GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Agresioni rus/ RMV zotohet se do të vazhdojë ndihmën ushtarake ndaj Ukrainës

15:18 - 15/08/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
Agresioni rus/ RMV zotohet se do të vazhdojë ndihmën ushtarake ndaj Ukrainës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Maqedonia e Veriut i ka dhuruar Ukrainës tanke dhe pajisje tjera ushtarake, prej kur kjo e fundit përballet me agresionin rus. Megjithatë, ende nuk janë konfirmuar burimet qeveritare që Maqedonia e Veriut i ka dërguar Ukrainës edhe katër aeroplanë, Su-25 dhe helikopterë luftarakë, Mi-24.

Ministrja maqedonase e Mbrojtjes, Sllanjanka Petrovska, ka thënë të hënën se Qeveria ka miratuar tri vendime për ndihmë ushtarake ndaj Ukrainës, porse vendimet janë të klasifikuara, andaj edhe nuk mund të publikohen. Ajo është deklaruar vetëm për tanket, të cilat janë parë duke u transportuar në Ukrainë.

Autoritetet maqedonase i kanë blerë këto tanke pikërisht në Ukrainë më 2001, gjatë konfliktit të armatosur me Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare (UÇK). Me kalimin e kohës disa prej këtyre pajisjeve nuk janë përdorur për shkak të nevojës për servisim.

“Deri tani kemi miratuar tri vendime për donacione ushtarake dhe për momentin këto vendime janë të klasifikuara për shkaqe sigurie. Ajo që dukej ishte transporti i tankeve. Tani nuk do të bëjmë të ditur se për çfarë sasie apo për sa tanke bëhet fjalë, por është e qartë se pjesë e donacioneve janë edhe tanket. Ato tashmë nuk janë pjesë e ushtrisë sonë, nuk janë të nevojshme. Dhe më duhet të them se të gjitha vendimet janë marrë në konsultim me shtabin e përgjithshëm të ushtrisë, pasi ai është përgjegjës për sigurinë e shtetit. Me këtë i hedhim poshtë të gjitha spekulimet se me këto donacione kemi dobësuar gatishmërinë luftarake të ushtrisë tonë”.

Zyrtarët ukrainas, në disa raste, kanë falënderuar Maqedoninë e Veriut për donacionet.

Mykhailo Podolyak, këshilltari i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, në një postim në rrjetet sociale në gjuhën ukrainase, kishte falënderuar vendimin e Shkupit për tanket dhe fluturaket e dhuruara, pa specifikuar nëse ishin avionë apo helikopterë.

Vendimi i Qeverisë maqedonase është kritikuar nga Moska si “gabim i madh” në mbështetje të “aktiviteteve kriminale të regjimit në Kiev”.

Por, ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Sllavjanka Petrovska ka thënë se bëhet fjalë për “vendime të pavarura të një shteti sovran, në ndihmë të një shteti tjetër sovran të pushtuar”.

“Janë vendime të një shteti sovran dhe të pavarur. Pa marrë parasysh se jemi anëtare e NATO-s, dhe pjesë e sistemit kolektiv të mbrojtjes, Qeveria ka vlerësuar se kur sulmohet një shtet tjetër i pavarur, sovran dhe demokratik, siç është rasti me Ukrainën, duhet t’i ndihmohet duke u nisur nga parimet e pavarësisë. Të motivuar nga këto parime, morëm edhe vendimin për të ndihmuar këtë vend me pajisje ushtarake. Ukraina është shteti që ishte sulmuar dhe që po mbrohet nga agresioni”.

Që në ditët e para të agresionit rus, Maqedonia e Veriut i ka dhënë mbështetje Qeverisë në Kiev, duke respektuar sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, ndërsa ka mbështetur të gjitha vendimet për sanksione ndaj Rusisë.

Ndërkohë, Rusia e ka vendosur Maqedoninë e Veriut në “grupin e shteteve jomiqësore”. Zyrtarët maqedonas në disa raste kanë akuzuar Moskën për ndërhyrje në punët e brendshme dhe për veprimtari spiunazhi, andaj në dy vjetët e fundit ka dëbuar 11 diplomatë rusë.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt. Ai e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra./REL

Etiketa: KievMAQEDONIA EVERIUTsulmi rusUkraine

Lajme të lidhura

E rëndë/ 18 vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në një aksident në Austri
Kosovë & Rajon

E rëndë/ 18 vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në një aksident në Austri

12:42 - 31/03/26
Qeveria Kurti miraton propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes
Breaking Views

Qeveria Kurti miraton propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes

22:50 - 30/03/26
Qeveria e Kosovës miraton pagën e 13-të për punonjësit që paguhen nga buxheti
Kosovë & Rajon

Qeveria e Kosovës miraton pagën e 13-të për punonjësit që paguhen nga buxheti

15:06 - 30/03/26
Para
Shqiptari vdiq në aksidentin tragjik/ Shokët: Luanim bashkë, ishte një…

Shqiptari vdiq në aksidentin tragjik/ Shokët: Luanim bashkë, ishte një...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën
Breaking Views

Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

22:15 - 03/04/26

Përballja hapëse e javës së 30-të në Abissnet Superiores mes Flamurtari dhe Tiranës u mbyll në barazim 1-1, në një...

Lexo më shumë
Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

21:12 - 03/04/26
Ulet akciza, por jo çmimi i naftës! Qeveria: Me çmimi faktik 233 l/litri, u ul me 9.5 lekë!

Ulet akciza, por jo çmimi i naftës! Qeveria: Me çmimi faktik 233 l/litri, u ul me 9.5 lekë!

21:02 - 03/04/26
Rama bën akoma fushatë me tapitë, detyrë kryebashkiakëve për legalizimet

Rama bën akoma fushatë me tapitë, detyrë kryebashkiakëve për legalizimet

20:30 - 03/04/26
Ku përfundoi “qumështi toksik” për fëmijë? Dyshime për “asgjëssimin” nga AKU

Ku përfundoi “qumështi toksik” për fëmijë? Dyshime për “asgjëssimin” nga AKU

20:18 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com