GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Agron Duka: Mbështes kandidatët e Primareve

20:09 - 14/03/23
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Lokalet, Duka: Do ndihmojmë opozitën aty ku mundemi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka i ftuar në studion e emisionit “Frontline” në News24 ka folur në lidhje me zgjedhjet e 14 majit dhe se si ai e shikon opozitën në këtë garë me mazhorancën.

Duka deklaroi se sa i përket situatës brenda PD-së, do ishte më mirë që dy palët të ndahen përfundimisht pasi sipas tij në këtë mënyrë vetëm shkaktojnë dëme për opozitën.

Ai shtoi se në bashkinë e Durrësit, kandidati i dalë nga Primaret e Berishës, Igli Cara është një emër i fortë për opozitën dhe që ka mundësi reale pasi ka pasur mbështetje të hapur edhe nga grupimi i Alibeajt.

Duka vijoi duke thënë se konsumi i PS-së në politikë është i qartë edhe për qytetarët, gjë që favorizon opozitën në këto zgjedhje edhe pse strukturat e mazhorancës janë të mbështetura nga qeverisja dhe administrata.

“Sipas meje zoti Meta ka qenë besnik i asaj që ka thënë para një viti, nuk shoh fare distancim. Nuk ka koalicion më të mirë, nuk i prish punë PD-së. PD është lider de facto, edhe pse jo de juro. Mund të përcaktojmë një tjetër parti më të vogël lider, por lider në popull do jetë ajo e Berishës për shkak të mbështetjes në popull. Jam i sigurt që janë të vendosur për të hyrë në zgjedhje dhe janë entuziastë se do fitojnë shumë bashki.

Për Metën besoj unë do ishte shumë mirë të mbante Partinë e Lirisë në nivelet ku ka qenë LSI dikur. Nëse i arrin nivelet që ka pasur, që është shumë e vështirë do ishte shumë mirë. Me partinë e tij ai ka zgjedhur rrugën e luftimit për këshillat bashkiakë, megjithatë presim dhe shohim.

Nuk besoj se do ketë rikthim të Lulzim Bashës. Në partinë time më kanë pyetur pse shprehem kaq i sigurtë për këtë, Basha ka bërë 3 gabime shumë të mëdha. Mospjesëmarrja në zgjedhje dhe djegia e mandateve kanë qenë gabime të mëdha. Peshën kryesore të fajit e ka pasur ai, këto gabime e kanë lënë opozitën në këtë derexhe. Mund të vinte opozita në pushtet me koalicionin nëse nuk do ndodhnin ato që ndodhën. Ai ka bërë çfarë ka dashur vetë. Si do kthehet një njeri që e ka marrë PD-në me 30 e ca bashki dhe tani mund të marrë ndoshta 2 bashki le të themi. Nuk besoj se ka fraksione në PD, ndarjet e tyre janë parimore në sipërfaqe. Ka ardhur koha që të ndahen përfundimisht. Më mirë të ndahen se sa të jenë kaq kundërshtarë të fortë, Berisha ka thënë që Bashën dhe Alibeajn i konsideron shërbëtorë të Ramës, ndërsa ata e cilësojnë si non-grata.

Besoj se zoti Cara është më mirë në garën e Durrësit, ka shumë cilësi pozitive. Nuk është i konsumuar në politikë, konsumi i PS-së është i qartë në politikë. Cara është më mirë se kandidati i PS-së, ka problem vënien në punë të strukturave që duhet të jenë më të organizuara. Strukturat e PS-së janë tanimë struktura shtetërore. Nëse krijon një frymë të mirë shpresoj shumë që ai të fitojë bashkinë që pas 20 vitesh t’i kthehet të djathtës dhe qytetarët të kenë një alternativë të re.

Unë mendoj se në këshillat bashkiakë duke pasur më shumë njerëz në garë mendoj se këshillat mundet t’i fitojë opozita. Sa i përket bashkive, sa më shumë të marrim aq më afër normalitetit jemi, por të themi se marrim më shumë se mazhoranca më duket optimizëm i tepruar.

Nëse shkojmë me një kandidat të vetëm kemi mundësi më të mira. Duhet të bëjmë të pamundurën për të qenë më të bashkuar për të fituar sa më shumë bashki. Unë nuk kam qenë dakord me djegien e mandateve, por kam gabuar me daljen që i ka kushtuar shumë opozitës. tani nuk mendojmë për një garë të fuqishme, por të futemi në sistem dhe na duhen të paktën 20 bashki për f’u futur në sistem. Shqipëria rrezikon të ketë një sistem autoritar në të ardhmen.

Unë nuk shkoj as pas Metës as Berishës, por shkoj pas kandidatit që bashkon opozitën dhe përfaqëson vlerat me të cilat mund të kemi rezultat pozitiv. Këta kandidatë nuk kanë të sharë, Cara ka bashkuar shumë njerëz në Durrës, e marr si shembull atë. Shumë të tjerë edhe nga Alibeaj shprehen mirë për këtë figurë, dhe kjo tregon se ka mundësi reale.

Ligji i ndalon këto që ka paralajmëruar Rama, por pushteti ka përqindje favori në dorë, por shpresa ime qëndron se shumë njerëz janë të lodhur nga pushteti. Kanë shërbyer për këtë palë dhe ata kanë ricikluar pushtetin mes tyre”, deklaroi Duka.

Etiketa: Agron DukaKandidatetKryesore1mbeshtes

Lajme të lidhura

Ish-zyrtari i AKSHI-t Daniel Shima jep 2 herë dëshmi në SPAK, rrëfimi është  klasifikuar si sekret
Aktualitet

Ish-zyrtari i AKSHI-t Daniel Shima jep 2 herë dëshmi në SPAK, rrëfimi është klasifikuar si sekret

09:29 - 21/02/26
France24: Akuzat për korrupsion qeveritar çojnë në përleshje mes policisë dhe qytetarëve në Tiranë
Aktualitet

France24: Akuzat për korrupsion qeveritar çojnë në përleshje mes policisë dhe qytetarëve në Tiranë

08:20 - 21/02/26
Berisha viziton protestuesit e shtruar te Trauma: Këta nuk janë policë, por banditë që do të përgjigjen
Aktualitet

Berisha viziton protestuesit e shtruar te Trauma: Këta nuk janë policë, por banditë që do të përgjigjen

07:52 - 21/02/26
Para
Ka 8 gra dhe 7 të dashura, Davidi: Jam shumë i zgjuar për një

Ka 8 gra dhe 7 të dashura, Davidi: Jam shumë i zgjuar për një

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ish-zyrtari i AKSHI-t Daniel Shima jep 2 herë dëshmi në SPAK, rrëfimi është  klasifikuar si sekret
Aktualitet

Ish-zyrtari i AKSHI-t Daniel Shima jep 2 herë dëshmi në SPAK, rrëfimi është klasifikuar si sekret

09:29 - 21/02/26

Ish-zv/drejtori i Agjensisë Kombëtare të Shoqërisë dhe Informacionit (AKSHI), Daniel Shima, është marë dy herë në pyetjë në ambjentet e...

Lexo më shumë
Me plagë në kokë, policia e dhunon protestuesin në komisariat dhe refuzon ta dërgojë në spital

Me plagë në kokë, policia e dhunon protestuesin në komisariat dhe refuzon ta dërgojë në spital

09:05 - 21/02/26
Molotovë drejt Kryeministrisë, forcat e rendit kundërpërgjigjen me gaz lotsjellës

Protesta e opozitës/ 52 të shoqëruar nga Policia, 17 persona të arrestuar dhe 35 nën hetim

09:03 - 21/02/26
Itali / 25-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë buzë rrugës, i vrarë me plumb në kokë

Itali / 25-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë buzë rrugës, i vrarë me plumb në kokë

08:51 - 21/02/26
France24: Akuzat për korrupsion qeveritar çojnë në përleshje mes policisë dhe qytetarëve në Tiranë

France24: Akuzat për korrupsion qeveritar çojnë në përleshje mes policisë dhe qytetarëve në Tiranë

08:20 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com