare kundër qeverisë dhe gjithë klasës politike shënon sot ditën e saj të 48-të. Edhe këtë pasdite, qytetarët u...

Lexo më shumë
“Sa më shumë heshtje, aq më shumë rezistencë!”/ Pankartat pikante në ditën e 48-të të protestës

“Sa më shumë heshtje, aq më shumë rezistencë!”/ Pankartat pikante në ditën e 48-të të protestës

20:17 - 17/07/26
Protestuesja merret nga policia para Kryeministrisë, e paqartë arsyeja e ndërhyrjes

Protestuesja merret nga policia para Kryeministrisë, e paqartë arsyeja e ndërhyrjes

20:09 - 17/07/26
Shpërbëhet parlamenti izraelit, më 27 tetor do zhvillohen zgjedhjet e reja

Shpërbëhet parlamenti izraelit, më 27 tetor do zhvillohen zgjedhjet e reja

19:55 - 17/07/26
Adriatik Zotkaj mbledh me fshesë 1.5 miliardë lekë/ Kush fshihet pas Bashkim Haxhiut dhe Patrik Caushit? Tenderi i pastrimit që mbulon lekët e pista qysh nga 2016

Adriatik Zotkaj mbledh me fshesë 1.5 miliardë lekë/ Kush fshihet pas Bashkim Haxhiut dhe Patrik Caushit? Tenderi i pastrimit që mbulon lekët e pista qysh nga 2016

19:44 - 17/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com