GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera TEKNOLOGJI

AI, Guterres mbështet krijimin e një agjencie të re për…

22:59 - 23/07/23
në TEKNOLOGJI
Kohë leximi: 2 min
A A
AI, Guterres mbështet krijimin e një agjencie të re për…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Organizata e Shteteve të Bashkuara duhet të krijojë një trup ndërkombëtar për të ndihmuar në qeverisjen e përdorimit të inteligjencës artificiale, teksa teknologjia vazhdimisht zbulon rreziqet dhe përfitimet e saja potenciale, kjo sipas Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres.

OKB-ja ka një mundësi për të vendosur rregulla të dakorduara ndërkombëtarisht për monitorimin dhe rregullimin e inteligjencës artificiale, deklaroi të martën Guterres në takimin e parë ndonjëherë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, i përkushtuar për qeverisjen e inteligjencës artificiale.

Ashtu sikurse OKB-ja ka themeluar trupa të njëjtë për të menaxhuar përdorimin e energjisë nukleare, për të rritur sigurinë e aviacionit dhe për të përballuar sfidat e ndryshimeve klimatike, tha Guterres, OKB-ja ka një rol unik për ta luajtur në koordinim e përgjigjes ndërkombëtare ndaj inteligjencës artificiale, raporton CNN.

OKB-ja veçse ka përdorur inteligjencën artificiale në operacionet e saja për të monitoruar armëpushimet dhe për identifikimin e modeleve të dhunës, shtoi ai, dhe operacionet paqeruajtëse dhe humanitare të OKB-së janë duke u shënjestruar nga akterë armiqësor të cilët inteligjencën artificiale e përdorin për qëllime të këqija, “duke shkaktuar vuajtje të mëdha njerëzore”.

“Përdorimi dashakeq i sistemeve të inteligjencës artificiale për qëllime terroriste, kriminale ose shtetërore mund të shkaktojë nivele të tmerrshme të vdekjes dhe shkatërrimit, trauma të përhapura dhe dëmtim psikologjik në një shkallë të paimagjinueshme”, paralajmëroi Guterres.

“Inteligjenca artificiale gjenerative ka një potencial të madh për të mirën dhe të keqen. Vetë krijuesit e kësaj teknologjie kanë paralajmëruar se ka rreziqe shumë më të mëdha, potencialisht katastrofike dhe ekzistenciale. Pa veprime për të adresuar këto rreziqe, ne jemi të braktisur në përgjegjësitë tona ndaj brezave të tanishëm dhe të ardhshëm”, bëri të ditur Guterres.

Ndër të tjera Guterres tha se deri në vitin 2026, OKB-ja duhet të zhvilloi një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme e cila ndalon përdorimin e inteligjencës artificiale në armët e luftës plotësisht të automatizuara.

Ai gjithashtu u zotua se deri në fund të vitit do ta formojë një organ këshillimor i cili do të zhvillojë propozime për rregullimin më të gjerë të inteligjencës artificiale, dhe në pika të shkurtra e paraqiti një përmbledhje të politikave në ardhje me rekomandime për qeveritë se si t’i qasen teknologjisë me përgjegjësi./Telegrafi

Etiketa: Antonio GuterresArtificial Inteligenceinteligjenca artificialeokb

Lajme të lidhura

Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën
Aktualitet

Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

17:45 - 25/12/25
Studiuesit zbulojnë lidhje komplekse gjenetike midis ADHD-së dhe kortizolit në mëngjes
Aktualitet

Studiuesit zbulojnë lidhje komplekse gjenetike midis ADHD-së dhe kortizolit në mëngjes

18:30 - 03/12/25
Samsung prezanton Galaxy Z TriFold: Risitë e celularit me dy palosje
Aktualitet

Samsung prezanton Galaxy Z TriFold: Risitë e celularit me dy palosje

18:15 - 03/12/25
Para
Aksidenti tragjik në Tiranë, njëri do të martohej në Shtator

Aksidentohet me motor, humb jetën 45-vjeçari

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën
Breaking Views

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

20:30 - 13/03/26

Gjatë një takimi me përfaqësues të Departamentit të Infrastrukturës në PD, Berisha tha se në Shqipëri, ka mbi 10 vite...

Lexo më shumë
Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

20:00 - 13/03/26
SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

19:45 - 13/03/26
Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

19:20 - 13/03/26
Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

17:25 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com