GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

‘Ajo që ndodhi më 14 maj s’ka ndodhur kurrë ndonjëherë’

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Vibratori i qeverisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Alfred Lela, Drejtori i Zyrës së Shtypit në PD, ka deklaruar sot në emisionin “Çim Peka LIVE” se beteja për zgjedhje të lira vazhdon dhe se “ajo që ne po shohim këto ditë dhe së shpejti do ta kenë edhe ndërkombëtarët, edhe mediat… është jo termi që përdor Sali Berisha – farsë, jo terma që janë përdorur vazhdimisht për zgjedhjet – masakër, kasaphanë, përçudnim e me radhë, por është një shkalle të pahasur ndonjëherë në historinë e zgjedhjeve kudo në botë, që nga Briri i Artë e deri lart në Vladivostok”.

Alfred Lela u përfshi në debat së pari me analisten Iris Luarasi në nisje të diskutimit për “Shqipërinë e pas zgjedhjeve të 14 Majit” në tryezën ku ishin të ftuar edhe z. Baton Haxhiu dhe z. Gent Strazimiri.

Alfred Lela: Për zgjedhjet (të flas) apo për post-Gaz Bardhin?!

Çim Peka: Për gjithë debatin!

Alfred Lela: Shiko, unë jam edhe Genti, edhe Strazimiri gjithashtu. Për fat të mirë dhe për fat të keq, jemi pjesë e një grupi aty në PD që i sheh, pra, që jemi dëshmitarë (s’po them jemi të dorës së tyre, sepse të dorës së parë janë ata që kanë parë kur ka ndodhur, teksa ka ndodhur, ajo që ka ndodhur me zgjedhjet). Është pamje që nuk ke çfarë të bësh tjetër. Mund të zgjedhësh, po të marrim si aksiomë atë që thotë Irisi që mos iu tregoni të vërtetën njerëzve, se i dekurajoni…

Iris Luarasi: Nuk thashë mos i tregoni! Një sekondë, ku e thashë unë këtë gjë?!

Alfred Lela: Pse ua thoni…

Iris Luarasi: Nuk mund të vesh në gojën time që t’i them njerëzve gënjejini ju njerëzit. S’e them kurrë këtë. Thashë bëni beteja politike, se po bëni luftë disfatiste.

Alfred Lela: Pse, beteja për votën, beteja për zgjedhjet nuk është politike?! Beteja për zgjedhje të lira nuk është politike?!  Ajo që ne po shohim këto ditë dhe së shpejti do ta kenë edhe ndërkombëtarët, edhe mediat, edhe juve, edhe ata që bëjnë sikur nuk shohin, sikur nuk kuptojnë, se ashtu u intereson, është jo termi që përdor Sali Berisha – farsë, jo terma që janë përdorur vazhdimisht për zgjedhjet – masakër, kasaphanë, përçudnim e me radhë, por është e një shkalle të pahasur ndonjëherë në historinë e zgjedhjeve kudo në botë, që nga Briri i Artë e deri lart në Vladivostok.

Askund! Asnjëherë dhe do ta shihni e shpresoj të keni sy për ta parë dhe të thoni atë që shihni dhe jo atë që ju intereson për të thënë. Kaq kam për të thënë.

Kaq kam për të thënë për atë që do të pritet të dalë dhe të dëshmohet dhe njerëzit, publiku i gjerë ta shohë! Sepse, kjo të ndërtuarit e një Shqipërie “daneze”, ndërkohë që Shqipëria në të cilën jetojmë në daç në zgjedhje, në daç në demokraci, në daç në sjelljen ndaj kundërshtarit politik e të gjitha këto u përmendën, vula, marrja e vulës me forcë, të detyruarit, pra të shkuarit kundër vullnetit të lirë të forcave në një koalicion dhe të detyruarit e tyre, të zgjedhësh me forcë kryetarin, jo atë çka ata duan, po atë çka do pushteti dhe çka duan gjykatat është…

Iris Luarasi: Koalicioni ishte vendosur edhe para se të… Që do të shkonin bashkë Berisha me Metë, kjo ishte vendosur bashkë dhe s’kishte lidhje me vulën.

Alfred Lela:…ështe pafalshme! Shumë vetë në Shqipëri dhe përreth e falën, por është e pafalshme dhe bëjnë sikur nuk shohin shumë gjëra.  Një ndër gjërat   që bëjnë sikur nuk shohin është – e dini sa qindra mijëra vetëve ua ndërruan qendrat e votimit pa i lajmëruar, pa i pyetur?! Pa u thënë?! E dini që PD-ja ka çuar një padi në SPAK për këtë?!”

Etiketa: LelaPD

Lajme të lidhura

Eurodeputeti gjerman: Qeveria teknike do t’u japë shpresë qytetarëve shqiptarë
Breaking Views

Eurodeputeti gjerman: Qeveria teknike do t’u japë shpresë qytetarëve shqiptarë

21:30 - 10/11/26
“Rama të largohet”-Nuk resht protesta para Kryeministrisë, mblidhen sërish qytetarët dhe studentët
Breaking Views

“Rama të largohet”-Nuk resht protesta para Kryeministrisë, mblidhen sërish qytetarët dhe studentët

21:00 - 10/11/26
Fushata në ndihmë të Erindit, 17-vjeçarit që u gjobit me 5 mln lekë pasi protestoi kundër qeverisë, mblidhen mbi 119 mijë Paund
Breaking Views

Fushata në ndihmë të Erindit, 17-vjeçarit që u gjobit me 5 mln lekë pasi protestoi kundër qeverisë, mblidhen mbi 119 mijë Paund

20:30 - 10/11/26
Para
Rikthehen në funksionim të plotë disa programe të kompanisë Microsoft

Rikthehen në funksionim të plotë disa programe të kompanisë Microsoft

Discussion about this post

TË FUNDIT

Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit
Aktualitet

Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

22:00 - 10/11/26

Një shtetas shqiptar 39-vjeçar është vrarë me armë zjarri në një lokal në Orihuela Costa të Spanjës. Autor i dyshuar...

Lexo më shumë
Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

21:40 - 10/11/26
Eurodeputeti gjerman: Qeveria teknike do t’u japë shpresë qytetarëve shqiptarë

Eurodeputeti gjerman: Qeveria teknike do t’u japë shpresë qytetarëve shqiptarë

21:30 - 10/11/26
“Rama të largohet”-Nuk resht protesta para Kryeministrisë, mblidhen sërish qytetarët dhe studentët

“Rama të largohet”-Nuk resht protesta para Kryeministrisë, mblidhen sërish qytetarët dhe studentët

21:00 - 10/11/26
Fushata në ndihmë të Erindit, 17-vjeçarit që u gjobit me 5 mln lekë pasi protestoi kundër qeverisë, mblidhen mbi 119 mijë Paund

Fushata në ndihmë të Erindit, 17-vjeçarit që u gjobit me 5 mln lekë pasi protestoi kundër qeverisë, mblidhen mbi 119 mijë Paund

20:30 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com