GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Agolli i firmos 5.7 mln euro për fasadat 4 biznesmenëve të njohur për korrupsion dhe të ARRESTUAR për mashtrim

09:29 - 13/10/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 4 min
A A
Pasi vodhi me projektet në zonat rurale, Agolli është kthyer tek projektet për zonat urbane. SI kreu i FSHZH ai ka urdhëruar të nxirren nga arka 8.2 milion euro,

Pasi vodhi me projektet në zonat rurale, Agolli është kthyer tek projektet për zonat urbane. SI kreu i FSHZH ai ka urdhëruar të nxirren nga arka 8.2 milion euro,Pasi vodhi me projektet në zonat rurale, Agolli është kthyer tek projektet për zonat urbane. SI kreu i FSHZH ai ka urdhëruar të nxirren nga arka 8.2 milion euro,

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

 

Pasi vodhi me projektet në zonat rurale, Agolli është kthyer tek projektet për zonat urbane. SI kreu i FSHZH ai ka urdhëruar të nxirren nga arka 8.2 milion euro, për të rregulluar fazat në zonat 1 dhe 4.  Për të përfituar sa më shumë nga ky fond ai ka zhvilluar dy tenderë, të dy në shkelje të ligjit.

Një prej projekteve ka si objekt ]Rigjenerim urban i stokut te banesave, Rajoni 1 (Faza III)[‘. Ku theksohet se, burimi i Financimit: Financimi i këtij objekti është parashikuar në programet buxhetore Infrastruktura Vendore Rajonale (IVR) për periudhën 2024-2026. Pra edhe Agolli po i vjel që tani fondet e dy viteve të ardhshme.

Për këtë tender janë vënë në dispozicion 4.1 milion euro edhe pse bëhet fjalë për rregullimin e fasadave në disa banesa, kryesisht pallate.

“Ky raport përshkruan rehabilitimin e fasadave duke përdorur sistemin kapot, për rritjen e efiçencës energjitike si dhe rritja e qëndrueshmërisë së objektit për një periudhë më afatgjatë. Për të rritur cilësinë e jetës së komuniteteve që popullojnë zonat urbane shihen të nevojshme ndërhyrjet që kanë si qëllim rehabilitimin e blloqeve urbane në qytetet kryesore të vendit, për të krijuar një sistem të përmirësuar në të cilin zhvillohet jeta e banorëve të këtyre zonave”, thuhet në dokument.

 

Po askund nuk theksohet se ndërtesa kanë nevojë për ndërhyrje dhe në çfarë gjendje është secila prej tyre, madje nuk tregohet specifikisht se në cilat qytete ndodhen ato. Këto mangësi nuk e kanë penguar Agollin të vazhdojë me procedurat, përkundrazi i lehtësojnë rrugën e abuzimit.

Ndërsa në çdo procedurë rriten shkeljet.

Gara për këtë tender është hapur në datë 17 nëntor dhe është mbyllur më 3 tetor.  Kanë shfaqur interes 12 kompani, por nuk përbënin asnjë rëndësi për Agollin, 11 prej tyre ai i ka përjashtuar nga gara. Por ka argumentuar skualifkimin vetëm për njërën kompani.

Ndërsa shohim se firma e përzgjedhur për këtë rast ishte   DION-AL SHPK , me ofertë 2.9 milion euro. Open data Albania thekson në Flamurin e Ngritur se kjo nuk ishte oferta më e lirë. Për më tepër i është dhënë kontratat pa garë, për shkak se Agolli i fshiu të gjithë konkurrentët e tjerë. Ja në këtë mënyrë fshiu nga arka 2.9 milionë euro dhe i la në duart e Shpresa Joanidhi dhe bashkëpronarëve të saj. Firma e saj njihet për të tjerë tenderë pa garë që ka marrë për përmirësime fasadash. Ndërsa vetë Shpresa në shtator të vitit 2019 u arrestua bashkë me disa biznesmenë të tjerë për krijim skemash mashtruese me TVSh-në dhe prokuroria i akuzoi se ishin shkaktarë të miliona eurove dëm ndaj shtetit. Për habi, kompania e saj, e cila aktualisht ka si pronar bashkëshortin e saj Alfred Joanidhi, djalin e tyre Renaldo Joanidhi dhe një person tjetër të quajtur Aldi Zaimi, vazhdon të marrë ende tendera me shifra marramendëse.

Tjetër Karton të Kuq

 

Me të njëjtat hapa abuzimi Agolli ka firmosur edhe tenderin tjetër në këtë projekt të madh që ka si objekt ‘Rigjenerim urban i stokut te banesave, Rajoni 4 (Faza III)’. Me Fond limit të njëjtë 4.1 mln euro dhe para që do të sigurohen nga buxhetet e dy viteve të ardhshme. Gara është zhvilluar në të njëjtën ditë me tenderin e parë,  kanë marrë pjesë 15 kompani me oferta të ndryshme që mund të ishin shumë më të vlefshme, por Agolli i ka përjashtuar pa asnjë augment ligjor të deklaruar.

Pasi këtë herë kishte përzgjedhur si fituese qysh në fillim bashkimin e operatorëve “Modeste” shpk – “Arkonstudio” shpk – me fond limit 2.8 milionë euro.

Më datë 11 tetor është bërë publike kontratat e firmosur pa garë fare dhe me shkelje të rënda, pasi oferta e tyre ishte më e shtrenjta.

 

“Modeste” shpk me pronarë Refit Hyseni dhe Xhentil Kotobelli njihet gjithashtu për tendera të përfituara nga rindërtimi, rregullime fasadash kryesisht në Fier. Ndërsa Xhentil Kotobelli me pronar Erjon Këri dhe Krenar Dila mban rekord për tenderët pa garë të përfituara nga Bashkia Tiranë, për rikonstruktim çerdhesh, kopshtesh, shkollash e lagjes, kur në shumë raste është kapur edhe në mashtrim. Kjo firmë gjithashtu është e përfshirë në projektin e madh për ndërtimin e triportit të Vlorë, ku po vidhen lekë me thasë dhe rezultate nuk shohim ende.

 

Etiketa: Agollitender abuzim

Lajme të lidhura

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT
Breaking Views

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT

13:10 - 18/02/26
Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?
Breaking Views

Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?

17:01 - 17/02/26
Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve
Breaking Views

Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve

16:35 - 16/02/26
Para
Vuçiç ‘tradhton’ Ramën për Koridorin 8, media bullgare: Do ndërtohet linja Beograd-Shkup-Athinë

Vuçiç ‘tradhton’ Ramën për Koridorin 8, media bullgare: Do ndërtohet linja Beograd-Shkup-Athinë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 23 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:06 - 23/02/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Këshilli i Imunitetit vendos nesër fatin e Ballukut! SPAK kërkon arrestimin

Abuzime miliona euro/ SPAK kërkon autorizim për arrestimin, Këshilli i Mandateve vendos sot për fatin e Ballukut

07:55 - 23/02/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 23 Shkurt 2026

07:44 - 23/02/26
Parashikimi i motit, e premte, 14 shkurt 2025

Parashikimi i motit për sot, 23 Shkurt 2026

07:38 - 23/02/26
Ish-sampisti, prefekti Shkëlqim Hajdari kujton 20 shkurtin: Si po e mbronim bustin e Enverit…

Ish-sampisti, prefekti Shkëlqim Hajdari kujton 20 shkurtin: Si po e mbronim bustin e Enverit…

23:20 - 22/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com