GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

Ajlin Petrela dhe Erion Isai rrëfejnë historinë e pazakontë të dashurisë së tyre: Nuk e pëlqeja fare

15:24 - 13/06/21
në Show Biz
Kohë leximi: 2 min
A A
Ajlin Petrela dhe Erion Isai rrëfejnë historinë e pazakontë të dashurisë së tyre: Nuk e pëlqeja fare
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai dhe bashkëshortja e tij, aktorja Ajlin Petrela u bënë sot pjesë e rubrikës ‘Gjysma ime’ në emisionin ‘E diela shqiptare’. Në 11 vite së bashku, i ka mbajtur pasioni, puna, karizma, humori, por mbi të gjitha, dashuria. Familja e tyre tashmë është plotësuar me dy vajza të bukura, Ajër dhe Edua.

Erioni e shpreh shumë më shumë me fjalë dashurinë e tij ndaj Ajlin, ndoshta edhe për shkak se është aktor, regjisor e skenarist dhe fjalët janë pika e tij e fortë. Por në kthimin e tyre pas në kohë, 11 vite më parë kur ishin ende studentë në Akademinë e Arteve dhe nga ku nisi gjithçka, Ajlin thotë se në atë kohë nuk kishte asnjë pëlqim ndaj bashkëshortit me të cilin ajo sot ndan jetën, ndaj dhe njohja e tyre nuk ka qenë e zakontë.

Intervista:

Ardit Gjebrea: Erioni të prezantoi me fjalë shumë të bukura, tani, është e vërtetë që në fillim ti nuk e pëlqeje Erionin?

Ajlin Petrela: Fare. Nuk kam patur asnjë lloj simpatie për Erionin. Po fare.

Ardit Gjebrea: Po pse?

Ajlin Petrela: Në kohën që unë e kam njohur Erionin, të paktën që më ra mua në sy në fakultet, ishte koha kur Erioni bënte “Tv Ersekën”.

Ardit Gjebrea: Po.

Ajlin Petrela: Ishte një grim skandaloz, Erioni me ato vetullat e atë mjekrën e shëmtuar më krijonte shumë antipati. S’kisha asnjë lloj simpatie për të. Madje, ai vinte në shkollë, bënte mësim dhe ikte, i thoja gocave që “ka ardhur katunari nga Erseka, bën tangërllëk në fakultet, hyn dhe del”. Ai në fakt vinte dhe shkonte në punë. Më dukej shumë mendjemadh dhe nuk kisha asnjë lloj tërheqjeje ndaj Erionit.

Ardit Gjebrea: Ndërkohë që ti Erion në veten tënde ishe betuar për diçka. Cili ishte ai?

Erion Isai: Shiko, unë isha betuar që grua nga Akademia e Arteve nuk do merrja.

Ardit Gjebrea: Po pse?

Erion Isai: Po, është shkollë shumë e vështirë, sidomos tek arti dhe konsumonim kohë pafund. Sezoni i provimeve në Akademinë e Arteve nuk është si çdo student që shkon në dhomë, në shtëpi, mëson, studion. Atje deri në 3 të mëngjesit nëpër studio, bëj prova. Më kishte ardhur në majë të hundës e gjitha si proces dhe mendoja që do ta gjeja jashtë profesionit për të pasur atë larmishmërinë. Mirëpo, për këtë më ra në kokë pastaj.

Etiketa: Ardit GjebreaErion Isai

Lajme të lidhura

Shokuese/ ja kush e fitoi Big Brother Vip Kosova
Kosovë & Rajon

Shokuese/ ja kush e fitoi Big Brother Vip Kosova

02:57 - 28/02/26
Big Brother VIP nis në dhjetor, ja disa nga emrat që do trazojnë shtëpinë këtë sezon
Show Biz

Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP”

22:55 - 21/02/26
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Show Biz

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

20:22 - 21/02/26
Para
Kryetari i Komisionit Zgjedhor në PD: Nesër paradite shpallet fituesi

Kryetari i Komisionit Zgjedhor në PD: Nesër paradite shpallet fituesi

TË FUNDIT

U ekstradua dy ditë më parë nga Dubai, GJKKO lë në burg Durim Bamin! Avokati kërkoi arrest shtëpiak
Aktualitet

U ekstradua dy ditë më parë nga Dubai, GJKKO lë në burg Durim Bamin! Avokati kërkoi arrest shtëpiak

10:53 - 28/02/26

Gjykata e Posaçme ka lënë në burg Durim Bamin i cili u ekstradua të enjten nga Dubai drejt vendit tonë....

Lexo më shumë
Ngjarja përsëritet vetëm një javë më pas, gjendet sërish i dhunuar një endacak në Fier

Ngjarja përsëritet vetëm një javë më pas, gjendet sërish i dhunuar një endacak në Fier

10:42 - 28/02/26
Opozita zbret sot përsëri në shesh, policia: Nuk marrim përsipër garantimin e zhvillimit të tubimit

Opozita zbret sot përsëri në shesh, policia: Nuk marrim përsipër garantimin e zhvillimit të tubimit

10:22 - 28/02/26
Të ndryshojmë Shqipërinë, të shpëtojmë Kosovën

Rama dhe Vuçiç bëhen sërish bashkë, kërkojnë ta fusin Shqipërinë dhe Serbinë dorë për dore në BE

09:37 - 28/02/26
Zbulohen në doganën e Kakavijës 350 kg kanabis, ishte fshehur në brendësi të trajlerit

Zbulohen në doganën e Kakavijës 350 kg kanabis, ishte fshehur në brendësi të trajlerit

09:24 - 28/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com