GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Art & Kulturë

Akademia e Shkencave: Nis puna për hartimin dhe botimin e veprës “Fjalori i madh i gjuhës shqipe”

11:49 - 11/05/21
në Art & Kulturë
Kohë leximi: 2 min
A A
Akademia e Shkencave: Nis puna për hartimin dhe botimin e veprës “Fjalori i madh i gjuhës shqipe”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në Akademinë e Shkencave u nënshkrua sot nga qendra e botimeve albanologjike e enciklopedike (QBAE) e drejtuar nga prof. Irakli Koçollari, kontrata me grupin e punës për hartimin dhe botimin e veprës madhore “Fjalori i madh i gjuhës shqipe”.

Kryetari i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi, tha se po hidhet një hap përpara për të filluar një punë mjaft të madhe të ndërmarrë nga Akademia e Shkencave në bashkëpunim me institucionet e tjera, sidomos me Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës dhe me universitetet për të hartuar “Fjalorin e madh të gjuhës shqipe”, “Historinë e shqiptarëve” dhe “Enciklopedinë kombëtare”.

Akademiku Gjinushi tha se “në hartimin e fjalorit bashkëpunojnë profesorët më të shquar të gjuhësisë dhe leksiokografët më të mirë”.

Akademik Jani Thomani u shpreh se për gjuhën shqipe janë hartuar deri më sot fjalorë të rëndësishëm, por është i domosdoshëm hartimi i një fjalori të madh si ky, që t’u shpërbejë gjithë shqiptarëve.

“Fjalori i madh i gjuhës shqipe” do të jetë një vepër normative leksikografike, ai është i domosdoshëm për të pasqyruar dhe për të hedhur në përdorim pasurinë e madhe frazeologjike e semantike të gjuhës shqipe.

Redaksia e hartimit të “Fjalorit të madh të gjuhës shqipe” përbëhet nga: Jani Thomai, Miço Samara, Gjovalin Shkurtaj, Valter Memishaj, Shefkije Islamaj, Shezai Rrokaj, Francesco Altimari.

Do të marrin pjesë si bashkëhartues leksikografët: Hajri Shehu, Thanas Feka, Artur Lamaj, Tomorr Plangarica, Anila Omari, Idriz Metani, Kristina Jorgaqi, Ali Jashari, Emal Murati, Anila Kananaj, Adrian Vehbiu, Gëzim Gurgaj, Naim Berisha, Bardh Rugova, të cilët do të bashkëpunojnë me të tjerë studiues nga institucionet e gjuhës shqipe në universitete në Kosovë, Maqedoninë e Veriut, në Mal të Zi dhe me arbëreshët e Italisë.

Etiketa: Skender Gjinushi

Lajme të lidhura

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26
Përcillet në banesën e fundit parodisti Mane Lumani, familjarët dhe kolegët i japin lamtumirën
Aktualitet

Përcillet në banesën e fundit parodisti Mane Lumani, familjarët dhe kolegët i japin lamtumirën

14:26 - 02/03/26
Kinematografia shqiptare në zi! Ndahet nga jeta aktori i njohur korçar, Zhani Ziçishti
Aktualitet

Kinematografia shqiptare në zi! Ndahet nga jeta aktori i njohur korçar, Zhani Ziçishti

11:04 - 25/02/26
Para
Studimi: Ivermektina mund të na shpëtojë nga Covid-19

Studimi: Ivermektina mund të na shpëtojë nga Covid-19

TË FUNDIT

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…
Aktualitet

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…

23:07 - 03/04/26

Ish-zëvendës shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Dedë Prenga, ka paralajmëruar se ekziston rreziku për Shqipërinë për...

Lexo më shumë
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

22:53 - 03/04/26
Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

22:28 - 03/04/26
Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

22:15 - 03/04/26
Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

21:12 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com