GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Agron Gaxho gostit 4 oligarkët me 294 MLN lekë për ilaçet e Spitalit të Elbasanit

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 4 min
A A
Agron GAXHO që gëzon mbështetjen dhe besimin e ministres Koçiu, në mënyrë indirekte ua faturon këto furnizime dyfish qytetarëve

Agron GAXHO që gëzon mbështetjen dhe besimin e ministres Koçiu, në mënyrë indirekte ua faturon këto furnizime dyfish qytetarëve

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një grup i vogël oligarkësh kanë krijuar rrjetin e tyre në sektorin e shëndetësisë dhe ndajnë paratë e tenderëve. Artur Kadareja, Skënder Lufi, Hervin Fora, Engjëll Hoxha dhe Ermal Rizaj janë bërë bashkëpunëtorët më të ngushtë të ministres së Shëndetësisë, Albana Koçiu.

Këtë herë, kompanitë e tyre kanë marrë një dhuratë prej 294 milionë lekësh, që sigurisht është ndarë mes tyre, përmes një projekti për blerje materiale mjekimi në Qendrën Spitalore “Xhafer Kongoli” Elbasan. Konkretisht, kemi dy lote të prokurimit.

Materialet blihen me tender, por mungojnë në spital

Loti i parë ka si objekt “Blerje materiale mjekimi për nevoja spitalore” me një fond limit me vlerë 120 milionë lekë (Pa TVSH). Sipas të dhënave do të blihen leukoplast, doreza, kompresa sterile, solucion pastrime dhe tek këto mjete të nevojshme, që shpesh janë në mungesë dhe qytetarët i blejnë vetë nëpër farmaci. Drejtori i spitalit, Agron GAXHO që gëzon mbështetjen dhe besimin e ministres Koçiu, në mënyrë indirekte ua faturon këto furnizime dyfish qytetarëve (njëherë përmes taksave dhe kontributeve të sigurimeve shëndetësore dhe më pas duke i detyruar blerë tek privati). Por jo vetëm kaq, por abuzimi me vlerën e fondit limit dhe manipulimi i tenderit krijon hapësirën e korrupsionit.

Shohim se tenderi është dhënë pa garë tek bashkimi i operatorëve “MONTAL” SHPK – “BIOMETRIC ALBANIA” SHPK, jo se ishin më të mirët, por ishin të vetmit dhe konkurruan me veten e tyre. Kjo është shkelje alarmante ligjore, aq më tepër kur përsëritet kaq shumë.

Por drejtori Gaxho dhe ministrja Koçiu që e vështron nga lart, nuk llogarisin ligjin, por përfitimin e klientëve të tyre. Open Data Albania e ka vlerësuar procedurën e prokurimit me “Red Flag”, që është shenja e riskut të korrupsionit. Zyrtari i spitalit e firmosi tenderin me pronarët e kompanive, përkatësisht Skënder Lufin dhe Artur Kadarenë, dy personazhe që njihen si të favorizuar në tendera, madje bëjnë manipulime me medikamentet kontrabandë.

Tender për oligarkët  

Menjëherë pas tyre, Koçiu është hedhur në tryezën e oligarkëve të tjerë. Orjada Jaho dhe Ermal Riza, si pronarë të firmës   “OES DISTRIMED” SHPK dhe Engjëll Hoxha dhe Hervin Fora, pronarët kompanisë “EUROMED” SHPK kanë përfituar në mungesë të konkurrencës 174 milionë lekë. Bëhet fjalë për lotin 2 me objekt “Blerje materiale mjekimi konsumi dhe kirurgjikale për nevoja spitalore”.

Edhe ky tender mban ‘Flamurin e kuq’ të vendosur nga monitoruesi Open Data Albania. Ky është sinjal për riskun  e korrupsionit, për shkak se Gaxho nuk e ka zhvilluar garën sikur e kërkojnë rregullat. Me siguri me “urdhër nga lartë” drejtori e ka pasur të paracaktuar fituesin dhe është marrë vetëm me përgatitjen formale të tenderit.

Për 12 muaj biznesmenët e sipërpërmendur do të përfitojnë para nga buxheti i shtetit, ndërsa qytetarët do vazhdojnë të paguajnë sa qimet e kokës shërbimet gjysmake që marrin nga Qendra Spitalore “Xhafer Kongoli” Elbasan.

 

Gjykata e sekuestron. Drejtori i jep paratë e ushqimit të spitalit

Drejtori Gaxho është përmendur më parë për bashkëpunim me kompani të dyshuara se pastrojnë lekë të krimit. Kujtojmë se në prag të festave të fundvitit më 30 dhjetor 2022, kreu i spitalit rajonal “Xhaferr Kongoli” të Elbasanit, Agron Gaxho, rinovoi për të tretin vit radhazi kontratën e shërbimit të gatimit dhe shpërndarjes së ushqimit për pacientët e spitalit të tij.

Kontrata vjetore me vlerë 23.6 milionë lekë u firmos me një kompani të vogël të tregtisë së mishit në pronësinë e Olta Sharrës, një 43-vjeçare nga Elbasani, që kishte punuar më herët në bibliotekën e qytetit.

E regjistruar si person fizik, kompania e Sharrës ofron ofron gjithashtu shërbimin e ushqimit për spitalin psikiatrik “Sadik Dinçi” si dhe kishte fituar tendera në tre bashki të qarkut të Elbasanit.

Por ka një problem: në kohën kur spitali rajonal i Elbasanit i rinovoi kontratën, subjekti “Olta Sharra” ndodhej prej gjashtë muajsh nën sekuestro si një derivat i dyshuar i burimeve kriminale.

Vendimi për sekuestrimin e personit fizik “Olta Sharra” u mor nga Gjykata e Elbasanit më 9 qershor 2022, si pjesë e hetimit pasuror të nisur ndaj bashkëshortit të saj, Gentian Sharra – një 48-vjeçar nga Elbasani i akuzuar për vjedhje me dhunë dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.

Vetë Sharra u arrestua në maj 2022 në kuadër të operacionit “Golden Bullet” të SPAK si pjesë e njërit prej grupeve të krimit të organizuar të denoncuara nga Nuredin Dumani – një ushtar i krimit të organizuar i kthyer në bashkëpunëtor të drejtësisë.

Vazhdimin historive të drejtorit do ta mësojmë nga dosja e SPAK, por nuk e kuptojmë pse lejohet kaq gjatë që të shpërdorojë fondet e spitalit.

 

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimartur kadarejaElbasanErmal RIZAJGaxhikociushendetesiSkender LufiSpitalitender

Lajme të lidhura

Bllokimi i pagave nga qeveria/ Magjistratët: Pagesat të ekzekutohen menjëherë, po sfidohet vendimi i Kushtetueses
Breaking Views

Bllokimi i pagave nga qeveria/ Magjistratët: Pagesat të ekzekutohen menjëherë, po sfidohet vendimi i Kushtetueses

20:53 - 05/09/26
Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!
Breaking Views

Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!

15:00 - 15/08/26
Tenderi 4.5 MLD lekë, Anuela do asfaltojë nga e para “Ali Demin”/ Agim Kola dhe Anduena Bajrami, ftohen të ndajnë paratë e Bashkisë Tiranë
Breaking Views

Tenderi 4.5 MLD lekë, Anuela do asfaltojë nga e para “Ali Demin”/ Agim Kola dhe Anduena Bajrami, ftohen të ndajnë paratë e Bashkisë Tiranë

13:32 - 15/08/26
Para
Ishte në piknik me shokët, adoleshenti bie nga shkëmbi

Plas sherri mes 2 personave për prona, plagoset njëri

Discussion about this post

TË FUNDIT

Champions League/ Shpërthejnë me ‘poker’ Manchester United dhe Como debutuese, Bayerni shkatërron Bodo’Glimt
Sport

Champions League/ Shpërthejnë me ‘poker’ Manchester United dhe Como debutuese, Bayerni shkatërron Bodo’Glimt

23:01 - 10/09/26

Mbrëmja e së enjtes në Champions League ka dhuruar disa rezultate interesante dhe shumë gola në fazën e ligës. Në...

Lexo më shumë
Trajneri i Fenerbahçes jep papritur dorëheqjen pas barazimit me Romën në Champions League

Trajneri i Fenerbahçes jep papritur dorëheqjen pas barazimit me Romën në Champions League

22:39 - 10/09/26
UEFA ndryshon rregullat e Ligës së Evropës, kampionët e shteteve marrin një avantazh të madh

UEFA ndryshon rregullat e Ligës së Evropës, kampionët e shteteve marrin një avantazh të madh

22:25 - 10/09/26
Agravon situata në Patos-Marinzë, banorët ngujohen tek zyrat e Bankers

Agravon situata në Patos-Marinzë, banorët ngujohen tek zyrat e Bankers

22:07 - 10/09/26
Divjaka kundër shkrirjes si bashki! Mbahet protesta e 42-të kundër bashkimit me Lushnjën

Divjaka kundër shkrirjes si bashki! Mbahet protesta e 42-të kundër bashkimit me Lushnjën

21:51 - 10/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com