GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Aguero tregon bisedën me Messin: Optimist për ngritjen e Inter Miami

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Aguero tregon bisedën me Messin: Optimist për ngritjen e Inter Miami
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kun Aguero, ish-shoku i skuadrës së Lionel Messit në fushë, tashmë i larguar nfa futbolli, zbuloi një bisedë kurioze që ka pasur me “Pleshtin” kur u njoftua se ai do të vazhdonte karrierën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përkatësisht tek Inter Miami.

Për kanalin “ESPN”, Aguero tregoi se çfarë ndodhi kur folën për faktin se klubi renditet i fundit nga 15 skuadrat në Konferencën Lindore (me vetëm 15 pikë në 17 ndeshje: 5 fitore dhe 12 humbje), ku kryeson Cincinatti me 40 pikë.

Phil Neville u shkarkua javën e kaluar dhe postin e trajnerit të Inter Miamit e mori Federico Higuain.

“Ne biseduam pak më parë, i dërgova tabelën e renditjes dhe i thashë: “Shiko, skuadra juaj është e fundit, ju duhet ta çoni në vendin e tetë ose të nëntë për të hyrë në play-off-in e MLS”. Ai qeshi shumë, çfarë do të thoshte? Me mua ai qeshi shumë, por më pas tha: ‘Do të hyjmë në play off, duhet të hyjmë’”, zbuloi Aguero.

Tri ditë pasi njoftoi nënshkrimin e Messit, Inter Miami u rikthye për të luajtur këtë të shtunë dhe humbi ndeshjen e gjashtë radhazi, pasi u mund nga New England Revolution me rezultatin 1-3.

Pavarësisht kësaj sfide, Aguero deklaroi se Messi mori vendimin e duhur: “Ishte befasuese për të gjithë ata që flisnin për Barcelonën, por ishte vendimi i tij dhe besoj se ai kërkoi më shumë lumturi sesa presionin për fitore.”

Messi tashmë ka një apartament në Miami dhe duhet t’i bashkohet klubit të ri në fund të qershorit (pas ndeshjeve të kombëtareve).

Në MLS, sezoni mbyllet në tetor. Në favor të vendimit të Messit ka ndikuar edhe fakti që Botërori i ardhshëm, në vitin 2026, do të zhvillohet në SHBA (në një organizim të përbashkët me Meksikën dhe Kanadanë).

 

 

Etiketa: AgueroMessi

Lajme të lidhura

Fitore e madhe e Shqipërisë ndaj Finlandës, magjia e Muçit dhe Manajt blindon kreun
Breaking Views

Fitore e madhe e Shqipërisë ndaj Finlandës, magjia e Muçit dhe Manajt blindon kreun

22:41 - 12/11/26
Formacioni zyrtar, Shqipëria përballë Finlandës në sfidën vendimtare
Breaking Views

Formacioni zyrtar, Shqipëria përballë Finlandës në sfidën vendimtare

20:16 - 12/11/26
Kombëtarja U-21 mbyll përgatitjet për Luksemburgun, gati për miqësoren në ‘Air Albania’. Hyrja në stadium falas!
Sport

Kombëtarja U-21 mbyll përgatitjet për Luksemburgun, gati për miqësoren në ‘Air Albania’. Hyrja në stadium falas!

13:40 - 12/11/26
Para
Rinovimi i certifikatës së fiskalizimit, ja kur pritet të nis sistemi i ri për pagesat bankare online

Rinovimi i certifikatës së fiskalizimit, ja kur pritet të nis sistemi i ri për pagesat bankare online

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protestë në “Air Albania”, mesazhi i fortë kundër Edi Ramës: “Jep dorëheqjen”
Breaking Views

Protestë në “Air Albania”, mesazhi i fortë kundër Edi Ramës: “Jep dorëheqjen”

23:15 - 12/11/26

Përveç emocioneve, në stadiumin “Air Albania”, pati edhe thirrje të ndryshme gjatë ndeshjes mes Shqipërisë dhe Finlandës. Një pjesë e...

Lexo më shumë
Aksion policor në Vlorë, FNSH dhe Krimet e Rënda kontrolle në Çole dhe Ujin e Ftohtë

Aksion policor në Vlorë, FNSH dhe Krimet e Rënda kontrolle në Çole dhe Ujin e Ftohtë

23:00 - 12/11/26
Kush ishte Luka Beqiraj? Mediat spanjolle zbulojnë lidhjet e dyshuara me mafian italo-shqiptare

Kush ishte Luka Beqiraj? Mediat spanjolle zbulojnë lidhjet e dyshuara me mafian italo-shqiptare

22:46 - 12/11/26
Fitore e madhe e Shqipërisë ndaj Finlandës, magjia e Muçit dhe Manajt blindon kreun

Fitore e madhe e Shqipërisë ndaj Finlandës, magjia e Muçit dhe Manajt blindon kreun

22:41 - 12/11/26
Defekt masiv në Microsoft, probleme me Outlook, Teams dhe Microsoft 365

Defekt masiv në Microsoft, probleme me Outlook, Teams dhe Microsoft 365

22:15 - 12/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com