GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Agron Neza 6 orë në SPAK për aferën MCGonigal, kyç gojën për mediat

18:27 - 22/01/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Agron Neza 6 orë në SPAK për aferën MCGonigal, kyç gojën për mediat
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ka zgjatur rreth 6 orë marrja në pyetje nga Prokurorët e SPAK të Agron Nezës, personit që në dosjen e ish-agjentit të FBI-së, Charles McGonigal, identifikohet si personi “B”.

Neza ka shmangur komentet lidhur me marrjen në pyetje, ndërsa i ka këshilluar gazetarët që të pyesin Prokurorin e SPAK lidhur me praninë e tij në Prokurorinë Speciale.

SPAK ka nisur hetimet lidhur me dosjen McGonigal, pjesën e Shqipërisë, atje ku përmendet edhe edhe i Kryeministrit Edi Rama. Më herët SPAK ka marrë në pyetje edhe Dorian Duçkën, ish-këshilltar i jashtëm i Kryeministrit.

Sipas dosjes, në gusht 2017 McGonigal është takuar me Agron Nezën, një ish-agjent shqiptar, i njohur si personi ‘B’, i vendosur prej vitesh në SHBA dhe me pasaportë amerikane.

McGonigal i ka kërkuar para Nezës dhe më pas të bëjnë udhëtime nëpër Europë ku McGonigal me sa duket përdori pozicionin e tij në përpjekjet për të krijuar biznes për zotin Neza, sugjeruan prokurorët në padinë e Uashingtonit.

Rreth një vit më parë Gazment Bardhi, kreu i Grupit Parlamentar të PD, depozitoi në SPAK një kallëzim penal lidhur me atë që njihet si dosja “McGonigal”.

Pak ditë më parë, Bardhi me cilësinë e personit që ka bërë kallëzimin kërkoi nga SPAK informacio0ne lidhur me hetimin.

Kërkesa drejtuar SPAK nga Bardhi përmban një kallëzim penal ndaj Edi Ramës lidhur me aferën McGonigal, duke paraqitur të dhëna për kryerjen e 4 veprave penale:

1. Korrupsion aktiv i nëpunësve të huaj publikë;

2. Deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë;

3. Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale;

4. Grup i strukturuar kriminal dhe kryerja e veprës penale nga grupi i strukturuar kriminal.

E ndërsa nuk dihet nëse SPAK ka nisur ndonjë hetim ndaj Kryeministrit Edi Rama pas kallëzimit të SPAK apo nëse Prokuroria Speciale ka kërkuar informacione nga SHBA lidhur me çështjen McGonigal, deputeti demokrat iu drejtua me një kërkesë zyrtare drejtuesit të Prokurorisë Speciale, Altin Dumani, për ti kërkuar informacione mbi hetimet.

Kërkesa erdhi pas pranimit të fajësisë nga Charles F. McGonigal.

“Pranimi i fajësisë nga shtetasi amerikan Charles F. McGonigal e lidhin këtë të fundit me veprime dhe mosveprime të kundërligjshme të shtetasit Edi Rama, me detyrë kryeministër i Shqipërisë. Përvec pagesës në të zezë për të nisur një hetim të rremë kundër kundërshtarëve politik të Kryeministrit, çka përbën qartësisht korrupsion aktiv të zyrtarëve të huaj, rezulton se gjatë dëshmisë për pranimin e fajësisë Charles F. McGonigal ka shpjeguar se marrëdhënien me Edi Ramën e krijoi për efekt të biznesit”, shkruan Bardhi në kërkesën drejtuar SPAK.

Gjithashtu ai kërkon informacion nga SPAK, të cilit i kërkon të ruaj sekretin hetimor, por sigurisht të sqarojë fazën në të cilën ndodhet hetimi.

“Në vijim të procedurave ligjore të ndjekura në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në lidhje me këtë çështje, ndodhur përpara dyshimeve të arsyeshme për kryerjen nga shtetasi Edi Rama të veprave penale të kallëzuara nga ana jonë, në zbatim të nenit 110 të K.Pr.Penale, kërkojmë që të vihemi në dijeni në lidhje me ecurinë e hetimit të kësaj çështjeje pranë Prokurorisë që ju drejtoni, duke ruajtur dhe pa cenuar sekretin hetimor”, thuhet në letër.

Etiketa: Kryesore1McGonigalNezaSpak

Lajme të lidhura

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë
Aktualitet

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

12:43 - 01/02/26
Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës
Aktualitet

Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

12:18 - 01/02/26
Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen
Aktualitet

Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen

11:43 - 01/02/26
Para
Masakruan me shkopa bejsbolli 18-vjeçarin, ja ç’vendos gjykata për djemtë e biznesmenëve

Masakruan me shkopa bejsbolli 18-vjeçarin, ja ç'vendos gjykata për djemtë e biznesmenëve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji
Breaking Views

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji

13:31 - 01/02/26

Prej më shumë se një muaji, banorët e lagjeve Cfakë, Manalat i Parë dhe Manalat i Dytë në Gjirokastër jetojnë...

Lexo më shumë
Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

12:43 - 01/02/26
(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin

(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin

12:36 - 01/02/26
Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

12:18 - 01/02/26
Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren

Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren

11:59 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com