GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Agolli u fal tenderin 2 MLD lekë vëllezërve të akuzuar për mashtrim

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Agolli u fal tenderin 2 MLD lekë vëllezërve të akuzuar për mashtrim
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

 

Dritan Agolli e ka nxjerrë nga shinat Fondin Shqiptar të Zhvillimit, duke i shpërndarë paratë tek kompani të dyshimta. Lekët e alokuara për këtë institucion janë bërë pre e abuzimit me ligjin dhe kanë destinacion përvetësimit përpara se të investohen në projektet e shpallura.

Drejtori Dritan Agolli ka firmosur së fundmi shpenzimin e miliarda lekëve që dalin nga Thesari i Shtetit duke i xhiruar në llogaritë e biznesmenëve që prej vitesh njihen dhe janë akuzuar për mashtrime me tenderët.

Në këtë linjë abuzimi qëndron edhe kontrata e tenderit të fundit që ka si objekt ‘Ndërhyrje në ndërtimin e urave dhe nyjeve lidhëse Faza II”.  Janë fonde të Programit Buxhetor “Financimi i Projekteve Prioritare të Qeverisë Shqiptare, për periudhën 2023-2026”, që vihen në rrezik nga procedura e ndjekur.

Gara është hapur që në korrik, edhe pse vihet re që Agolli kishte vënë vetëm 1 ditë kohë që operatorët e interesuar të dorëzojnë ofertat.

Ndërkohë nuk është e qartë pse u deshën disa muaj që të bëhej publik emri i fituesit. Nga dokumentet shohim se konkurrentët e tjerë janë po aq të fortë (domethënë me mbështetje në qeveri) duke përmendur këtu Fusha shpk, Gjoka shpk, “Albavia” shpk dhe të tjera.

Pra, u mbajt në sirtar për disa muaj dhe më datë 2 tetor 2023 u publikua kontrata e firmosur me “Vëllezërit Hysa”, edhe pse nga ana tjetër firma “ALBAVIA” kishte ofertë më të lirë.

Kështu, 2 miliardë lekë nga taksat tona kanë shkuar në dorën e dy vëllezërve që më parë janë kaluar duke mashtruar me punimet. Pra, përveç kleçkës së thurur në afatet e tenderit, më keq akoma është risku i fondit nga korrupsioni i zyrtarëve.

 

Si mashtrojnë me projektet Vëllezërit Hysa

Në vitin  2018, pronarët e kompanisë u arrestuan për aferën e rrugës Elbasan-Gjinar, por  ,e ndihmën e gjyqtarit Tomorr Kullolli e kanë mbyllur dosjen. Ata kanë disa implikime në dosjet e SPAK-ut për pastrim parash të krimit në kazino dhe turizëm.

Protagonistë të kësaj afere, pronarët e kompanisë ‘Vëllezërit Hysa’ janë të skeduar për korrupsion, klientelizëm, falsifikime dhe krime mjedisore edhe në zbatimin e projektit të Belshit; ata kanë vepruar nën hijen e deputetëve të zonës dhe me mbështetje nga kryeministri. Punimet për transformimin e Belshit nga pronarët e kompanisë ‘Vëllezërit Hysa’ janë të një cilësie të dobët, jashtë standardeve dhe në shkelje flagrante të kontratës.

 

Projekti “Ansambli Rilindja, Belsh”, ishte parashikuar të shtrohej me gurë troktolit, ndërsa ‘Vëllezërit Hysa’ e kanë shtruar me pllaka guri të marrë nga formacione shkëmbore ranore të imta dhe gëlqerorë, për të vjedhur paratë. ‘Vëllezërit Hysa’ kanë mashtruar edhe me volumet e kryera duke korruptuar kryebashkiakun Arif Tafani.

Nga ana tjetër, kompania ‘Vëllezërit Hysa’ është shpallur në atë kohë fituese për zbatimin e projektit pa plotësuar kriteret, rrjedhimisht në kundërshtim flagrant me ligjin.

Skandali u thellua pasi edhe projekti i zbatuar dukej se ishte i falsifikuar, deformuar dhe i pamiratuar. Kulmi i skandalit arriti me ndërtimin e një pallati privat nga ‘Vëllezërit Hysa’, duke ia shtuar projektit në mënyrë korruptive.

Pra, nuk është çudi që edhe për riparimin e urave të mos përdoren shufra hekuri apo beton, sikur përcaktohet në tender, por vetëm trarë dhe zhavorr, sa për t’u mbyllur sytë qytetarëve.

 

Lexo edhe: Lidhje me kartelin Sinaloa? Vëllezërit Hysa flasin për mediat meksikane

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimDritan AgolliFondi i Zhvillimit ShqiptartenderVelelzwrit Hysa

Lajme të lidhura

Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!
Breaking Views

Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!

15:00 - 15/08/26
Tenderi 4.5 MLD lekë, Anuela do asfaltojë nga e para “Ali Demin”/ Agim Kola dhe Anduena Bajrami, ftohen të ndajnë paratë e Bashkisë Tiranë
Breaking Views

Tenderi 4.5 MLD lekë, Anuela do asfaltojë nga e para “Ali Demin”/ Agim Kola dhe Anduena Bajrami, ftohen të ndajnë paratë e Bashkisë Tiranë

13:32 - 15/08/26
Pse Ristani favorizon në tendera Mhill Ndrecën e Milotit? Kontrata 650 MLN lekë për firmën që nuk shlyen taksat, pronari i arrestuar për evazion
Breaking Views

Pse Ristani favorizon në tendera Mhill Ndrecën e Milotit? Kontrata 650 MLN lekë për firmën që nuk shlyen taksat, pronari i arrestuar për evazion

13:06 - 14/08/26
Para
Tashmë mund të shijoni këngën më të re të Luiz Ejllit

Tashmë mund të shijoni këngën më të re të Luiz Ejllit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bayern fiton trofeun e parë të sezonit, bavarezët dominojnë Dortmundin për Superkupn e Gjermanisë
Sport

Bayern fiton trofeun e parë të sezonit, bavarezët dominojnë Dortmundin për Superkupn e Gjermanisë

23:22 - 22/08/26

Bayern Munich ka triumfuar 2-1 ndaj Borussia Dortmundit në “Signal Iduna Park”, duke ngritur trofeun e Superkupës së Gjermanisë. Bavarezët...

Lexo më shumë
Rrëmbehen 3 zyrtarë të Policisë së Kosovës nga forcat serbe

E rëndë në Kosovë/ I mituri po luante me kallashnikov, qëllon aksidentalisht vëllain 10-vjeçar

22:50 - 22/08/26
Të shtëna me armë gjatë kontrollit të një parcele me kanabis në Pukë, një person i armatosur arrin të largohet

Të shtëna me armë gjatë kontrollit të një parcele me kanabis në Pukë, një person i armatosur arrin të largohet

22:20 - 22/08/26
Zjarri në Malin e Çikës, flakët afrohen kërcënueshëm drejt fshatit turistik të Dhërmiut

Zjarri në Malin e Çikës, flakët afrohen kërcënueshëm drejt fshatit turistik të Dhërmiut

22:10 - 22/08/26
Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Rama ciao, ciao, ciao

Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Rama ciao, ciao, ciao

21:49 - 22/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com