GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Agron Shehaj: Ne duhet të marrin në dorë fatin tonë, nuk ka zgjidhje tjetër

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Agron Shehaj: Ne duhet të marrin në dorë fatin tonë, nuk ka zgjidhje tjetër
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në takim në Vlorë, kryetari i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, u shpreh se forca e tij politike ka një ëndërr, që t’i japë Shqipërisë një qeveri të pakorruptuar, dhe kjo nuk të realizohet nëse zgjidhjen e presim nga jashtë.

Ai tha se do të luftojë për ta bërë këtë ëndërr realitet, teksa shtoi se kjo ëndërr do të nisë në 11 Maj, duke votuar një parti dhe kandidatë që do të përfaqësojnë qytetarët.

“Në Shqipëri vazhdojmë e presim që ndryshimi të vijë nga jashtë, apo akoma më keq, që këta të ikin vetë. Kjo nuk ka për të ndodhur kurrë. Ne duhet të marrim në dorë fatin tonë, nuk ka zgjidhje tjetër. Ndryshimi ka për të ardhur ditën që ne do marrim në dorë fatin tonë. Dhe fatin tonë do ta marrim në dorë duke filluar nga 11 Maji, duke votuar një parti dhe kandidat që ju përfaqësojnë, jo njerëz që marrin votën tuaj dhe më pas shikojnë punët e tyre.

Kjo është arsyeja pse ne kemi krijuar Partinë Mundësia. Më pak se 1 vit ka kaluar nga dita kur ne morëm iniciativën dhe tashmë se do marrim në dorë fatin tonë. Çdo gjë ka një fillim dhe fillimi është i vështirë, por vështirësitë nuk na pengojnë, na bëjnë më të fortë, më largpamës, më të vendosur, sepse ne realisht kemi një vizion, duam t’u japim shqiptarëve atë që nuk kanë patur kurrë, lirinë për t’ia dalë në vendin e tyre. Kjo është ëndrra jonë dhe për këtë do luftojmë”, tha Shehaj.

Kreu i Mundësia dha si shembull edhe një histori personale, se si së bashku me familjen kishin fjetur në plazh 3 ditë para se të ikte në Itali, për shkak se në Vlorë ishin hapur fjalët se do të vinte një anije që t’i merrte dhe t’i çonte në Itali. Shehaj u shpreh se ata ia arritën qëllimit kur morën vetë fatin e tyre në dorë.

“Këtu ka qenë një plazh, kjo ishte “Aulona” dhe vinin familjet në përgjithësi. Mua më erdhi në mendje që 3 netët e fundit para se të ikja nga Shqipëria, unë i kam kaluar këtu. I kemi kaluar këtu sepse ishin hapur fjalë në atë kohë, në ’91-shin që do vinin anijet këtu dhe duhet të mos humbisnim momentin që të mos humbnim anijet.

Ne ikëm nga Himara sepse një grup të rinjsh kishin rrëmbyer një nga anijet dhe kishin vajtur në Himarë për të marrë të afërmit e tyre dhe ne thjesht ju bashkuam atyre dhe kështu ikëm në Itali. Por në fakt, kjo që më erdhi në mendje lidhet shumë me realitetin e sotshëm, pavarësisht se kanë kaluar 34 vjet”, tregoi kreu i Mundësisë.

Etiketa: Agron ShehajFushate

Lajme të lidhura

Protestat në Shqipëri/ New York Post: Studentët kërkojnë largimin e Ramës dhe luftën kundër korrupsionit
Aktualitet

Protestat në Shqipëri/ New York Post: Studentët kërkojnë largimin e Ramës dhe luftën kundër korrupsionit

09:32 - 21/10/26
Sindikata e Pedagogëve nis zbatimin e bojkotit në të gjitha universitetet publike
Aktualitet

Sindikata e Pedagogëve nis zbatimin e bojkotit në të gjitha universitetet publike

09:08 - 21/10/26
Robert Aliaj shpërthen ndaj policisë dhe Ramës: Historia do të shkruajë emrat tuaj pranë gjakut dhe tradhtisë ndaj popullit
Aktualitet

Robert Aliaj shpërthen ndaj policisë dhe Ramës: Historia do të shkruajë emrat tuaj pranë gjakut dhe tradhtisë ndaj popullit

09:04 - 21/10/26
Para
Takimi në Durrës, Berisha akuza Sakos e Gjushit: Terroristë të zgjedhjeve

Takimi në Durrës, Berisha akuza Sakos e Gjushit: Terroristë të zgjedhjeve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Balluku fshehu vilën në Dhërmi në emër të tij, çfarë deklaroi Igli Tare pas 3 orësh në SPAK
Aktualitet

Fshehu vilën e Ballukut në Palasë, SPAK i komunikon akuzën Igli Tares për pastrim parash

09:37 - 21/10/26

SPAK i ka komunikuar Igli Tares akuzën për pastrim parash, në kuadër të dosjes “Balluku”. Sipas informacioneve të bëra të...

Lexo më shumë
Protestat në Shqipëri/ New York Post: Studentët kërkojnë largimin e Ramës dhe luftën kundër korrupsionit

Protestat në Shqipëri/ New York Post: Studentët kërkojnë largimin e Ramës dhe luftën kundër korrupsionit

09:32 - 21/10/26
Sindikata e Pedagogëve nis zbatimin e bojkotit në të gjitha universitetet publike

Sindikata e Pedagogëve nis zbatimin e bojkotit në të gjitha universitetet publike

09:08 - 21/10/26
Robert Aliaj shpërthen ndaj policisë dhe Ramës: Historia do të shkruajë emrat tuaj pranë gjakut dhe tradhtisë ndaj popullit

Robert Aliaj shpërthen ndaj policisë dhe Ramës: Historia do të shkruajë emrat tuaj pranë gjakut dhe tradhtisë ndaj popullit

09:04 - 21/10/26
Hipokrizia e kryeministrit! Natën i dhunon dhe i arreston, ditën i fton protestuesit për dialog

Hipokrizia e kryeministrit! Natën i dhunon dhe i arreston, ditën i fton protestuesit për dialog

08:42 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com