GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore2

Agron Malaj i jep 83 MLN lekë lekë pa garë “investitorit strategjik” Ndregjoni për risuvatimin e një godine

14:35 - 05/08/24
në Kryesore2
Kohë leximi: 4 min
A A
r Florian Kofinën,
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në qendrën multifunksionale në Mat prej vitesh nuk është vënë dorë, as në kohën kur qyteti kishte më shumë fëmijë dhe të rinj. Tani që ajo është rrënuar dhe të rinjtë janë larguar, kryebashkiaku Agron Malaj, është kujtuar që të vërë dorë. Për këtë kryetari ka nxjerrë nga arka 83 milionë lekë.

Përmes tenderit me objekt ‘Qendër Rinore multifunksionale, rekreative, inovacion dhe art (Rikonstruksion)’, gara do të qëndronte e hapur vetëm për 11 ditë.

Si njё bashki e  vogël, ku paratë duhen shpenzuar me mençuri dhe kur bëhen shumë pak investime, prisnim që të paktën Malaj të respektonte rregulloren për zhvillimin e këtij tenderi.

Por,  ligji nuk është zbatuar, pasi qëllimi kryesor i këtij tenderi kalimi i fondit tek kompania private e paracaktuar. Këtë e tregon përcaktimi i fituesit pa garë, edhe pse u dorëzuan dy oferta të ndryshme. “KOMBEAS” Sh.A., kishte edhe ofertën më të lirë me vlerë 72  milionë lekë, por u skualifikua që në fazën e parë  për mungesë dokumentacionesh.

Përjashtimi nga gara në këtë mënyrë përbënë shkelje ligjore, ndërsa abuzimi vazhdonte teksa Malaj po zhvillonte procedurat me një ofertë të mbetur.

Pjesëmarrësi tjetër ka propozuar ta kryejë këtë punë me shifrën  81 milionë lekë. Kjo është oferta e bashkimit të  operatorëve “REDI-MAT” Sh.p.k – “NDREGJONI” Sh.p.k , e cila mbeti vetëm pa asnjë konkurrent përballë.  Pa garë dhe me ofertë të shtrenjtë, Xhetan Ndregjoni dhe Besnik Muharremi përfituan 81 milionë lekë, ku sigurisht Malaj i favorizoi duke shkeli ligjin.

Sakaq, Open Data Albania i ka vendosur ‘Flamurin e Kuq’, që është shenja e riskut të korrupsionit. Kjo na tregon se si plani për rikonstruktimin e godinës nis me abuzim.

Godina më poshtë është ajo që do të rikonstruktohet. Hapësira e saj na lë në dyshim nëse ia vlen të bëhet qendër multifuksionale. Shumë mirë mund të ishte ndërtuar nga e para dhe të kishim një objekt të denjë për këtë qëllim.

 Por fakti që kontrata u firmos pa garë, tregon se kryetari nuk e mka shumë mendjen tek qendra e të rinjve se sa tek paratë që shpërndan me tendera të tillë.

Ne foto duket se si do të bëhet godina në fund. Më shumë ngjan si një kopsht fëmijësh. Ndërkohë na mbetet të shpresojmë që në fund ky objekt të bëhet të paktën si në foton e paraqitur më sipër. Edhe pse qartë duket që do t’i bëhet risovatim, lyerje, vendosje e hidrosanitareve të reja.

Gjithsesi Malaj e bëri “punën” e vet duke ia dhënë kontratën oligarkut Ndregjoni.  “Ndregjoni shpk” është shpallur investitor strategjik me vendim të qeverisë dhe kryeministrit Rama si përfitues i i statusit Investitor Strategjik për projektin e investimit “Marina di Valona”, specifikisht për zhvillimin e njësive akomoduese, hoteleri e shërbime të standardizuara të zonës në kufi me infrastrukturën portuale koncensionare. Ai është përfitues i një numri të madh tenderash me shkelje po ashtu si burim korrupsioni.

Ku i çon paratë kryetari i bashkisë?

Kryebashkiaku socialist i Matit, Agron Malaj, ka përdorur pushtetin për të përfituar kontrata me para publike në favor të familjarëve të tij. Ai procedon me anë të vëllait, Fatos Malaj, i cili është zotërues i të paktën pesë shoqërive tregtare.

Me ardhjen e PS në pushtet, Global Security, gjatë viteve 2014 – 2023 ka përfituar 5.4 miliardë lekë prej 360 transaksioneve nga Bordi i Kullimit Dibër – Mat, Spitali Mat, Prokuroria e Rrethit Mat, Drejtoria e Shëndetit Publik Mat, Bashkia Tiranë, Ujësjellës Kanalizime SHA Tiranë etj, edhe për procedura jo të hapura, por me negocim, pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës.

Ndërsa banorët e Fshatit Madhesh në Ulëz janë ankuar se kryebashkiaku Agron Malaj, po u grabit ujin me dy HEC-et që do ndërtohen nga shoqeria “A.R.M-Albania Shpk”, me pronar Fatos Malajn.

Kontrolli i Lartë i Shtetit në vendimin Nr. 64, datë 07 Qershor 2021 të tij, për zbatimin e kuadrit ligjor, në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Sii dhe ligjshmërinë e procedurave të ndjekura, për HEC Traja 1, në përroin e zallit dhe HEC Madhesh në lumin e Lunresë, degë e lumit Mat, citon ndër të tjera:

“Në procedurat e dhënies me koncension për HEC Traja 1 dhe HEC Madhesh u konstatuan pasaktësi mbi përdorimin e ujit dhe dëgjesave publike të banorëve të zonës. Në vlerësimin e Ndikimit në Mjedis u konstatua pasaktësi në kundërshtim me legjislacionin mjedisor në fuqi. Nga miratimi i lejes së përdorimit të ujit, është vendosur kufizimi në ushtrimin e veprimtarisë duke përcaktuar që të mos kufizohet furnizimi me ujë të pijshëm, nevojat e bujqësisë në zonë dhe rezervat e domosdoshme ekologjike. Nga verifikimi i dokumentacionit rezultoi se projekti i hartuar për HEC Madhesh dhe Hec Traja nuk kanë parashikuar vaditje për zonën, por vetëm prurje ekologjike”.

Dhe qershia mbi tortë është kompania La Brisa sh.p.k. e regjistruar në QKB më 7 shkurt 2022 që ka kapital të deklaruar 1.8 miliard lek. Zotërues me 60% të kapitalit është Fatos Malaj vëllai i Agron Malajt . Kjo kompani ka në pronësi Hotel La Brisa, tek pedonalja pranë ish-Kampit Dhërmi. Sipas një denoncimi në SPAK nga opozita, ky hotel ka lidhje me njërin nga drejtorët e arrestuar të Erion Veliajt, për skandalin “5D”.

©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: abuzimAgron MalajMatqender multifuksionaletener

Lajme të lidhura

“Sekretari i degës së PD jeton në Tiranë’’! Anëtari i drejtohet Berishës: Duhet reformim!
Breaking Views

“Sekretari i degës së PD jeton në Tiranë’’! Anëtari i drejtohet Berishës: Duhet reformim!

20:09 - 04/12/25
ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare
Breaking Views

ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare

13:20 - 04/12/25
Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri
Breaking Views

Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri

14:43 - 03/12/25
Para
Shorti i Conference League/ “Buzëqesh” Ballkani, kundërshtarë të fortë për Dritën e Deçiqin

Shorti i Conference League/ “Buzëqesh” Ballkani, kundërshtarë të fortë për Dritën e Deçiqin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X
Botë

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25

Një ndërprerje e re dhe e përhapur në Cloudflare ka shkaktuar ndërprerje serioze në internet, duke rrëzuar përkohësisht shumë faqe...

Lexo më shumë
Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25
Bleu vota për Tom Doshin/ Spak dërgon për gjykim kryebashkiakun socialist në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli

Akuzohet për korrupsion, GJKKO kalon për gjykim dosjen e kryebashkiakut të Vaut të Dejës

11:13 - 05/12/25
Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25
Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

10:55 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com