GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Agolli e mbulon me lekë Lagunën e Karavastasë, 2.3 miliardë lekë Xhavit Ismailit pa plotësuar kriteret

15:50 - 24/03/25
në Breaking Views, Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 6 min
A A
Agolli e mbulon me lekë Lagunën e Karavastasë, 2.3 miliardë lekë Xhavit Ismailit pa plotësuar kriteret
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Oligarku Xhavit Ismaili, vëllai i ish-kryetarit të Bashkisë Vorë, mori edhe tenderin e Lagunës së Karavastasë! Me firmën e drejtorit të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli, kompanisë së biznesmenit të favorizuar i është dhënë kontrata me vlerë 2.3 miliardë lekë.

“Skualifikim i të gjithë operatorëve konkurrues përveç fituesit. Kusht: fituesi nuk është operatori me ofertën më të ulët”, raporton Open Data Albania. Dhe për shkeljet e ligjit të kryera gjatë prokurimit, procedura është shënuar me “Flamur të kuq” që është shenja e riskut të korrupsionit.

Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Ndërhyrje në hapësira urbane, parqe, lulishte, promenade, etj.: Lot 3- “Sistemimi dhe mbrojtja e argjinaturës lindore të lagunës së Karavastasë prej erozionit”, Faza II”

Sipas komisionit të Agollit, vlera e pritshme e kontratës është 228,465,115.49 Lekë pa TVSH. Ndërsa tnderi është njoftuar më 12 dhjetor 2024 dhe data e mbylljes së afatit për dorëzim oferte ishte caktuar më 30 dhjetor 2024.

Agolli ia jep kontratën kompanisë me ofertën më të shtrenjtë

Megjithëse u paraqitën 10 pjesëmarrës, Agolli e eliminoi konkurrencën, sidomos ofertat me vlerë më të ulët se sa propozimi i ALBA KONSTRUKSION shpk.

Kjo e fundit ofroi ta bënte punën me 156,124,479 lekë pa TVSH dhe u shpall fituese më 16 janar 2025, ndërsa kontrata e ka afatin  1 vit. Agolli nuk i mori parasysh ofertat më të ulëta.

Përshembull LLAZO shpk e kishte ofertën me vlerë 148,930,950 lekë pa tvsh. Ndërsa operatori ekonomik G.P.G. COMPANY sh.p.k bëri ofertën 151,637,225 lekë pa TVSH.

ALBA KONSTRKSION nuk plotëson kriteret

Në këtë tender shkelja e ligjit ulërin nëpër shkresa. Drejtor Agolli ka lënë shumë gjurmë për Agjencinë e Prokurimit Publik, KLSH dhe për SPAK-un.

Konkretisht, kompania nuk duhet të kualifikohej për këtë tender sepse nuk ka mjaftueshëm punonjës dhe mjete për t’i angazhuar në këtë kontratë.

Sipas dokumenteve për argjinaturën e lagunës së Karavastasë, kompania e Xhavit Ismailit duhet të ketë të paktën 40 persona duke përfshirë dhe stafin teknik.

Në këtë kuadër kërkohet që stafi të ketë 7 inxhinierë dhe ekspertë të fushave të ndryshme.  Duhen 25 mjete, nga eksavatorët tek autobotet, autobetonieret, rulat dhe autivonçat.

“Operatori ekonomik ofertues duhet të deklarojë që të gjitha mjetet dhe pajisjet e përshkruara, do të jenë të angazhuara vetëm në këtë kontratë. Mjetet të cilat rezultojnë të angazhuara në kontrata të tjera afati i zbatimit të cilave shtrihet përgjatë kohës së kontratës objekt i prokurimit janë shkak skualifikimi”, shkruhet në dokumentet e tenderit.

Po përse nuk i ka bërë verifikimet komisioni i Agollit? Duke bërë një kontroll, nga ana jonë zbuluam se kompania ka marrë tenderin 7 milionë euro nga Erion Veliaj më 7 gusht 2024 me objekt “Rehabilitimi i fasadave & rrugës Luigj Gurakuqi deri tek sheshi Avni Rustemi (me parkim 2 kate nën tokë) me afat 18 muaj.

Në këtë kontratë, që oligarku e ka marrë pa garë, pasi janë eliminuar të gjithë pjesëmarrësit, ka angazhime konkrete për punonjësit dhe mjetet. Kontrata kërkon një punësim mesatar të paktën 140 persona, të cilët duhet të figurojnë në listpagesat e shoqërisë minimumi për 3 muajt e fundit të deklaruar nga data e hapjes së ofertave.

Po ashtu kërkohen 10 inxhienerë dhe ekspertë si dhe 25 veta staf teknik të angazhuar plotësisht në këtë kontratë.

Gjithashtu. në këtë kontratë, operatori është angazhuar të ketë 52 mjete të ndryshme, si autoviç, betoniere, kamionë, autobitmatriçe, elektroargano etj.

Përse dyshojmë që kompania nuk e ka kapacitetin teknik të bëjë gjithë këto punë publike njëherësh? Na tërhoqi vëmendjen se ALBA KONSTRUKSION në të njëjtën kohë kur aplikonte për tenderin e mësipërm në Bashkinë Tiranë, ka marrë pjesë edhe tek tenderi “Ndërtimi i shkollës 9-vjecare, në rrugën “Muharrem Caushi, Njësia Strukturore KA/253”. Komisioni e ka skualifikuar këtë kompani për shkak të mungesës së mjeteve. Në tenderin e zhvilluar nga Bashkia Tiranë më 12 qershor 2024, rezulton se “Operatori ekonomik “ALBA KONSTRUKSION” shpk nuk përmbush Kriteret e Veçanta të Kualifikimit, Kapaciteti Teknik, pika 9 ku ndër të tjera përcaktohet se: “….Operatori ekonomik duhet të ketë të punësuar staf teknik për kryerjen e punimeve, të vërtetuar me kontratë punë te vlefshme…”.

Gjithashtu, operatori ekonomik “ALBA KONSTRUKSION” shpk nuk përmbush Kriteret e Veçanta të Kualifikimit, Kapaciteti Teknik, pika 13 ku përcaktohet se: “Dëshmi për mjetet e pajisjet teknike, që ka në dispozicion apo mund t’i vihen në dispozicion operatorit ekonomik, që nevojiten për ekzekutimin e kontratës…”.

Për ta vënë qershinë mbi tortë, kryebashkiaku i Himarës, Vangjel Tavo i ka dhënë Xhavit Ismailit një tjetër tender me “Flamur të kuq”, më 20 dhjetor 2024.

Është fjala për prokurimin me objekt “Rikonstruksioni i rrugës lidhëse të fshatit Tërbaç me rrugën Nacionale. Kjo kontratë me vlerë 2.7 miliardë lekë e ka afatin 1 vit dhe ka nisur më 27 janar 2025.

Në këtë punë publike, ALBA Konstruksion zotohet se do të angazhojë 7 inxhinierë, 1 mjek, dhe 3 ekspertë të fushave të tjera. Operatori ekonomik duhet të ketë një punësimin mesatar jo më pak se 102 punonjës, me kohë të plotë pune.

Po ashtu kërkohen 60 mjete si kamionë, pajisje gjodezike, betoniere, ekskavatorë etj.

 

 

Pra, siç e përshkruam më sipër, në këto kontrata duhen mbi 300 punonjës që duhen angazhuar në të njëjtën kohë. Po ashtu duhen mbi 150 mjete të ndryshme.

Shoqëria “Alba Konstruksion” shpk ka mesatarisht 200 punonjës. Ndërkohë kompania ka punë të tjera të prapambetura nga procesi i rindërtimit të godinave nga tërmeti, si për shembull në kontratën e lidhur me Bashkinë e Tiranës “Rindërtimi i njësive të banimit në ndërtesa (pallat) në zonën e shpallur për zhvillim të detyruar, në njësitë administrative 4 e 8, zona “5 Maji” Bashkia Tiranë”, ku ka angazhuar 174 punonjës. Pra, ky operator ekonomik ka numër të pamjaftueshëm punonjësish për realizimin e kontratës objekt prokurimi me sukses.

Pas arrestimit të kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj lidhjet me zinxhirin e oligarkëve të favorizuar po i mban direkt kryeministri Edi Rama. Para disa ditësh në kantierin e ndërtimit të parkimit nëntokësor tek sheshi Avni Rustemi, ku ndërtues është ALBA Konstruksion, ishte për ‘inspektim” Edi Rama.

Ndërkohë që merrej me këtë tender, Dritan Agolli është paraqitur në SPAK. Kujtojmë se në 12 nëntor 2024, Dritan Agolli, drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit ishte në SPAK. Bëhet fjalë për një tender me vlerë 500 mijë Dollarë të FSHZH-s për një menu të projektit “100 fshatrat”.

Tenderi u fitua nga dy shefa kuzhine, një nga të cilët ishte i punësuar në një restorant në pronësi të djalit të Agollit.

Po ashtu, Dritan Agolli është pronar i një kompanie e quajtur ‘Magnum Opus’ group me objekt studime në nivel strategjik, menaxherial, operacional, analiza, vrojtime, sondazhe, konsulencë, shërbime administrative etj.

Kompania rezulton që ka marrë para publike. Agolli ka siguruar para publike përmes nënkontraktimeve dhe kompaninë që u ka dhënë tendera publik.

Kemi një marrëdhënie që kreu i FSHZH ka kryer me kompani private, me të cilët i ka lidhur interesi.

Një vit pasi Agolli është emëruar në krye të FSHZH, i biri i tij deklaron se gjyshi i ka dhuruar një shtëpi me sipërfaqe gati 1550 metra/katror, ndërsa Agolli ka deklaruar në institucionin kundër pastrimit të parave se ka shitur një apartament 360 mijë euro, ndërkohë që vlera e tij ka qenë gjysmë për gjysmë në kohën e blerjes.

Me këtë lëvizje ka justifikuar blerjet e apartamenteve dhe garazheve ku ai jeton dhe i ka pronë të tij. Bëhet fjalë edhe për një shumë që do t’ia kalonte biznesit të djalit të tij, 400 mijë euro. Sipas një reagimi nga Agolli kjo procedurë është pezulluar dhe kjo ka mbetur në tentativë.

Gjithashtu, kanë dalë dokumente ku nga një subjekt me emrin ‘Fusha’, Agolli ka marrë një tokë fare pranë qendrës tregtare TEG.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: Dritan AgollitenderXhavit Ismaili

Lajme të lidhura

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë
Aktualitet

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25
GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur
Aktualitet

GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur

17:58 - 05/12/25
Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra
Aktualitet

Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra

17:45 - 05/12/25
Para
Shqipëri-Çeki, Sylvinho dërgon në tribunë katër futbollistë, ja llogaritë në prag të sfidës

Shqipëri-Andorra, priten ndryshime në sulm nga Silvinjo

Discussion about this post

TË FUNDIT

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë
Aktualitet

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka ndryshuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), duke certifikuar pjesëmarrjen e...

Lexo më shumë
GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur

GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur

17:58 - 05/12/25
Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra

Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra

17:45 - 05/12/25
Arrestohet 20-vjeçari shqiptar, kapet me drogë në Itali

Arrestohet 20-vjeçari shqiptar, kapet me drogë në Itali

17:30 - 05/12/25
U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi

U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi

17:20 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com