Arben Ahmetaj ka hedhur akuza të forta ndaj pasardhëses së tij në postin e zv.kryeministres, Belinda Ballukut, duke e konsideruar si plaçkitësen më të madhe të buxhetit të shtetit.
Sipas Ahmetajt, Balluku i ka shkaktuar dëm buxhetit sa dyfishin e tërmetit të vitit 2019 dhe sipas tij, vetëm me tunelin e Llogarasë ka anbuzuar sa për dy inceneratorët.
Në intervistën për Syri tv, Ahmetaj hodhio akuza edhe për SPAK, duke e konsideruar si nën urdhrat e Edi Ramës dhe se vepron vetëm ndaj opozitës dhe familjes së tij.
Arben Ahmetaj: Nuk është e vërtetë që SPAK nuk ka vepruar, ka vepruar ka akuzuar gruan dhe ish-gruan time. Ka vepruar ndaj dëshmimtarëve duke i kërcënuar, ka vepruar duke thënë tani që mbaruam me Berishën ja tregojmë ne atij. Avokati im më thotë se e kanë kthyer vlerësimin e “real estate” në shtëpinë time apo të Erjolës, sepse nuk iu ka pëlqyer. Ka vepruar në mënyrë shumë interesante. Po lexoja dje rastin e ish-kryetarit të Shkodrës, Bardh Spahia, të cilin nuk e njoh, por është skandaloze të mendosh që SPAK-u merret me një ish-kryetar se ky ka hequr një drejtor. Po në vitin 2013 a nuk ikën një dynja me drejtorë. Pse nuk merret me Edi Ramën që nuk ka zbatuar një vendim të Gjykatës Kushtetuese dhe tallet. Më gjeni një vend ku Prokuroria del me një deklaratë që i bën qejfin kryeministrit të Edi Ramës. Nuk ka lidhje fare me Olsi Ramën, por me SPAK-un, në çvend të botës del një Prokurori dhe thotë ne nuk e dimë kush është, por e dimë që nuk është Olsi.
Ka vepruar SPAK-u ka bërë dhe spektakël arrestimesh. Bën spektakle me arrestimin tim, del me plaçkitësen më të madhe të buxhetit të shtetit dhe me kreun e organizatës me kabriole dhe bëjnë spektakle me arrestimin tim dhe pastaj i thonë Top Channel, se e kanë TV të tyre, ku i thonë na bëj një portokalli, unë dhe Meta në të njëjtin qeli. Dhe pastaj me urdhër të kreut të organizatës bën arrestimin më të turpshëm sikur të ishte El Chapo.
Rama është kreu i organizatës. Belinda Balluku është plaçkitësja më e madhe e buxhetit të shtetit, më besoni në përllogaritjet e mia, duke marrë referenca nga bizneset. Dëmi që ka shkaktuar Balluku në buxhet është dyfishi më i madhe se tërmeti i vitit 2019. Vazhdon të mbajë rekord në historinë e Shqipërisë, e ka çuar në 11 miliardë për tendera.
Del në parlament dhe thotë kemi bërë shkolla, kemi bërë kopshte… Vetëm me tunelin e Llogarasë, që do ta them, ka gëlltitur baras me dy inceneratorë të Fierit dhe të Elbasanit dhe baras me 15 shkolla të mëdha, i ka gëlltitur plaçkitësja më e madhe, por do të kthehemi tek tuneli. Do bëj edhe ca pyetje që na çojnë në drejtimin e të vërtetës për të ndihmuar SPAK-un.
Por fati i Shqipërisë është i lidhur edhe me fatin tim dhe fatin e familjes time. Dhe sot Shqipëria është në dorë të krimit. Kemi bërë disa herë bisedë me ish-ambasadorë amerikanë në Shqipëri, zonjën e nderuar Yuri Kim, dhe gjithmonë pyeste kujt…
Peka: Këtë e nderuar e besoni kur e thoni, apo…?
Ahmetaj: Patjetër…kujt do i takojë Shqipëria? Unë sot do i kthej përgjigje Yuri Kim, sot Shqipëria ka rënë në duart e krimit. Merr Partinë Socialiste, ka shumë socialistë, por s’ka parti. Është vetëm një organizatë e krijuar vetëm për t’i shërbyer një njeriu. Ka shumë socialist. Më thoni cfarë lidhje ka sot Partia Socialiste me qeverinë që praktikisht është bashkia1 dhe bashkia2 e dikurshme? Nuk ka lidhje. Sot praktikisht, koordinatorët politikë janë zëvendësuar me koordinatorë të krimit. Referojuni pak Encro Chat të SKY, fatkeqësisht për shkak të atyre dosjeve të ardhura në Belgjika dhe Franca dhe jo të nisura nga SPAK-u dhe unë do ta theksoj, kanë rënë katër qarqe elektorale, fatkeqësisht për ne që kemi lënë ditë, net, vit të tëra për të punuar me shumë qejf për Partinë Socialiste. Katër, ka rënë Shkodra, ka rënë Durrësi, ka rënë Elbasani, ka rënë Tirana. Po pse kjo është Partia Socialiste? Çfarë lidhje ka Partia Socialiste?
Peka: Kjo është. Vetëm ju se keni parë, kjo është Partia Socialiste.
Ahmetaj: Po pse mo, Partia Socialiste ka dalë të votojë për Gys Agasin që të komandojë Shqipërinë???
Peka: Kjo është, pse nuk e dije ti??
Ahmetaj: Jo mo, nuk e dija. Kur shkova në zgjedhje nuk e dija që do ndodhte kjo. Çfarë do Gys Agasi në Emirate me kryeministrin edhe në DAVOS, çfarë përfaqëson?
Discussion about this post