GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Agron Malaj hedh 360 MLN lekë për bojatisjen e Pallatit të Kulturës, tenderi me “Flamur të kuq”

14:07 - 27/12/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 2 min
A A
v

Bëma e radhës me tenderat vjen nga kryebashkiaku i Matit, Agron Malaj. Kryetari po mendon të bëjë vaditje tani në sezonin e shirave dhe dëborës.

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Edhe bën gati ambientet për fushatën elektorale, edhe u ndan lekë miqve për Krishtlindje! Nuk i mbarojnë kurrë idetë për të gllabëruar fondet kryebashkiakut të Matit, Agron Malajt! Ndërkohë, me një tender, kryetari po siguron edhe reklamë për garën elektorale që po vjen. Më datë 12 nëntor 2024, Malaj shpalli të hapur garën për tenderin me objekt “Rivitalizimi i Sallës Qendrore të Pallatit të Kulturës “Shefqet Doda”, Rikonstruksioni i Galerisë “Tahir TAHIRAJ”, dhe Mobilimi i Bibliotekës “Pjetër Budi”, Bashkia Mat.

Siç shihet, në preventivin e tenderit, do të bëhen risovatime, lyerje të godinave, ndërsa për Bibliotekën do të blihen disa mobilje. Dhe me këto të dhëna kryetarit Malaj i del shpenzimi 360 milionë lekë.

Siç ndodh në këto raste, kur fituesi dihet qysh më parë, vetëm një ofertë është paraqitur, nga bashkimi i operatorëve “ASI INVEST” Sh.p.k – “DENOLT” Sh.p.k.

Ata propozojnë vlerën 355 milionë lekë, pra 5 milionë lekë më pak se fondi limit. Kjo shifër është sa 97.2% e fondit limit, çka tregon se tenderi nuk funksionon për qëllimin që organizohet.

 

Këtu nisi shkelja e parë, ndërsa është finalizuar me firmosjen e kontratës pa garë fare, pasi nuk kishte konkurrent të tjerë. Edhe në mënyrë specifike ligji kërkon që procedura duhet pezulluar kur konstatohet se pas përfundimit të afatit për ofertat nuk ka më shumë se dy konkurrentë.

Më datë 12 dhjetor 2024 është bërë e njohur kontrata, pas publikimit nga Agjencia e Prokurimeve Publike. Fituese është oferta e “ASI INVEST” Sh.p.k – “DENOLT” Sh.p.k dhe shpjegohet se “nuk ka asnjë kompani të skualifikuar, nuk ka ankesa”.

Open Data Albania i ka vendosur tenderit “Flamurin e kuq”, që është shenja e riskut të korrupsionit.  Edhe nga analiza jonë e tenderit, rezulton se si pasojë e shkeljeve të bëra, që nisin nga llogaritja e fondit limit, deri tek shpallja e fituesit, ka risk të lartë për shpërdorimin e fondit.

Tani i mbetet APP, KPP dhe KLSH të evidentojnë zyrtarisht problemet e tenderit. Mbase edhe SPAK duhet të merret me kryetarin pasi e ka bërë rrugë abuzimin me tenderat.

©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimAPPfasadeKPPMalajmat. red flagpunime elektoraleSpaktender

Lajme të lidhura

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin
Breaking Views

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin

17:00 - 11/03/26
Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin
Breaking Views

Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin

15:24 - 10/03/26
Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë
Breaking Views

Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë

15:45 - 09/03/26
Para
Barcelona humb gjyqin, Olmo mund të largohet falas

Barcelona humb gjyqin, Olmo mund të largohet falas

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dita e Verës/ Policia e Elbasanit publikon masat për zhvillimin e festimeve, ja cilat rrugë do mbyllen
Aktualitet

Dita e Verës/ Policia e Elbasanit publikon masat për zhvillimin e festimeve, ja cilat rrugë do mbyllen

12:29 - 13/03/26

Policia e Elbasanit ka vendosur masa të posaçme për të garantuar sigurinë dhe qetësinë gjatë aktiviteteve për Ditën e Verës...

Lexo më shumë
Aksident në minierën e bakrit në Spaç, plagoset rëndë një punëtor i kompanisë “Tete Albania”

Aksident në minierën e bakrit në Spaç, plagoset rëndë një punëtor i kompanisë “Tete Albania”

12:06 - 13/03/26
Vangjel Tavo në SPAK/ Skandali me tenderin e pastrimit! 3 milionë euro për plehrat, skualifikohet oferta më e ulët

Vangjel Tavo në SPAK/ Skandali me tenderin e pastrimit! 3 milionë euro për plehrat, skualifikohet oferta më e ulët

12:00 - 13/03/26
Kultivuan mbi 10 mijë bimë kanabisi në Shkodër, 5 persona dënohen me 59 vite burg (Emrat)

Kultivuan mbi 10 mijë bimë kanabisi në Shkodër, 5 persona dënohen me 59 vite burg (Emrat)

11:32 - 13/03/26
PD: Qeveria pa plan për rritjen e çmimeve të naftës, do të propozojmë një ligj kontrollues

PD: Qeveria pa plan për rritjen e çmimeve të naftës, do të propozojmë një ligj kontrollues

11:07 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com