GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Dritan Agolli, 1.5 mld lekë pa garë vëllezërve Ismailaj/ Iu zgjat afatin e kontratës

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
golli hap tenderët me justifikimin se plotëson kërkesat dhe nevojat e bashkive për rikonstruktime apo projekte të ndryshme

golli hap tenderët me justifikimin se plotëson kërkesat dhe nevojat e bashkive për rikonstruktime apo projekte të ndryshme

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

 

Fondi Shqiptar i Zhvillimit, i drejtuar nga Dritan Agolli, po keqpërdor fondet që duhet të jepen për investim në vend. Agolli hap tenderët me justifikimin se plotëson kërkesat dhe nevojat e bashkive për rikonstruktime apo projekte të ndryshme. Por, në fakt këto janë vetëm kamuflime, sepse miliardat shkojnë në xhepat e oligarkëve dhe projektet nuk zbatohen siç janë në letër.

Në dy tenderët e fundit të publikuar, Agolli ka bashkëpunuar me një biznesmen të njohur për mashtrim dhe falsifikim dokumentesh. I gjithë procesi i këtij prokurimi është zhvilluar në shkelje të ligjit. Kështu, vlera e fondeve që vidhen po vjen në rritje, duke boshatisur arkën e shtetit.

Shtyhet afati i kontratës

Konkretisht, tenderi ka si objekt ”Blerje materialesh”, sipas kërkesave të disa bashkive, pa i përcaktuar cilat janë ato. Në prag zgjedhjesh kujtohen të rregullojnë rrugicat dhe trotuaret në fshatrat që përfshijnë. Në këtë rast, kemi të bëjmë me shtyrje të afatit të kontratës që rrjedhimisht ka sjellë dhe kosto shtesë. Në dokumente thuhet se afati i fundit i kontratës ishte data  7 dhjetor 2022 dhe afati është bërë deri me 20 shkurt 2023. Çfarë i ka ndodhur Dritan Agollit që shtyn mbarimin e punimeve me më tepër se 1 vit?!

Jo vetëm afati, por është shtuar vlera e punimeve me 243 milionë lekë, duke bërë që në total shpenzimet për asfalt dhe zhavorr të shkojnë në më shumë se 1.5 miliardë lekë.  Këtu vërejmë një tjetër shkelje: Në dokument thuhet se kontrata për shtyrjen e afatit të projektit është nënshkruar me datën 19 janar 2023 dhe Agolli e ka mbajtur të fshehur në sirtar për katër muaj.

Nuk zbatohet kontrata

Por, edhe pse është shtyrë afati i kontratës, firma fituese “VIBTIS” sërish e ka shkelur atë. Ndërkohë, jo në të gjitha bashkitë janë përfunduar projektet e parashikuara, pasi punimet në rrugë vazhdojnë edhe sot që flasim. Shkelje të tilla bëhen shpesh nga bashkëpunëtorët e Agollit nëpër tenderë.

Firma  “VIBTIS” ka administrator Ardit Ismailajn, djali i një vëllezërve Idajet dhe Sadik Ismailaj. Kujtojmë se dy biznesmenëve u ka dalë emri për përvetësimin e tokave në bregdet. Rasti më i fundit ishte afera me Plazhin e Manastirit.

 

Në prill të vitit 2022, Këshilli Kombëtar i Rregullimit të Territorit ka miratuar projektin në kuadër të investitorit strategjik, ku parashikohej që dy vëllezërit Ismailaj  do të investonin 28 milionë euro në projektin me sipërfaqe 53,467 m².

Projekti është me objekt  “Resort Turistik 2, 3 dhe 4 kate me parkime nëntokë “Manastiri Resort”. Dhe dy vëllezërit e fituan përmes firmës “ALBSTAR”, e njohur për tenderët pa garë që merr shpesh nga institucionet publike.

 

Lexo edhe: Para zgjedhjeve, Agolli i jep Bashkim Ulajt 10.2 mln euro të BB

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: afateDritan Agollifshzhzkontrataresorti manastirittenderivellezerit ismailajVjedhje

Lajme të lidhura

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa
Breaking Views

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa

16:22 - 17/10/26
Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”
Breaking Views

Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”

10:20 - 11/10/26
Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?
Breaking Views

Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?

21:04 - 05/10/26
Para
Primaret/ Luçiano Boçi propozohet si kandidat për Bashkinë e Elbasanit

Dita e Verës/ Boçi: Për prindërit kostot janë të papërballueshme

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protestuesit i kërkojnë dorëheqjen, Rama anulon takimin në Vjenë me Kancelarin e Austrisë
Aktualitet

Protestuesit i kërkojnë dorëheqjen, Rama anulon takimin në Vjenë me Kancelarin e Austrisë

16:44 - 18/10/26

Kryeministri Edi Rama nuk do të udhëtojë drejt Austrisë për vizitën zyrtare të parashikuar të hënën, më 19 tetor. Në...

Lexo më shumë
Rigers Sheqeri i IMT-së në krye të grupit që sulmoi me gurë studentët nga selia e PS-së

Rigers Sheqeri i IMT-së në krye të grupit që sulmoi me gurë studentët nga selia e PS-së

16:22 - 18/10/26
Dhuna dhe reprezalja ndaj të rinjve! Policia jep detaje pse RENEA doli dje në protestë: Morëm një telefonatë se kishte persona të armatosur!

Dhuna dhe reprezalja ndaj të rinjve! Policia jep detaje pse RENEA doli dje në protestë: Morëm një telefonatë se kishte persona të armatosur!

16:09 - 18/10/26
Policia hedh gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve te Kryeministria, studentët rezistojnë

Policia hedh gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve te Kryeministria, studentët rezistojnë

15:52 - 18/10/26
“Në 5 ditë, janë dokumentuar 17 incidente ndaj gazetarëve” – AGSH: Në një rast, gazetarët u penguan në prani të Kryepolicit Skënder Hit

“Në 5 ditë, janë dokumentuar 17 incidente ndaj gazetarëve” – AGSH: Në një rast, gazetarët u penguan në prani të Kryepolicit Skënder Hit

15:24 - 18/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com