GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

Agron Llakaj reagon për herë të parë pas humbjes së Kostandinës: Sëmundja doli më e fortë/ VIDEO

13:52 - 30/05/24
në Show Biz
Kohë leximi: 2 min
A A
Agron Llakaj reagon për herë të parë pas humbjes së Kostandinës: Sëmundja doli më e fortë/ VIDEO
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Aktori i mirënjohur dhe autori i Al Pazar në Vizion Plus Agron Llakaj humbi pak ditë më parë shoqen e jetës, bashkëshorten e tij Kostandinën.

Sot, Agroni ka ndarë një video falenderimi për të gjithë njerëzit që e bënë dhimbjen e tij pak më të lehtë në ditët më të vështira.
Goni foli gjithashtu edhe për betejën e Kostandinës me sëmundjen. Forcën e saj. Motivi që aktori bëri humor me thikë në zemër, siç shprehet ai.

Falenderimi i plotë:

Në pamundësi për t’i kthyer përgjigje të gjitha mesazheve me rastin e humbjes së njeriut tonë të shtrenjtë, Kostandinës sonë dhe Kostandinës time. Po ju drejtohem me këtë video mesazh falenderimi dhe mirënjohje të thellë për çdo fjalë zemre drejt nesh nga ana juaj. Edhe gëzimet edhe hidhërimet ndahen me njerëz e me miq. Moria e njerëzve në përcjelljen e lamtumirës së Kostandinës dhe në ditët e pritjes që familja jonë organizoi na bëri ta kalonim disi më lehtë.

Mali i dhimbjes që Kostandina la pas nuk ka fjalë që mund ta shpreh. Pesha është shumë e madhe. Pikërisht për shkak të kësaj dhimbje ne po pranojmë vuajtjen.
I kam lexuar shumë nga mesazhet tuaja, për të ruajtur kujtimin e saj. Ne nuk do ruaj kujtimin e saj sepse ajo është në çdo frymëmarrje tonën. Jetën nuk e zgjedhim, e tillë është.

Në dy vite Kostandina tregoi se jo thjesht ishte shtylla e shtëpisë, por ishte dhe njeriu me karakterin më të fortë.

Në këto dy vite, në këtë tragjedi njerëzore, në këtë betej me një sëmundje të pamëshirshme, ishte ajo që më dha mundësinë të ushtroja profesionin tim. Të bësh humor me thik në zemër është e vështirë. Motiv ishte Kostandina.

Sëmundja doli më e fortë. Shpresoj që atë që Kostandina la pas, fëmijët e mi ta trashëgojnë. Dashurinë e madhe njerëzore, respektin mbi gjithçka.

Dua të them shumë. Por i prekur dhe i emocionuar nga pjesmarrja e të gjithë njerëzve, dua të shpreh falenderimin e madh, mirënjohje dhe t’ju them duajeni dhe respektojeni njëri-tjetrin. Pasuria më e madhe që Zoti mund t’ju jap është shëndeti. Çdo gjë tjetër është shumë e vogël.
Paçi ditë të gëzuara me shëndet dhe zemrat plot! Respekt dhe mirënjohje nga unë personalisht, fëmijët e mi, mbesat dhe nipërit. Faleminderit me zemër.

 

https://gijotina.com/wp-content/uploads/2024/05/Mesazh-falenderimi-dhe-mirenjohje.mp4

 

Etiketa: Agron Llakaj

Lajme të lidhura

Gjesti flet pas lirimit: Jam penduar për gabimin, por kam edhe diçka për të thënë
Breaking Views

Gjesti flet pas lirimit: Jam penduar për gabimin, por kam edhe diçka për të thënë

20:44 - 19/03/26
Martesa e Princ Leka II me Blerta Celibashin, zbardhen detaje nga ceremonia private
Breaking Views

Martesa e Princ Leka II me Blerta Celibashin, zbardhen detaje nga ceremonia private

18:04 - 15/03/26
Shokuese/ ja kush e fitoi Big Brother Vip Kosova
Kosovë & Rajon

Shokuese/ ja kush e fitoi Big Brother Vip Kosova

02:57 - 28/02/26
Para
Rrëfimet e tmerrit! Kastrime dhe elektroshok në zona intime, ushtarët rusë keqtrajtojnë burrat ukrainas

Rrëfimet e tmerrit! Kastrime dhe elektroshok në zona intime, ushtarët rusë keqtrajtojnë burrat ukrainas

Discussion about this post

TË FUNDIT

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…
Breaking Views

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak...

Lexo më shumë
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com