GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Ahmetaj i shpëtoi SPAK-ut dhe po ndriçon publikun”, Bushati: Të tjerët po pranojnë dënimin e partisë

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Edhe SPAK nuk i mbron dot më”, Bushati për arrestimin e Veliajt: Hajdutë të babëzitur…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Analisti Andi Bushati, duke krahasuar çështjet mes Arben Ahmetajt dhe Erion Veliajt, ka theksuar diferencat në qasjen e tyre ndaj drejtësisë dhe qeverisjes. Sipas Bushatit, qëndrimi i Ahmetajt është më koherent, pasi ai e sheh drejtësinë si një mekanizëm të kapur nga kryeministri, ku vendimet merren në bazë të interesave politike.

Sipas tij, nga ana tjetër, Veliaj përpiqet të mbrojë si qeverinë, ashtu edhe Partinë Socialiste, duke dhënë mesazhe kontradiktore.

Bushati vëren se Veliaj mban një linjë që nuk bind askënd, ndërsa Ahmetaj ka ndërtuar një narrativë më të qartë, duke pretenduar se është viktimë e një sistemi të padrejtë. Ai thekson se ky debat nuk është vetëm mes dy individëve, por pasqyron mënyrën se si funksionon drejtësia në Shqipëri. Në këtë kontekst, Ahmetaj duket si i vetmi që ka shpëtuar nga kthetrat e SPAK-ut dhe po ndriçon publikun me deklaratat e tij.

Bushati: Ndahen në një pikë, dhe pavarësisht se kush ka të drejtë dhe kush ka gënjeshtër, Ahmetaj e ka më koherente, sepse Ahmetaj thotë: ‘Unë kam jetuar dhe kam punuar në një drejtësi të kapur nga kryeministri, një shtet autokratik i them unë, dhe kjo është drejtësia ku kryeministri ose të fut në burg ose të shpeton’. Nuk ka rëndësi sa e vërtetë apo sa e drejtë është kjo, por është një linjë koherente.

Kurse linja e Veliajt është një linjë që nuk bind askënd, sepse Veliaj thotë: ‘Edhe kemi bërë drejtësi, edhe këta janë kolegët që punojnë shumë mirë’. Pra, do të mbrojë edhe linjën e Ramës, edhe të PS-së, por mua, thotë, më kanë qëlluar 2 të vetmit të cilët po ma bëjnë me hile, që janë kamikazët e Saliut.

Pra, drejtësia prapë ngelet e mirë, por brenda një drejtësie të mirë, thotë Veliaj, numri 2 i Partisë Socialiste mund t’i bëhet padrejtësi.

Logjikisht, kjo nuk funksionon. Dhe për ta bërë pak më populiste këtë, Veliaj është futur në këto: Jo Olsi Dado, jo ka marrë leje ndërtimi, jo e ka personale, jo violinist etj., etj., ndërkohë që Ahmetaj thotë: Unë e kam nga Rama. Shkoni kapni deklaratën e Ramës: “Po të isha unë prokuror dhe gjykatës, ja bëja më keq”.

Ndoshta mund të jetë rastësi, por i vetmi njeri që i ka shpëtuar kthetrave të SPAK-ut po ndriçon publikun.

Pse s’ka folur Alqi Bllako, Lefter Koka, Erion Veliaj? Kanë heshtur, thonë: Sa dënim na jep partia? Po ruajtëm ndonjë lek, qarë e kemi.

Ahmetaj është i vetmi që i shpëtoi kthetrave të SPAK-ut, nuk bëri burgun e SPAK-ut dhe po flet.

Etiketa: AhmetajbushatiVeliaj

Lajme të lidhura

Shoqata e Policëve të Liruar apel efektivëve në detyrë: Mos iu nënshtroni presioneve politike! Të shtunën le të jemi pranë rinisë
Aktualitet

Shoqata e Policëve të Liruar apel efektivëve në detyrë: Mos iu nënshtroni presioneve politike! Të shtunën le të jemi pranë rinisë

18:36 - 22/10/26
Gjykata e Tiranës liron nga burgu 22 protestues, 17 prej tyre arrestime të paligjshme
Aktualitet

Gjykata e Tiranës liron nga burgu 22 protestues, 17 prej tyre arrestime të paligjshme

18:13 - 22/10/26
Protestat studentore/ EPP ‘shuplakë’ Ramës: Në demokraci nuk ka vend për dhunë
Aktualitet

Protestat studentore/ EPP ‘shuplakë’ Ramës: Në demokraci nuk ka vend për dhunë

17:52 - 22/10/26
Para
Gazetarja zbulon pagesat e avokatëve amerikanë për Veliajn: Deri në 2 milionë dollarë për çështje

Gazetarja zbulon pagesat e avokatëve amerikanë për Veliajn: Deri në 2 milionë dollarë për çështje

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shoqata e Policëve të Liruar apel efektivëve në detyrë: Mos iu nënshtroni presioneve politike! Të shtunën le të jemi pranë rinisë
Aktualitet

Shoqata e Policëve të Liruar apel efektivëve në detyrë: Mos iu nënshtroni presioneve politike! Të shtunën le të jemi pranë rinisë

18:36 - 22/10/26

Shoqata e Policëve të Liruar (SHPPL-2013) ka reaguar lidhur me protestat që po zhvillohen në vend, duke shprehur shqetësimin për...

Lexo më shumë
Gjykata e Tiranës liron nga burgu 22 protestues, 17 prej tyre arrestime të paligjshme

Gjykata e Tiranës liron nga burgu 22 protestues, 17 prej tyre arrestime të paligjshme

18:13 - 22/10/26
Protestat studentore/ EPP ‘shuplakë’ Ramës: Në demokraci nuk ka vend për dhunë

Protestat studentore/ EPP ‘shuplakë’ Ramës: Në demokraci nuk ka vend për dhunë

17:52 - 22/10/26
‘Ngacmuan dy vajza në protestën para Kryeministrisë’, Kalaja dhe Doçi kallëzojnë efektivët në AMP

‘Ngacmuan dy vajza në protestën para Kryeministrisë’, Kalaja dhe Doçi kallëzojnë efektivët në AMP

17:18 - 22/10/26
Kërkesa e Ramës për dialog, ish-Presidenti Topi: Del në trotuar vë karrige, nuk është serioze! Kjo shoqëri s’e duron dot më këtë sjellje

Kërkesa e Ramës për dialog, ish-Presidenti Topi: Del në trotuar vë karrige, nuk është serioze! Kjo shoqëri s’e duron dot më këtë sjellje

16:59 - 22/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com