GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Agolli u jep miqve 5.4 MLD lekë pa iu dridhur syri, 4 tenderë pa garë

15:10 - 30/09/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 5 min
A A
Agolli u jep miqve 5.4 MLD lekë pa iu dridhur syri, 4 tenderë pa garë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Katër tenderë për një projekt ka nënshkruar në të njëjtën ditë drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli.  Po ashtu, brenda një dite, drejtori ka gostitur katër miqtë e tij me fonde në shifra shuma të larta.

Prokurimi është ndarë në disa lote, ku i pari titullohet “Mbështetje për realizimin e projekteve bashkiake infrastrukturore nëpërmjet formave të kontributit të përbashkët-materiale ndërtimi lëndë e parë Faza II”. Burimi i financimit të këtij tenderi është programi buxhetor për periudhën 2023-2026 të koduar “IVR – F”, që ka si qëllim zhvillimin e bashkive. Më fakt thjesht u janë qequr këto tenderë nga duart kryebashkiakëve dhe i kontrollon në një dorë Dritan Agolli.

 

Konkretisht me këtë tender, në kuadër të këtij projekti do të blihen materiale ndërtimi si;  pllaka, çimento dhe tuba betoni. Pse Dritan Agolli dhe jo kryebashkiakët, ose Agjencia e Blerjeve të Përqendruara? Dritani i FSHZH-së është i sprovuar tashmë në abuzime dhe ka mbrojtjen e kryeministrit.  Në këtë listë nuk përcaktohet sa copë, me çfarë çmimi dhe në cilën bashki do të përdoren këto materiale. Agolli ka vënë në dispozicion 1.8 miliardë lekë, të cilat i ndan për qefin e miqve biznesmenë në shkelje të ligjit të prokurimeve.

Për këtë fond kaq të madh kanë paraqitur interes në tender vetëm 5 firma që kanë dhënë ofertat e tyre. Por, është këto, Agolli i ka skualifikuar menjëherë dhe ka lënë të vlefshme vetëm dokumentet e firmës CURRI SHPK, në pronësi të  Faik Currit.

Faik Curri ka përfituar një numër të vogël tenderësh me abuzime nga zyrtarët e komisioneve prokuruese, por me një shifër të frikshme. Vlera e Fondit Limit të tenderëve me flamuj të kuq që ka përfituar CURRI SHPK në një vit kap rreth 15 MILIARD LEKË!

 

Loti II

Ndërkohë tenderi tjetër, në të njëjtin projekt ka të bëjë me “blerje materiale elektrike lëndë e parë Faza II”. Me këtë fond do të blihen ndriçues rruge, shtylla dhe llamba. Për këto pajisje  Agolli ka vënë në dispozicion 1.7  miliardë lekë.

Për këtë tender kanë marrë pjesë 11 firma në garë, por sërish Agolli nuk preferoi të zhvillojë proces të rregullt. Drejtori i skualifikoi të gjitha ofertat e tjera, edhe ato më të lirat. Kështu, ia bëri gati dhuratën firmës “ITE GROUP” sh.p.k , në pronësi të Sokol Zotkajt.

 

Ky biznesmen, gjithashtu njihet si emër në llumin e aferave të tenderëve, ku goditjen më të mëdha e ka bërë tek koncesioni 20 vjeçar për ndërtimin e portit të ri të Vlorës. Kështu, Agolli firmosi aferën e dytë me oligarkun e portit të Vlorës.

Loti III

Të tretin në radhë, Agolli ka nënshkruar bashkëpunimin me firmën “A R J E I L” sh.p.k . Bëhet fjalë për lotin 3 të projektit të madh, ku do të blihen materiale për ujësjellës kanalizime. Konkretisht do të blihen tuba për ujë dhe do të shpenzohen 833 milionë lekë.

Edhe në këtë kontratë përsëriten shkeljet, sidomos evidentohet mungesë konkurrence. Kontrata është firmosur pa garë dhe fitues është shpallur oferta më e shtrenjtë. Kjo rezulton dhe nga analiza e monitoruesit Open Data Albania, që i ka dhënë “Flamurin e kuq” “A R J E I L” sh.p.k  është në pronësi të  Arjan Latifit – 34%, Ilir Latifit – 33% dhe Jetmir Latifit.

Loti IV

Ndërsa tenderi i fundit për këtë projekt ka si objekt materiale për mobilim urban si për shembull stola dhe kosha dekorativë. Për këto Agolli hedh në koshin e abuzimit, edhe 1 miliard lekë. Këtë tender e ka fituar firma “LEON KONSTRUKSION” sh.p.k me pronar dhe administrator Florenc Sharkës.

Shpesh herë janë paguar me qindra miliona lekë nga bashkitë për kosha dekorativë, por se ku shkojnë këto kosha nuk dihet, përderisa paska ende nevojë.

Kështu, në total për të blerë , llamba, tuba, stola, kosha, që sipas Agollit do të shkojnë për bashkitë që kanë nevojë, shpenzohen 5.38 miliardë lekë.

Çfarë është programi Programi IVR – F

Programi “Infrastruktura Vendore Rajonale” që financohet nga qeveria shqiptare përmes mekanizmit të FZHR dhe që zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, synon të sigurojë zhvillimin e qëndrueshëm rajonal përmes projekteve dhe rritjes së kohezionit social, ekonomik dhe territorial. FSHZH synon të promovojë një politikë të integruar investimesh; të inkurajojë një model gjithëpërfshirës bashkëpunimi; të krijojë partneritete me interes të përbashkët zhvillimi; të ndërtojë rrjetëzime rajonale dhe ndër-rajonale; të zvogëlojë dallimet dhe hendekun midis zonave të zhvilluara dhe të pazhvilluara.

Fondi i alokuar për IVR 2019-2021 kap shifrën e 13 MLD Lekëve. Vetëm për vitin 2023 janë shpenzuar 3.2 miliardë lekë dhe deri në fund të këtij viti janë parashikuar të shpenzohen 34 miliardë lekë.

Pra, flitet për buxhet të madh që u është hequr nga duart bashkive dhe e administron Dritan Agolli. Ndërkohë, shumë lekë, kemi parë që edhe bashkitë të shpenzojnë për blerjen e koshave, për ujësjellësin, për pemë dhe për ndriçim. Duke parë se si i ka mbyllur Agolli këto 5 tenderë, merret me mend se këtu janë fonde që ushqejnë korrupsionin.

Lexo edhe: Agolli u fal 5 MLD lekë Fushës dhe vëllait të komandantit të Gardës, denoncohet tenderi

 

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimdritan agiolliprojektrajonetendertendera

Lajme të lidhura

1 miliard lekë për protestën te SPAK/ Anuela Ristani apo Erion Veliaj, kush ia dha tenderin Flori Muhës si shpërblim?
Breaking Views

1 miliard lekë për protestën te SPAK/ Anuela Ristani apo Erion Veliaj, kush ia dha tenderin Flori Muhës si shpërblim?

19:58 - 04/04/26
Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës
Breaking Views

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës

16:56 - 31/03/26
Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion
Breaking Views

Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion

16:30 - 30/03/26
Para
E moshuara rrëzohet nga ura, zjarrfikësit e nxjerrin nga lumi

E moshuara rrëzohet nga ura, zjarrfikësit e nxjerrin nga lumi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ilir Meta mbetet në qeli, Kushtetuesja: Nuk shqyrtojmë mënyrën e arrestimit
Breaking Views

Ilir Meta mbetet në qeli, Kushtetuesja: Nuk shqyrtojmë mënyrën e arrestimit

16:40 - 08/04/26

Gjykata Kushtetuese nuk ka pranuar të shprehet për mënyrën se si u arrestua kreu i PL-së, Ilir Meta, duke qenë...

Lexo më shumë
Gjuha shqipe ‘ndez’ Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, deputetja shqiptare bllokon seancën

Gjuha shqipe ‘ndez’ Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, deputetja shqiptare bllokon seancën

15:32 - 08/04/26
Përfshihet nga zjarri kati i parë i një pallati, panik tek banorët

Përfshihet nga zjarri kati i parë i një pallati, panik tek banorët

15:15 - 08/04/26
Berisha: Nesër Sadushi merr vendimin për të liruar Veliajn, ky vendim kërcënon sigurinë e vendit dhe rajonit

Berisha: Nesër Sadushi merr vendimin për të liruar Veliajn, ky vendim kërcënon sigurinë e vendit dhe rajonit

14:59 - 08/04/26
“Bordi i Transparencës legjitimon abuzimin me çmimet”, PD: Qeveria po favorizon tregun klientelist

“Bordi i Transparencës legjitimon abuzimin me çmimet”, PD: Qeveria po favorizon tregun klientelist

14:40 - 08/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com