GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Rajoni

Agjenti serb zbulon tentativën për grusht shteti dhe atentatin e planifikuar ndaj Zaev

në Rajoni
Kohë leximi: 2 min
A A
Zaev dorëzon në Kuvend dorëheqjen nga posti i kryeministrit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shërbimet e fshehta ruse dhe serbe me çdo kusht ishin përpjekur që të shtinin në dorë xhirimet inkriminuese për ta, të rastit në Liqenin e Smilkovës, xhirime që në fakt dëshmojnë se të dënuarit për këtë rast janë të pafajshëm. Kështu ka deklaruar në emisionin “Në Qendër” të gazetarit Vasko Eftov, doktori i shkencës në fushën e sigurisë, ish-këshilltari i Ministrit të Policisë në Republikën Sërpska në Bosnje dhe këshilltari i Ministrit të Informacionit në ish-Jugosllavi, Darko Trifunoviç.

Bëhet fjalë për periudhën e krizës politike dhe protestave në Maqedoni, që kulmuan me ngjarjet e 27 Prillit 2017.

“Rusët nuk guxonin ta humbnin Maqedoninë. Donin të bënin grusht dhe për këtë shkak nisën me dhunën në Kuvend. Donin të bënin atentat ndaj Kryeministrit të atëhershëm Zoran Zaevit dhe të tërhiqnin xhirimet inkriminuese që në fakt kanë dëshmuar se fëmijët shqiptarë në Maqedoni janë të pafajshëm, se nuk e kanë kryer veprën në Liqenin e Smillkovës”, tha Darko Trifunoviç, agjenti serb.

Agjenti, siç përcjell KlanM, siguron se ka ekzistuar xhirimi, ekziston edhe njeriu nga Maqedonia që nuk është maqedonas, që ka poseduar xhirimin për rastin në Liqenin e Smilkovës.

“Ju e dini për cilin bëhet fjalë, unë nuk do ta them emrin, ai ishte hero dhe nuk ua dha xhirimin as shërbimeve serbe dhe maqedonase që në atë kohë ishin eksponentë apo ishin në rrjetin e shërbimeve ruse”

Në Paraqin të Serbisë, shërbimet serbe dhe ruse janë përpjekur të vijnë deri tek xhirimi dhe ta publikojnë, me qëllim që në Maqedoni të shkaktohen trazira apo siç thuhet në këtë emision vendi të bëhet “fuçi baruti”.

“Ky xhirim nuk u është dhënë këtyre shërbimeve dhe mendoj se xhirimi është shkatërruar dhe këtu shpëton Maqedonia. Një ditë do të shkruhet dhe flitet për këtë, unë e kam takuar atë njeri dhe në njëfarë mënyre i ofrova mbrojtje dhe ai mbeti gjallë”.

Agjenti serb Trifunoviç në emisionin “Në Qendër” tha se pas ngjarjeve të 27 Prillit 2017 në Maqedoni kanë qëndruar ithtarët e “Botës ruse së Putinit”, duke përmendur me këtë rast krijuesin e strategjisë pansllave të Rusisë, Aleksandar Dugin, por edhe parti pro-ruse në Maqedoni dhe Serbi. /Klan Macedonia

Etiketa: agjenti serbGrusht ShtetiZaev

Lajme të lidhura

Aleksandër Vuçiç jep sot dorëheqjen, nuk “harron” mikun e vjetër
Breaking Views

Aleksandër Vuçiç jep sot dorëheqjen, nuk “harron” mikun e vjetër

17:32 - 27/09/26
Zv/kryeministri i RMV, Nikoloski mbron Metën: Po mbahet në burg pa asnjë dosje, Rama e arrestoi me dajak
Breaking Views

Zv/kryeministri i RMV, Nikoloski mbron Metën: Po mbahet në burg pa asnjë dosje, Rama e arrestoi me dajak

18:20 - 27/03/26
Mali i Zi akuzon ambasadorin rus: Mesazhet e tij, kërcënim për sovranitetin e vendit
Aktualitet

Mali i Zi akuzon ambasadorin rus: Mesazhet e tij, kërcënim për sovranitetin e vendit

21:15 - 17/11/25
Para
58 mijë nxënës më pak në një dekadë, ja pse po braktiset arsimi i mesëm

58 mijë nxënës më pak në një dekadë, ja pse po braktiset arsimi i mesëm

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 26 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:10 - 26/10/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.4 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Salianji për zgjedhjet në Serbi: Vuçiç ra, tani Rama është autokrati i fundit në Ballkan

Salianji për zgjedhjet në Serbi: Vuçiç ra, tani Rama është autokrati i fundit në Ballkan

08:01 - 26/10/26
‘Sot Vuçiç, nesër Rama’/ Kandidati për president në Austri reagon pas humbjes së presidentit serb përballë studentëve

‘Sot Vuçiç, nesër Rama’/ Kandidati për president në Austri reagon pas humbjes së presidentit serb përballë studentëve

07:43 - 26/10/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 26 Tetor 2026

07:28 - 26/10/26
Moti për sot: E dielë e kthjellët me ndërrime vranësirash

Parashikimi i motit për sot, 26 Tetor 2026

07:26 - 26/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com