GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Agron Duka apelon PD-në: “Aksionet” e mia 44 mijë vota, dua deputetë të sigurtë

22:50 - 29/09/24
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Agron Duka apelon PD-në: “Aksionet” e mia 44 mijë vota, dua deputetë të sigurtë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në mesin e betejave ligjore me drejtësinë, atyre politike me Edi Ramën, e mos-bindjes civile të paralajmëruar pas arrestimit të deputetit të saj Ervin Salianjit, Partia Demokratike pritet të nisë edhe një tjetër sfidë të rëndësishme: atë të negociatave me aleatët për të qenë bashkë në zgjedhjet parlamentare të 2025.

Mes tyre, Agron Duka i Partisë Agrare Ambientaliste është ende mes dilemës nëse duhet t’i bashkohet apo jo koalicionit opozitar për sfidën e radhës elektorale.

Për Report Tv, ai thotë se Kodi Zgjedhor u imponon partive të vogla strehimin nën një koalicion, por PD duhet të vlerësojë drejt votat që Partia e tij ka kapacitetin t’i sjellë.

“Kodi Zgjedhor aktual është penalizues për partitë e vogla. Në këto kushte, partitë e dimensioneve tona, e kanë të domosdoshme të bashkëpunojnë me një nga blloqet e mëdha, PD ose PS. Nëse PD do të na mbajë në konsideratë, të na vlerësojë siç duam ne, atëherë mund të futemi me PD, në kushtet aktuale, është mundësia e vetme për të pasur përfaqësues në parlament. Aksionet tona, janë votat tona, nuk bëhet fjalë për kushte, në zgjedhjet e fundit vendore morën 44 mijë vota.. Ne i ofrojmë votat, sipas këtyre votave, ne na takon të kemi më shumë se 1 mandat në listat hermetike të mbyllura, ndërsa jashtë duam në çdo qark, sepse s’kemi si i mbledhim votat, nëse shihet e arsyeshme, heqim vetëm nga qarqet e vogla”, tha Agron Duka.

Megjithatë, Duka pranon se opozitës i duhet ende shumë punë për të qenë gati për zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

Përsa i përket cështjeve organizative, nuk e shoh mirë, ka probleme të menaxhimit, drejtuesi i opozitës është në arrest, nuk bëhet fushatë elektorale, në mënyrë virtuale. Këto janë kosto të opozitës, është e paorganizuar aty ku duhet”

I gjendur në këto dilema, Agron Duka nuk do t’i thoshte jo, një aleance të mundshme me Edi Ramën, duke i rrezikuar PD-së humbjen e një prej aleatëve me më shumë vota.

Gjithsesi Trenin e Partisë Demokratike drejt zgjedhjeve të 2025 e kanë braktisur tashmë disa prej aleatëve. Të parët që zbritën në stacion ishin çamët e Shpëtim Idrizit, bashkë me një numër të madh votash. Pas tyre edhe Dash Shehi, aleat tradicional i Partisë Demokratike shpalli divorcin me demokratët duke paralajmëruar një koalicion të ri opozitar.

Besnikë vijon t’i qëndrojë Ilir Meta e të vegjlit si Dule, Mediu e Ndoka, që gjithsesi llogaritë elektorale i kanë ende në tryezë.

Etiketa: Kryesore1

Lajme të lidhura

Drejtori për Zgjerimin në BE: Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria
Breaking Views

Drejtori për Zgjerimin në BE: Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria

22:01 - 04/04/26
Berisha heq Florian Binajn nga lista: Do i japim Tiranës kandidaturën më të shkëlqyer
Breaking Views

Berisha heq Florian Binajn nga lista: Do i japim Tiranës kandidaturën më të shkëlqyer

14:02 - 04/04/26
Rama, mbledhje në Dajt për zgjedhjet e 2027-s, premton “derën e Europës të hapur plotësisht”
Breaking Views

Rama, mbledhje në Dajt për zgjedhjet e 2027-s, premton “derën e Europës të hapur plotësisht”

13:27 - 04/04/26
Para
Parashikimi i motit, mësoni çfarë pritet të ndodhë sot

Parashikimi i motit, 30 Shtator 2024

Discussion about this post

TË FUNDIT

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”
Botë

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:25 - 04/04/26

Një aromë e pazakontë, e përshkruar si “erë djegieje”, u raportua së fundmi nga tualeti i anijes kozmike Orion, pjesë...

Lexo më shumë
Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji

22:31 - 04/04/26
Juventus, Spalletti: Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha

Juventus, Spalletti: Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha

22:12 - 04/04/26
Drejtori për Zgjerimin në BE: Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria

Drejtori për Zgjerimin në BE: Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria

22:01 - 04/04/26
“Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe

“Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe

21:35 - 04/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com