GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Agolli i FSHZH-së, 4 milionë euro për rrëshqitjet e rrugëve të sapo bëra

10:34 - 19/06/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 2 min
A A
Agolli i FSHZH-së, 4 milionë euro për rrëshqitjet e rrugëve të sapo bëra
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një tender me vlerë 4 milionë euro ka nxjerrë zbuluar Dritan Agollin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit. Me këtë fond do të “rregullohen” rrugët e sapo bëra, apo që faktojnë se ato rrugë janë bërë “shkel e shko”.

Pra, një fond i majmë për të “mbuluar” skandalet me bërjen e rrugëve nga FSHZH, i cili ka tenderuar qindra milionë euro për disa segmente që janë shkatërruar në një hark kohor të shkurtër. Burime të Boldnews.al bëjnë me dije se, nga “frika” e ndonjë hetimi të mundshëm, Agolli hapi këtë procedurë pa specifikuar se cila rrugë do të ribëhet, apo do t’i vendoset makijazh. Por, nëse Tushe i Lushnjes u fut në burg për një kanal, po këta zyrtarë që shpenzojnë dhe rishpenzojnë qindra milionë euro, përse nuk hetohen!

Sipas dokumenteve që disponon Boldnews.al, FSHZH ka hapur tenderin me objekt “ndërhyrje për përmirësimin e strukturave dhe mbrojtjëve rrugore – paketa e rrëshqitjeve dhe mbrojteve”. Fondi limit i këtij tenderi është 416.666.666 lekë ose mbi 4 milionë euro. Pra, nisur edhe nga objekti, bëhet fjalë për rrëshqitje rrugësh. Por, për cilat rrugë?!

Boldnews.al shfletoi dokumentet e tenderit, në kërkim për të gjetur se në cilat rrugë do të bëhen ndërhyrje. Por, në asnjë radhë në dolumentet e publikuara nga FSHZH, nuk ka asnjë emër rrugë, por vetëm specifikime se çfarë ndërhyrjesh duhen bërë. Po ku?! Në dokumentet e Fondit thuhet se “paketa për mbrojtjen nga rrëshqitjet për akset rrugore” ka filluar pas shqetësimit të përfaqësuesve të Njësive të Qeverisjes Vendore (NjVV).

“Stafi i FSHZH ka bërë të mundur të bëjë verifikimin në terren të disa prej akseve rrugore, të cilat janë më problematike për qarkullimin e automjeteve për shkak të rrëshqitjeve të ndodhura në zona të lokalizuara” thuhet në dokumente. Pra, vetëm të lokalizuara dhe jo në cilat rrugë! Në dokumente thuhet se verifikimi në terren është bërë kryesisht në akset rrugore, të cilat janë të finacuara ndër vite nga FSHZH dhe që i shërbejnë zonave turistike dhe me potencial për zhvillimin e ekonomisë. Pra, bëhet fjalë për rrugët e “famshme” të FSHZH-së.

Më tej thuhet se pas rikonjicionit në terren të këtyre akseve rrugore është konstatuar se në disa zona të lokalizuara kanë ndodhur rrëshqitje.

Rrëshqitjet ndahen në tre tipe: E para ka rrëshqitje të skarpatave mbi trupin e rrugës (skarpata e sipërme), të cilat kanë zënë pjesërisht pjesën kaluese të rrugës dhe pengojnë qarkullimin normal të automjeteve. E dyta, rrëshqitje që kanë bërë ngushtimin e trasesë së rrugës. Dhe e treta, rrëshqitje që kanë bërë devijimjn e rrugës. “Nisur nga kjo situatë, parashikohet ndërhyrja për mbrojtjet nga rrëshqitjet në disa prej akseve rrugore, të cilat konsiderohen të rendësishme dhe me prioritet” thuhet në dokument, por në asnjë rast nuk shkruhet se në cilat rrugë./boldnews.al

 

Etiketa: Agollikryesore2rreshqitjerruge

Lajme të lidhura

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin
Breaking Views

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin

17:00 - 11/03/26
Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin
Breaking Views

Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin

15:24 - 10/03/26
Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë
Breaking Views

Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë

15:45 - 09/03/26
Para
Mbledhja e 8-të midis qeverive Kosovë-Shqipëri/ Rama takim nesër me Kurtin, zbardhet axhenda

Mbledhja e 8-të midis qeverive Kosovë-Shqipëri/ Rama takim nesër me Kurtin, zbardhet axhenda

Discussion about this post

TË FUNDIT

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26

Avokati i Popullit, Endri Shabani, deklaroi se shumica e çështjeve që qytetarët shqiptarë çojnë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat...

Lexo më shumë
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com