GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

A.I. do përdoret për të ekzaminuar kamerat e policëve

22:28 - 12/08/23
në Botë, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
A.I. do përdoret për të ekzaminuar kamerat e policëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mbrojtësit e reformës në polici në Shtetet e Bashkuara argumentojnë prej kohësh se kamerat e trupit që mbajnë efektivët do të ndihmojnë në reduktimin e përdorimit të tepruar të forcës, si dhe për të rritur besimin e publikut. Por miliona orë filmime nga të ashtuquajturat “kamera të trupit” janë të vështira për t’u monitoruar nga mbikëqyrësit. Siç njofton korrespodentja e Zërit të Amerikës Shelley Schlende, inteligjenca artificiale, mund të vijë në ndihmë.

Kamerat e trupit që mbanin efektivët e policisë në Memfis filmuan momentin kur një ndalim për shkelje të rregullave të qarkullimit u kthye në një tragjedi. Pesë oficerë policie përballen me akuza në lidhje me vdekjen e Tire Nichols-it.

Rishikimi i pamjeve të kamerave të trupit të oficerëve do të jetë pjesë e procesit penal. Por sipas Anthony Tassone-t, drejtuesit të kompanisë “Truleo” që përdor inteligjencën artificiale, pamjet e kamerave të trupit që mbajnë efektivët rrallë shqyrtohen nëse nuk ndodh diçka e madhe.

“Për mua, duke parë videon dhe duke folur me kolegët dhe miqtë e mi të zbatimit të ligjit, kjo nuk është hera e parë, që këta oficerë kanë përdorur këtë lloj gjuhe, ose kanë qenë në atë lloj situate”, thotë ai.

Sipas tij programi i inteligjencës artificiale për kamerat e trupit të policisë, do t’i ndihmojë mbikëqyrësit e policisë të ndërhyjnë më herët, njësoj si mbikëqyrësit në sektorë të tjerë që monitorojnë komunikimet e punonjësve të tyre me klientët. Shembulli që zoti Tassone jep janë bankat.

“Ideja e transkriptimit dhe analizimit të punonjësve për të përmirësuar shërbimin ndaj klientit, ka ekzistuar për një kohë të gjatë”, thotë ai.

Sistemi i inteligjencës artificiale “Truleo” jep vlerësime të larta kur policia përdor formalitete të tilla si “zonjë”, “faleminderit” dhe shpjegon se çfarë po bëjnë. “Truleo” tregon po ashtu kur një oficer përdor fyerje, kërcënime ose sharje.

Shefi i policisë së qytetit Aurora, në shtetin e Kolorados, Art Acevedo së fundmi filloi që ta përdor këtë program për një periudhë 1-vjeçare. Qëllimi është përmirësimi i sjelljeve negative të policëve.

“Ne do të studiojmë për zakonet e këqija të policëve si dhe për sjelljet e mira të tyre. Sjelljet e mira do t’ja u tregojmë edhe efektivëve të tjerë”, thotë ai.

Unioni Amerikan i Lirive Civile paralajmëron se qeveritë duhet të mbrojnë të drejtat e grupeve që mund të preken nga analiza përmes inteligjencës artificiale të pamjeve të kamerave të trupit të policëve.

“Ne duhet të dimë saktësisht se si po i përdorin ato pamje, ne duhet të dime saktësisht se çfarë nuk lejohen të bëjnë me to”, thotë Anaya Robinso nga Unioni Amerikan i Lirive Civile në Kolorado.

Sipas tij ky rregullim duhet të bëhet përpara se forcat policore të miratojnë gjerësisht përdorimin e inteligjencës artificiale./VOA

Etiketa: inteligjenca artificialePoliciaSHBA

Lajme të lidhura

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!
Botë

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin
Breaking Views

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Para
Në Hungari ka nisur turneu solidarizues “Kupa e Plastikës”

Në Hungari ka nisur turneu solidarizues “Kupa e Plastikës”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26

Avokati i Popullit, Endri Shabani, deklaroi se shumica e çështjeve që qytetarët shqiptarë çojnë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat...

Lexo më shumë
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com