GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Air Albania” drejt falimentimit, por mbulon fluturimet me charter të Ramës! SPAK “fle gjumë”

09:25 - 28/06/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
“Air Albania” drejt falimentimit, por mbulon fluturimet me charter të Ramës! SPAK “fle gjumë”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Udhëtimet me charter, që kushtojnë dhjetra mijëra euro, të kryeministrit të vendit me të ardhurat më të pakta për frymë në Europë, janë rikthyer sërish në qendër të vëmendjes në vendin tonë. Shkak u bë një raportim i pak ditëve më parë, ku mediat publikuan videon teksa Edi Rama zbriste nga një avion privat në aeroportin Schiphol-it të Hagës, për të marrë pjesë në samitin e NATO-s.

Bëhet fjalë për një avion charter të tipit  “Gulfstream Aerospace G-IVSP” me regjistrimin “TC-EMR”, që sipas raportimeve mediatike kushton minimalisht 35 mijë euro vetëm vajtje dhe me prenotim rreth një muaj para. Por, mbetej mister se kush e kishte paguar këtë udhëtim kaq të kushtueshlm të kreut të qeverisë.

E pyetur nga BIRN se sa kishte shpenzuar qeveria për udhëtimin e Ramës drejt Hagës, Agjencia për Media dhe Informim deklaroi se edhe ky udhëtim ishte mbuluar nga marrëveshja kuadër që Kryeministria ka me kompaninë private, “Air Albania”.

“Kryeministria nuk ka paguar ndonjëherë dhe nuk paguan për chartera, por ka një marrëveshje kuadër me kompaninë Air Albania, në një shumë vjetore mesatare të shpenzimeve vjetore të kryeministrit në vitet paraardhëse,” tha MIA në një përgjigje me shkrim.

“Arsyeja e marrjes së avionëve të ndryshëm nga kompania Air Albania lidhet me periudhat kur avioni qeveritar ALBANIA është në mirëmbajtje teknike. Dhe në këto raste është kompania Air Albania që merr masa, duke vendosur në dispozicion avionë të tjerë,” – shtohet në përgjigje.

Lidhur me këtë përgjigje nga ana e Kryeministrisë ka ardhur një reagim nga gazetarja e ekonomisë Ola Xama, përmes një postimi në rrjetet sociale, e cila rikujton një përgjigje të vetë Edi Ramës për udhëtimet e tij me avion privat.

Sipas gazetares, Rama ka deklaruar se ka një marrëveshje me kompaninë “Air Albania”, ku kjo e fundit përfiton publicitet dhe klientelë nga kryeministri, ndërsa kreu i qeverisë shpenzimet për udhëtimet luksoze.

“Sipas të dhënave të Drejtorisë së Thesarit, mes Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare dhe Air Albania apo ortakëve të saj (Turkish Airlines, MDN Investiment dhe Albcontrol), nuk ka asnjë pagesë për shërbimin e fluturimit që kompania i ofron kryeministrit Edi Rama.

Teza më e mundshme është një shpjegim që ka dhënë vetë z.Rama dikur, kur ka thënë se ka lidhur një marrëveshje promocionale me kompaninë, ku Air Albania përfiton publicitet e klientelë, ndërsa kryeminsitri mbulon shpenzimet për udhëtimet luksoze.” – shkruan gazetarja.

Nisur nga kjo deklaratë Ola Xama shtron më tej pyetjen se pse Edi Rama nuk e ka deklaruar këtë marrëveshje në Deklaratën Vjetore të Pasurisë dhe Interesave Privatë. Ajo sjell rastin e kryebashkiakut të New York-ut, i cili është akuzuar për ryshfet, pasi kishte marrë bileta të klasit “business” nga kompania “Turkish Airlines”.

“Një vit më parë, për një rast të ngjashëm kryebashkiaku i New York ,Eric Adams, është akuzuar zyrtarisht nga prokuroria për rryshfet pasi ka marrë bileta të klasit “business” e ku për koicidencë pala që i ka ofruar ka qënë kompania Turkish Airlines.” – shkruan gazetarja.

Xama thekson edhe faktin se kompania “Air Albania”, në bilancin e saj rezulton me humbje të vazhdueshme që prej vitit 2019 dhe pse ky rast i mundshëm i konfliktit të interesit nuk hetohet nga SPAK dhe ILDKPKI.

“Po të shohësh të dhënat financiare të shoqërisë Air Albania, sheh se kompania rezulton me humbje të vazhdueshme prej vitit 2019 deri në fund të 2024. Humbjet kapin vlerën 52 milion USD dhe kalojnë me 1000 herë vlerën e kapitalit.

Pra, ‘de facto’ kompania është në faliment! Po t’i shtojmë kësaj shifre dhe 53 milion USD detyrime që ka ndaj palëve të treta, gropa financiare e Air Albania arrin në 105 milion USD.

Atëherë çfarë ka përfituar kjo firmë nga promovimi që i ka bërë kryeministri Edi Rama pasi nuk ka asnjë teori ekonomike që të shpejgojë rritjen e buxhetit të marketingut kur gropa financiare thellohet?!

Si ka mundësi që asnjë nga institucionet e pavaruara si ILDKPKI dhe SPAK nuk hetojnë një konflikt të mundshëm interesi dhe nuk shtrojnë këto pyetje?” – përfundon gazetarja postimin e saj.

Air Albania, që nga momenti i themelimit e deri më sot nuk ka bërë publike në asnjë moment bilancet ekonomike. Por edhe ortakët shqiptarë, si Albcontrol dhe MDN Investimet, nuk kanë bërë publike të dhënat financiare të kësaj kompanie. Po ashtu as Autoriteti i Aviacionit Civil, edhe pse e ka përgjgejësi, nuk e ka monitoruar shëndetin financiar të Air Albania.

Ndërsa, Turkish Airlines, ka bërë publike të gjitha humbjet dhe detyrimet e Air Albania nga viti 2019-2024, ku rezulton se në total janë 105 milionë dollarë humbje dhe borxhe të kompanisë shqiptare vetëm për Turkish Airlines.

Edi Rama është akuzuar disa herë nga opozita për udhëtime të kushtueshme me avionë privat charter, madje në vitin 2023, mazhoranca socialiste refuzoi ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për të hetuar mbi udhëtimet e kryeministrit dhe se kush i ka mbuluar shpenzimet.

Që prej vitit 2020, shpenzimet për udhëtimet jashtë vendit të Edi Ramës mbulohen nga Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare, e cila ka lidhur një marrëveshje me kompaninë ‘Air Albania’ për të marrë me qira një aeroplan ‘Airbus A319-100′. Aeroplani i konfigurimit ‘Vip’ mund të akomodojë deri në 32 pasagjerë. Sipas të dhënave që ka bërë më herët publike Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare, kjo e fundit faturohet nga Air Albania për 25 orë fluturimi në vit dhe pjesën tjetër “marrësi i shërbimit e përfiton me tarifë zero”.

Etiketa: airAlbaniaRamaSpak

Lajme të lidhura

“Hajduti pezullohet dhe arrestohet”, Berisha: Balluku shkoi në Ankara dhe bëri pazarin me 50 mln euro
Aktualitet

“Hajduti pezullohet dhe arrestohet”, Berisha: Balluku shkoi në Ankara dhe bëri pazarin me 50 mln euro

12:37 - 05/12/25
Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës
Aktualitet

Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës

12:06 - 05/12/25
Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim
Aktualitet

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25
Para
“1 në 50 shqiptarë janë në burg”/ Rama sfidon Farage: Nëse është siç thua ti, do i marr mbrapsht të gjithë

“1 në 50 shqiptarë janë në burg”/ Rama sfidon Farage: Nëse është siç thua ti, do i marr mbrapsht të gjithë

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Hajduti pezullohet dhe arrestohet”, Berisha: Balluku shkoi në Ankara dhe bëri pazarin me 50 mln euro
Aktualitet

“Hajduti pezullohet dhe arrestohet”, Berisha: Balluku shkoi në Ankara dhe bëri pazarin me 50 mln euro

12:37 - 05/12/25

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar te pandehuren Belinda Balluku, e cila është e pezulluar si zëvendëskryeministre dhe...

Lexo më shumë
Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës

Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës

12:06 - 05/12/25
Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25
Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25
Bleu vota për Tom Doshin/ Spak dërgon për gjykim kryebashkiakun socialist në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli

Akuzohet për korrupsion, GJKKO kalon për gjykim dosjen e kryebashkiakut të Vaut të Dejës

11:13 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com