GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Konkurrenca lejon krijimin e monopoleve/ Kompanitë celulare unifikojnë paketat, rriten çmimet

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 4 min
A A
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Monopolet janë rreziku më serioz i një ekonomie ende të paformalizuar, dhe që fatkeqësisht bien në kurriz të qytetarëve. Shqipërisë vazhdimisht i bëhet thirrje për të shkrirë monopolet në mënyrë që të rritet konkurrenca, por që deri më tani situata nuk ka ndryshuar, për të mos thënë që është përkeqësuar.

Mungesa e konkurrencës shpesh është listruar tek shkaqet kryesore që pengon përmirësimin e klimës së biznesit.

Institucionet autorizojnë krijimin e monopolit

Në ditët e para të këtij muaj (prill 2023) dy nga kompanitë e tregut të telekomunikacionit ONE dhe ALBtelekom u bashkuan në një të vetme duke bërë që mbi 450 mijë klientë të ALBtelekom ti kalonin kompanisë ONE.

Institucionet shqiptare Autoriteti i Konkurrencës dhe AKEP autorizuan bashkimin e dy kompanive me argumentin se ALBtelekom ishte në vështirësi financiare për t’ju përgjigjur zhvillimeve teknoligjike por nga ana tjetër, nuk u vlerësua rrisku i përqendrimit të tregut, në vetëm 2 kompani. Ky përqendrim i tregut tashmë i dukshëm u lejua nga Konkurrenca me argumentin se njëra nga kompanitë ishte në rrezik financiar.

“Bazuar në analizën e konkurrencës, Komisioni vlerësoi se shoqëria Albtelecom SHA nuk rezulton një konkurrent eficent sipas treguesve ekonomik, ndërkohë që One Telecommunications vlerësohet një konkurrent me mundësi investimi dhe zhvillimi”, thuhej në vendim.

Por ky bashkim do të monitorohej për të mos lejuar abuzimet me pozitat dominuese. Tashmë të dyja kompanitë e bashkuara monitorohen nga shoqërua hungareze 4iG.

Në këtë mënyrë një monopol tjetër u krijua në vend me aprovi të institucioneve shqiptare. Tanimë qytetarët kanë vetëm dy opsione për paketat telefonike, ato që ofron kompania më e madhe në vend tashmë ONE ose ato që ofron Vodafone, që luhaten në të njëjtat ujëra.

 

One shtrenjton paketat pas bashkimit me ALBtelekom

Menjëherë pas bashkimit të dy kompanive, ONE ka rishikuar paketat për qytetarët si ato me kontratë dhe ato me parapagesë.

Pas një verifikimi të planeve të reja të kësaj kompanie kupton se ofertat janë shtrenjtuar.

Ofertat ditore nga 150 lekë tashmë janë 200 lekë, me vetëm 1 GB, pa minuta dhe mesazhe në dispozicion.

Për të kaluar tek paketat UNLIMITED, në dukje pa limite, por në fakt me kosto më të larta se më parë.

Të gjitha paketat ONE UNLIMITED janë shtrenjtuar me 100+200 lekë këtë vit. Duke krahasuar të dhënat e bëra publike nga AKEP për paketat me tarifat aktuale kupton se paketat me parapagesë tashmë janë shtrenjtuar.

Rritje kanë pësuar edhe programet me kontrata deri në 400 leke. Kjo rritje i ka kapur në befasi qytetarët.

TRIFAT E VJETRA

 

TARIFAT AKTUALE

 

“Prej 3 vitesh kisha kontratë me ONE, 1300 lekë në muaj. Afati i saj përfundoi dhe sot kontrata që përfitoja ishte 1800 lekë në muaj me argumentin se njësitë ishn pa limit. Janë cmime të papërballueshme”, pohon një klient i ONE për Gijotina.

Ndërkohë ONE nuk është as transparent me tarifat që të ofron.

 

Paketa Unlimited Beats+ me vlerë 1600 lekë, në fakt nuk ka as internet pa limit, dhe as minuta e sms pa limit siç thuhet në program. Në të vërtet nga kjo paketë përfiton 3000 minuta, 300 sms dhe 23 giga.

Ndërsa në dyqanet e ONE për të ‘justifikuar’ rritjen e tarifave, të thonë që këto janë tashmë ofertat standarde pasi ato të mëparshmet ishin promocionale. Tashmë duhet pritur që pas dy vitesh të konstatojë nëse ka pasur rritje tarifash, nëse është abuzuar me pozitat dominuese apo jo.

Problemi në një situatë të tillë qytetarët nuk kanë shumë opsione zgjedhje pasi paketat e VODAFONE që është operatori tjetër i telefonisë celulare janë thuajse të njëjtat me ndryshime 100-200 lekë.

Dyshimet se me paketat dhe ofertat ka abuzime nga operatorwt kanw nisur vite mw parw, ku në vitin 2020, Autoriteti nisi një hetim të detajuar pwr tw parw sjelljen e operatorwve (Vodafone, One dhe ALBtelecom) pwr paketat e reja por Autoriteti doli nw konkluzion se nuk ka pasur abuzime. Por autoriteti i Konkurrencës doli në këtë konkluzion pa bërë një analizë krahasuese për ndryshimet e kryera në paketat standarde nga tre operatorë celularë.

Lexo edhe:Rritja e çmimit të patentës, “Konkurrenca” ndalon marrëveshjen

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: auoritetikompani celularekonkurrencapaketarritje cmimesh

Lajme të lidhura

Florenc Spaho fsheh raportin e auditit, 4 ministra dhe 2 drejtorë të përfshirë
Breaking Views

Florenc Spaho fsheh raportin e auditit, 4 ministra dhe 2 drejtorë të përfshirë

14:53 - 25/10/26
Tendera sekretë me Begator Manen, Emiljano Dushën e Afrim Qendron për gaz, municion e mjete speciale
Breaking Views

Tendera sekretë me Begator Manen, Emiljano Dushën e Afrim Qendron për gaz, municion e mjete speciale

22:15 - 23/10/26
Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa
Breaking Views

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa

16:22 - 17/10/26
Para
Populli amerikan i shqetësuar për tregun e punës

Populli amerikan i shqetësuar për tregun e punës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 26 Tetor 2026

07:28 - 26/10/26

Dashi Ngjarjet e reja dhe stimuluese, si edhe ndryshimet e papritura, nuk ju trembin. Përkundrazi, ato ju nxisin të bëni...

Lexo më shumë
Moti për sot: E dielë e kthjellët me ndërrime vranësirash

Parashikimi i motit për sot, 26 Tetor 2026

07:26 - 26/10/26
Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate në Serbi, Shaip Kamberi: Jemi në garë për të tretin

Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate në Serbi, Shaip Kamberi: Jemi në garë për të tretin

23:05 - 25/10/26
Pas dy vitesh protesta/ Vuçiç mposhtet, studentët shpërthejnë festimet në Beograd

Pas dy vitesh protesta/ Vuçiç mposhtet, studentët shpërthejnë festimet në Beograd

22:20 - 25/10/26
Zgjedhjet në Serbi, miku i Ramës pranon humbjen: Lista Studentore ka fituar

Zgjedhjet në Serbi, miku i Ramës pranon humbjen: Lista Studentore ka fituar

21:48 - 25/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com