GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Ahmetaj udhëtim privat me Mërtirin? Rama: Duhet verifikuar!

18:59 - 23/02/22
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Rama ironizon Lefter Gështenjën: Më lër të thyej njëherë arrat e mia
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në komisionin hetimor, kryeministri Edi Rama është pyetur nëse ka pasur dijeni për një udhëtim privat mes zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj me biznesmenin Mirel Mërtiri disa vite më parë. Deputeti Belind Këlliçi solli në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, disa foto ku pretendon se Ahmetaj është aksidentuar në Maqedoni, dhe në makinë ka qenë me Mërtirin. Kreu i qeverisë deklaroi se kjo duhet verifikuar, teksa shton se të nxjerrësh foto, nuk është faktues. Sipas Ramës, Shqipëria është një vend shumë i vogël dhe merren vesh të gjitha.

Kryeministri Rama thotë se njerëzit nuk duhen inkriminuar vetëm për shkak të një fotoje, teksa ka risjellë në kujtesë fotot lakuriq që ka dalë vetë kreu i qeverisë disa vite më parë.

Për këtë, Rama thotë se i ka publikuar Partia Demokratike.

Belind Këlliçi: A është etike që udhëton privatish me një nga personat e konçensionit.

Edi Rama: E para meqë më pyetët për kodin etik. E kam kërkuar unë të vendoset në qeveri dhe është aprovuar që në fillim fare. Është vendosur që ministrat, kryeministri nuk udhëtojnë në biznes klas, prveç rasteve të veçanta. Në rastin është problemi im shëndetësor që duhet të shkojë në SHBA. Është histori basketbollistësh. E para, e dyta kryeministri dhe ministrat nuk dalin për pushimet jashtë shtetit, dhuratat kanë një limit. Dhe sot, në Këshillin e Ministrave ka një muze plus një depozitë me dhurata që kanë të gjitha bashkë një vlerë shumë të madhe. Që unë i kam regjistruar aty dhe ua kam lënë shtetit shqiptar. Tani, lidhur me atë që ju më tregoni, janë më pas në mandatin e tretë, janë shtuar disa element të tjerë. Që kanë të bëjnë edhe me biznesmenët, por nuk më kujtohet e çfarë. Ajo që më tregoni tani, është për t’u parë se çfarë rrethanash, është për t’u gjykuar nga struktura që i gjykon. Përpara se të jap një gjykim, duhet që personi që kishit këtu, kjo është një gjë që duhet sqaruar. Unë personalisht nuk preferoj të udhëtoj me biznesmenë dhe të bëjë asgjë tjetër përveç bisedave që lidhen me çështje të interest të tyre privat dhe interes publik që unë përfaqësoj. Nga ana tjetër duke pasur parasysh, rrethanat konkrete. Duhet parë konkretisht, nuk mendoj se lidhjet janë bërë kaq direkte. Djali i ish-kryeministrit darkon me një nga grupet mafioze më të egra të Europës. A është kjo një arsye të the që djali i ish-kryeministrit është mafioz dhe ndan drogën? Jo. Unë po them vetëm kaq, nuk janë arsye as fotografitë. Një miku im i vjetër në PS thoshte një shprehje. “politika në Shqipëri është autobus unaze”, dhe jeta e tillë është, dalim të gjithë kushërinj. Unë nuk kam bërë fotografi me Saliun edhe kur kam qenë.

Belind Këlliçi: Ky episod ka ndodhur 5 vite më parë. Të kishit marrë informacion më parë.

Edi Rama: Nuk flas në emër të të tjerëve. Një shënim këtu, nëse është e saktë data, ai nuk ka qenë ministër. Nëse data është e saktë, nuk ka qenë ministër. Duhet verifikuar. Mos të inkriminojmë njerëzit me foto. Nuk dihet se çfarë fotosh të dalin nesër, unë do të të mbroj ty. Unë do të të mbroj ty pasi mua më kanë nxjerrë lakuriq, më nxori lakuriq ish-partia jote. Mua partia juaj më ka nxjerrë lakuriq. Kjo kulturë kap foto dhe nxirr. Mos u merrni me foto.

 

 

Etiketa: Arben AhmetajEdi RamaMirel Mertiriprivatudhetimverifikim

Lajme të lidhura

Prej shkurtit në burg, Bashkia e Tiranës shkresë KQZ: Si të veprojmë për pagën e Erion Veliajt?
Breaking Views

Prej shkurtit në burg, Bashkia e Tiranës shkresë KQZ: Si të veprojmë për pagën e Erion Veliajt?

17:48 - 15/12/25
PD i drejtohet Kushtetueses për zgjedhjen e Endri Shabanit si Avokati i Popullit
Aktualitet

PD i drejtohet Kushtetueses për zgjedhjen e Endri Shabanit si Avokati i Popullit

17:40 - 15/12/25
Tensione para Kryeministrisë/ Lapaj përplaset me policinë: “Jemi shqiptarë, jo jashtë gardhit”
Aktualitet

Tensione para Kryeministrisë/ Lapaj përplaset me policinë: “Jemi shqiptarë, jo jashtë gardhit”

17:04 - 15/12/25
Para
Shpërthen Etna, tymi 12 km: Mbyllet aeroporti, shikohet deri në hapësirë

Shpërthen Etna, tymi 12 km: Mbyllet aeroporti, shikohet deri në hapësirë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjykata Kushtetuese shtyn shqyrtimin e mbylljes së TikTok-ut (DATA)
Aktualitet

Gjykata Kushtetuese shtyn shqyrtimin e mbylljes së TikTok-ut (DATA)

17:59 - 15/12/25

Në 6 shkurt, Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë çështjen e kontestuar të mbylljes së aplikacionit TikTok në Shqipëri. Seanca do...

Lexo më shumë
U kap me 12 mijë euro të padeklaruara në Portin e Durrësit, procedohet 21-vjeçari

U kap me 12 mijë euro të padeklaruara në Portin e Durrësit, procedohet 21-vjeçari

17:50 - 15/12/25
Prej shkurtit në burg, Bashkia e Tiranës shkresë KQZ: Si të veprojmë për pagën e Erion Veliajt?

Prej shkurtit në burg, Bashkia e Tiranës shkresë KQZ: Si të veprojmë për pagën e Erion Veliajt?

17:48 - 15/12/25
PD i drejtohet Kushtetueses për zgjedhjen e Endri Shabanit si Avokati i Popullit

PD i drejtohet Kushtetueses për zgjedhjen e Endri Shabanit si Avokati i Popullit

17:40 - 15/12/25
Dosja Sky ECC/ Pas goditjes në Mal të Zi, Rraja–Sefa flasin për arrestimet: “Neve s’kanë ç’na bëjnë”

Dosja Sky ECC/ Pas goditjes në Mal të Zi, Rraja–Sefa flasin për arrestimet: “Neve s’kanë ç’na bëjnë”

17:28 - 15/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com