GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Air Albania sulmon Ahmetajn: Je borxhli tek ne, nuk keni paguar biletat e udhëtimit familjarisht

15:45 - 29/01/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Air Albania sulmon Ahmetajn: Je borxhli tek ne, nuk keni paguar biletat e udhëtimit familjarisht
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Air Albania ka reagua pas akuzave të ish zv/kryeministrit Arben Ahmetaj në emisionin “Çim Peka Live”. Përmes një deklarate zyrtare, kompania ajrore deklaron se Arben Ahmetaj figuron si debitor për shuma të konsiderueshme parash, pasi ai dhe familjarë të tij kanë udhëtuar pa paguar biletat e fluturimit. Ndër të tjera në reagim thuhet se kompania ka pritur shlyerjen e borxhit nga Ahmetaj bazuar në fjalën e dhënë prej tij, por kjo gjë nuk ka ndodhur kurrë.

Ndërsa për akuzat se “Air Albania” është një kompani e falimentuar edhe nga charterat e kryeministrit Edi Rama, kompania i krahason besueshmërinë e tyre me besueshmërinë e Ahmetajt si klient.

Reagimi i plotë i Air Albania
“Në përgjigjie të interesimit të disa mediave lidhur me deklaratat e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj mbi kompaninë Air Albania, informojmë se:

Zoti Arben i detyrohet kompanisë sonë një shumë të konsiderueshme, pasi ai dhe familjarë të tijët kanë udhëtuar me Air Albanian pa paguar biletat.

Në mënyrë të përsëritur zoti Arben ka premtuar se do ta shlyejë kompaninë, por kjo nuk ka ndodhur akoma.

Lidhur me akuzat e tjera të tij, mund të themi vetëm se ato janë po aq të besueshme sa besueshmëria e zotit Arben si klient i Air Albania.

Deklaratat e Ahmetajt
Ish-numri 2 i qeverisë së Edi Ramës, Arben Ahmetaj, ka denoncuar se sipas tij kryeministri Edi Rama ka falimentuar “Air Albania-n”, duke i shkaktuar një dëm prej 20 milionë euro.

Në denoncimin e tij, Ahmetaj ka thënë se një devijim i udhëtimit të Ramës nga Tirana për në Romë, është paguar 14 mijë euro, para këto të marra nga taksat e shqiptarëve.

“Më vjen keq për pronarët, por ky Air Albanian e ka falimentuar. Kam këtu bilancin e Turkish Airlines. Është në anglisht, por do jua përkthej po munda me fjalë të thjeshta. Që nga 31 dhjetori i 2019 humbja e Air Albania e cila tejkalon gjithë totalin e aksioneve të grupit në këtë joint venture është 20 mln euro.

A ka thënë ky që ‘unë jam maskoti’ figura e reklamës, imazhi i Air Albanias. Tani imagjinoni Michael Jordan që është imazhi i Nike që të humbasi jo 20 mln por 200 mln euro apo 2 mld, dhe ta mbajë si imazh. Qytetarët shqiptarë kanë paguar për charterin e tij nëpërmjet taksave.

Aty jemi duke folë për devijim, nga Tirana për në Romë, një fluturim është 14 mijë euro. Sipas këtyre dokumentave ky kapital është shkrirë. Le ta investigojnë dhe unë kërkoj të falur nëse nuk është kështu. Ose le të më çojnë në gjyq për këtë. Meqë deshën dokumenta këta analistët që merr ti atje. Për projektin e agregatëve në Vlorë nuk dua të ndaloj.

Është një skandal korruptiv ku gjakderdhja financiare ende vazhdon. Le të mos e investigojë Altin Dumani, le të merret me pllakat e banjos së Erjolës, le t’i shkatërrojë jetën fëmijëve të mi. Le të na përndjekin nga mbrapa. Lë të përndjekë gjithë miqtë e mi”, ka thënë Ahmetaj.

Etiketa: Arben Ahmetaj

Lajme të lidhura

Arrestimi i Dakos, Baçi tregon “skenarin” e organizuar nga Rama pas zgjedhjeve
Aktualitet

Deputeti Baçi: Do bëjmë padi ndaj policisë për dhunën e ushtruar ndaj protestuesve

12:15 - 21/02/26
Me dy pistoleta, silenciator dhe 10 kg kanabis në makinë, arrestohet 42-vjeçari në Tiranë (Emri)
Aktualitet

Me dy pistoleta, silenciator dhe 10 kg kanabis në makinë, arrestohet 42-vjeçari në Tiranë (Emri)

12:02 - 21/02/26
Transportonin emigrantë të paligjshëm, vihen në pranga 2 persona
Aktualitet

Sherr për pronën në Gjirokastër! Kushëriri qëllon me armë zjarri 61-vjeçarin, arrestohet (Emrat)

11:33 - 21/02/26
Para
Pasi Balluku e dëboi nga Divjaka, Rama e prezanton Braçen tek “Stalingradi”

Është e nevojshme një bankë e mirë zhvillimi, por vështirë se një të tillë e formon Edi Rama!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Arrestimi i Dakos, Baçi tregon “skenarin” e organizuar nga Rama pas zgjedhjeve
Aktualitet

Deputeti Baçi: Do bëjmë padi ndaj policisë për dhunën e ushtruar ndaj protestuesve

12:15 - 21/02/26

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi ka akuzuar Policinë e Shtetit për dhunë të paprecedentë dhe sjellje politike gjatë protestës...

Lexo më shumë
Me dy pistoleta, silenciator dhe 10 kg kanabis në makinë, arrestohet 42-vjeçari në Tiranë (Emri)

Me dy pistoleta, silenciator dhe 10 kg kanabis në makinë, arrestohet 42-vjeçari në Tiranë (Emri)

12:02 - 21/02/26
“Legjendat Flasin”/ Rrëfimi i veçantë i portierit shqiptar: Erdha Perlat dhe Partizani më bëri Mustë! Fanella e Kombëtares, emocion i veçantë

“Legjendat Flasin”/ Rrëfimi i veçantë i portierit shqiptar: Erdha Perlat dhe Partizani më bëri Mustë! Fanella e Kombëtares, emocion i veçantë

11:58 - 21/02/26
Transportonin emigrantë të paligjshëm, vihen në pranga 2 persona

Sherr për pronën në Gjirokastër! Kushëriri qëllon me armë zjarri 61-vjeçarin, arrestohet (Emrat)

11:33 - 21/02/26
Dervishi-Ramës: Pse nuk vendos Rrahjen ministër? Zgjidh problemin e Krujës…

Gazi lotsjellës nuk është deodorant, në vend të faljes publike kryeministri tallet!

11:14 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com