GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

“Ai s’më lidh dot as këpucët”/ Amir Khan i paarritshëm, promotori e vë Markun para provokatorit

17:39 - 05/04/22
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
“Ai s’më lidh dot as këpucët”/ Amir Khan i paarritshëm, promotori e vë Markun para provokatorit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ndonëse asnjëherë në karrierë nuk i ka veshur dorezat në boksin olimpik, Florian Marku vazhdon të shkëlqejë në atë profesion. 29-vjeçari ditën e shtunë shënoi suksesin e tij të radhës, teksa triumfoi me nokaut në raundin e katërt kundër britanikut, Chris Jenkins.

Suksesi i fundit bëri që Marku të ngjisë shumë shkallë në renditjen botërore, teksa tashmë pozicionohet në vend të 47-të për peshat “welter”, si dhe vazhdon të jetë i pamposhtur, përtej nivelit të kundërshtarëve që ka krijuar jo pak debate në komunitetin e boksit në vendin tonë.

Por boksieri kuqezi nuk kërkon të ndalet dhe menjëherë i ka lëshuar sfidën një emri të madh. “Më jepni Amir Khan, do ta mund”.

Por kush është Amir Khan? Aktualisht në moshën 35-vjeçare, ai ka qenë kampioni i botës në peshën e lehtë dhe e mbajti titullin WBA në 2009-2012 dhe IBF në vitin 2011.

Por nëse fillimisht promotori Ben Shalom dha lajme të mira për organizimin e duelit Marku-Khan në Tiranë, së fundmi ai ka lënë të kuptohet se për momentin kjo ndeshje është e vështirë për t’u realizuar.

“Për mua një ndeshje e tillë aktualisht nuk është e mundshme. Marku po ecën me ritme të mira, por duhet të përmirësohet akoma më shumë. Shanset për këtë duel për momentin janë të pakta. Madje, kam edhe kritika për Markun, pasi në raundin e tretë u vendos në shumë vështirësi nga Jenkins.

Për një ndeshje me Khan duhet të piqen të gjitha kushtet. Gjithsesi, të shikojmë se çfarë do të na rezervojë e ardhmja. Aktualisht një përballje reale mund të them se është një duel i mundshëm kundër Chris Kongos”, deklaroi promotori Ben Shalom.

Interesant edhe ky lajm, pasi Chris Kongo pas ndeshjes së Markut kundër Chris Jenkins e provoi shqiptarin. Ai tha në “Sky Sports” se “Albanian King” as këpucët nuk mund t’ia lidhë dot. Shqiptari e injoroi, por promotori Ben Shalom e shikon britanikun 29-vjeçar si rivalin e radhës së Markut.

Etiketa: Albanian KingAmir KhanboksFlorian Markundeshje

Lajme të lidhura

Çfarë ndodhi te Vllaznia? Lojtarët përplasen me njëri-tjetrin në stërvitje
Breaking Views

Çfarë ndodhi te Vllaznia? Lojtarët përplasen me njëri-tjetrin në stërvitje

16:30 - 03/04/26
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja
Sport

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26
Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët
Sport

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët

23:27 - 31/03/26
Para
“Putin po kryen krime”, ambasadori shqiptar flet në OKB: Rusia të mbajë përgjegjësi

“Putin po kryen krime”, ambasadori shqiptar flet në OKB: Rusia të mbajë përgjegjësi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit
Botë

Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit

18:00 - 03/04/26

Irani ka rrëzuar një avion luftarak amerikan mbi territorin e tij, thanë të premten zyrtarët amerikanë dhe media shtetërore iraniane....

Lexo më shumë
Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër

Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër

17:28 - 03/04/26
Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim

Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim

17:11 - 03/04/26
Mediu për zgjedhjet në PD: Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime

Mediu për zgjedhjet në PD: Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime

17:02 - 03/04/26
Tragjedi pas sherrit në Vlorë, 63-vjeçari humb jetën, djali i tij mbetet i plagosur

Tragjedi pas sherrit në Vlorë, 63-vjeçari humb jetën, djali i tij mbetet i plagosur

16:48 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com