Bordi i Transparencës ka abuzuar me vendosjen e çmimit të karburanteve. Në këtë përfundim ka dalë Autoriteti i Konkurrencës pas 9 muajsh hetime në treg. Në raportin e publikuar Konkurrenca evidenton se Bordi ka rritur çmimet e naftës dhe benzinës. Madje, edhe atëherë kur në bursa nuk ka pasur lëvizje. Madje në tregun tonë karburantet janë shitur shumë herë më lartë se në treguan e rajonit. Sipas Autoriteti, këto vendime të Konkurrencës kanë shkelur hapur ligjin e Konkurrencës. Dhe kanë rritur çmimet në nivelet më të larta kombëtare, por jo vetëm.
“Rritja e çmimit te naftës dhe të benzinës është reflektuar në të gjithë tregun e shitjes me pakicë. Dhe për pasojë ka rezultuar në çmime përgjithësisht më të larta për konsumatorin fundor. Duke krijuar dyshime se mund të jemi par shkeljes së nenit 4 dhe 9 të ligjit nr.9121/2003 “Për mbrojtjen e Konkurrencës”, shprehet Autoriteti.
Në këtë kuadër, Konkurrenca del në rezultatin se vendimet e Bordit kanë ndikuar negativisht në treg dhe kanë rritur në mënyrë të frikshme çmimet e karburanteve.
“Çmimet e rekomanduara mund të ndihmojnë koordinimin e çmimeve midis konkurrentëve si pasojë e transparencës dhe mund të çorientojnë konsumatorët rreth nivelit të arsyeshëm të çmimit. Çmimet e fiksuara janë instrumente rregullatorë. Por që kanë efekt për konkurrencën dhe reduktojnë përfitimet e konsumatorëve që janë rezultat i konkurrencës së tregut. Gjithashtu çmimet maksimale të fiksuara mund të mbrojnë konsumatorin nga çmimet e larta në treg. Por krijojnë një mungesë të konkurrencës efektive,” thuhet në vendimin e Komisionit të Konkurrencës.
Ndikimi i Kastratit
Në këtë raport të Konkurrencës vihet re se kompanitë që merren me importin dhe tregtimin e karburanteve kanë ndikuar në vendosjen e çmimit të tyre. Vihet re se firmat që kanë pozita dominuese në treg janë Kastrati SHA, Gega Oil. Si dhe Europetrol Durrës Albania SHA, BOLV -OIL SHA dhe Eriol SHA. Por, nga të gjitha këto ndërmarrja që ka pozitë dominuese në treg është Kastrati me rreth 42%.
Sakaq, më tutje Konkurrenca shprehet se këto ndërmarrje kanë ndikuar, qoftë në mënyrë të tërthortë në çmimin e shitjes së karburanteve në tregun me pakicë. Pasi e kanë shitur me çmim më të lartë në tregun me pakicë edhe në rastet kur çmimi i blerjes më shumicë nuk ndryshonte.
Pra, ata mund ta blinin me çmim më të lirë, por në pikat e karburanteve çmimi shkonte në rritje.
“Ndërmarrjet në treg konkurronin me kosto operative dhe marzhet e fitimit. Duke sjellë që ndërmarrje të ndryshe të kishin çmime të ndryshme shitjes edhe nëse kishin të njëjtin çmim blerje”, thekson Konkurrenca.
Kështu në përfundim të raportit, AK shprehet se “duke qenë se marzhi i fitimit aplikohet mbi koston mesatare të ponderuar të produktit. E cila është e ndryshme për ndërmarrje të ndryshme. Rrjedhimisht dhe çmimi i shitjes mbi të cilin aplikohet marzhi duhet të jetë i ndryshëm midis konkurrenteve. Por ky çmim nuk duhet të kalojë nivelin maksimal të përcaktuar nga Bordi i Transparencës”.
Kujtojmë Bordi i Transparencës u krijua në mars të vitit 2022, për të përcaktuar çmimin e shitjeve me pakicë dhe shumicë në treg. Që asaj kohe çmimet e karburanteve janë rritur në mënyrë të shpejt. Dhe madje shpesh herë Gijotina.com ka denoncuar rastet kur Bordi i rriste çmimet ndërsa në bursën e huaj kishte filluar rënia. Edhe në vendimin e fundit Bordi e rriti çmimin në nivelin mbi 200 lekë/litër. Ndërsa që në mars të 2022 ndërmarrjet nuk kanë ulur poshtë vlerës 194 lekë për litër çmimin e naftës.
Lexo edhe: Emiriana Sako nis vitin me Kastratin, i fal 1.3 mld lekë, fitues i paracaktuar
©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.
Discussion about this post