GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Ajo ditë kur talenti i United ishte pranë Barcelonës

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
United nuk llogarit Tottenham, 2 gola për t’u ngjitur në zonën europiane
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një prag sfide që mund të kishte qënë në krahun e kundërt për një nga yjet më të shndritshme të futbollit anglez dhe botëror. Marcus Rashsford është, është sot një nga sulmuesit më të kërkuar në planet. Barcelona, me të cilin do të përballet nesër, u përpoq të firmoste me sulmuesin anglez të Manchester United me lëvizje të ndryshme strategjike nga fundi i vitit 2018 deri në fillim të vitit 2019.

Në atë kohë, ai ishte 21 vjeç dhe pas një viti e gjysmë I përfundonte kontrata me “Red Devils”. Barça po kërkonte një sulmues cilësor, si zëvendësues ideal të Luiz Suarez, i cili në atë kohë do të ishte 32 vjeç. Drejtuesit e klubit kërkonin një sulmues që mund të luante si pykë dhe në krah.

Pep Segura, në atë kohë drejtori i përgjithshëm i futbollit të FC Barcelona, mori informacione në vitin 2018 se sulmuesi anglez kishte dyshime nëse do të rinovonte apo jo kontratën me United, e cila përfundonte në vitin 2020. Barça testoi predispozitën e Rashfordit dhe mori një përgjigje emocionuese: përfaqësuesit e anglezit donin të dëgjonin propozimin. Bisedat janë kryer nga përgjegjësit e sektorit sportiv të katalanasve, me Seguran në krye, me vëllezërit dhe menaxherët e lojtarit.

Janë zhvilluar deri në tri takime në Barcelonë në fillim të vitit 2019. Në atë kohë, Barça analizoi dhe përjashtoi mundësinë e blerjes së Jovicit nga Eintracht Frankfurti, si dhe mori mesazhet e para që Griezmann dëshironte të rinovonte marrëveshjen e tij me Bartomeun.

Megjithatë, opsioni Rashford nuk u braktis sepse ishte shumë tërheqës në nivel sportiv dhe ekonomik. Në fund, si të gjithë e dimë tashmë, sulmuesi anglez nuk e mori guximin për të ndryshuar ambient. Kishte dyshime nëse do të përshtatej me stilin e lojës së Barçës, në një dhomë zhveshjeje plot me “yje”, një kulturë dhe gjuhë tjetër futbolli. Në fund preferoi të qëndronte në “Old Trafford”.

Manchester United, duke kuptuar rrezikun që i vinte nga Barcelona, hapi portofolin dhe i ofroi Rashfordit 280 000 euro në javë për pesë vjet. Domethënë më shumë se 14 milionë euro në sezon. Kush e di si mund të kishte shkuar karriera e Rashford nëse ky i fundit do ishte veshur “Blaugrana”. Një “What-if scenario” shumë interesant, por vetëm kaq.

Etiketa: BarcelonaFutbollmanchester unitedrashford

Lajme të lidhura

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)
Breaking Views

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26
Champions League/ 7 gola në dy sfida, Dortmundi fiton në transfertë, Fenerbahçe shtanget në minutën e 89-të
Sport

Champions League/ 7 gola në dy sfida, Dortmundi fiton në transfertë, Fenerbahçe shtanget në minutën e 89-të

20:47 - 20/10/26
Paraqitjet e legjionarëve/ Daku, Seferi, Laçi, Manaj dhe Uzuni gjejnë rrugën e rrjetës. Muçi, Shpendi e Pilo japin asiste
Sport

Paraqitjet e legjionarëve/ Daku, Seferi, Laçi, Manaj dhe Uzuni gjejnë rrugën e rrjetës. Muçi, Shpendi e Pilo japin asiste

15:26 - 19/10/26
Para
‘Do vdes’,del VIDEO ‘e fundit’ që 17-vjeçari filmoi nën rrënoja

‘Do vdes’,del VIDEO ‘e fundit’ që 17-vjeçari filmoi nën rrënoja

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)
Breaking Views

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26

Paris Saint-Germain ka fituar një përballje spektakolare ndaj Barcelonës, me rezultatin 4-2, në një ndeshje të luftuar deri në minutat...

Lexo më shumë
Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

22:11 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com