GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Art & Kulturë

Akademia e Shkencave promovon me Universitetin e Vlorës librin “Njerëz me dritë” të Lefter Çipës

18:27 - 24/05/21
në Art & Kulturë
Kohë leximi: 3 min
A A
Akademia e Shkencave promovon me Universitetin e Vlorës librin “Njerëz me dritë” të Lefter Çipës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Akademia e Shkencave në kuadrin e aktiviteteve të përbashkëta me Universitetin e Vlorës ka promovuar sot librin “Njerëz me dritë” të Lefter Çipës.

Kryetari i Akademisë së Shkencave akad. Skënder Gjinushi në fjalën përshëndetëse në përurimin e librit dhe fondit arkivor të Lefter Çipës përgëzoi personalisht rektorin Roland Zisi për nismën e krijimit të fondeve dorëshkrimorë pranë bibliotekës së institucionit.

Duke iu referuar përvojës së Akademisë së Shkencave, që si ent botues, vazhdimisht mbledh e koleksionon dorëshkrime e daktiloshkrime veprash të pabotuara, akademiku Gjinushi, tha se “bashkë me shumë epërsi të njohura, numerizimi i dokumenteve ka sjellë edhe pasoja që mund të ndikojnë për keq në besueshmërinë e tyre. Dikur thuhej verba volant, scripta manent: fjala fluturon, e shkruara mbetet. Por në rastin e dokumentit të numerizuar jo vetëm fjala, por edhe e shkruara, për pak mungesë kujdesi, fluturon dhe ikën”.

Më tej akad. Gjinushi foli për rolin e Lefter Çipës si autor tekstesh të këngëve popullore, si organizator e drejtues grupesh folklorike, si poet e njeri me karakter të fortë dhe për emrin e tij si një mjeshtër i polifonisë, i harmonisë dhe thellësisë së saj dhe si mjeshtër i risive.

Akad. Gjinushi e vlerësoi Lefter Çipën si një personalitet të rrallë e krijues që përsosi artin e krijimit dhe tha se studentët dhe profesorë të Universitetit, të folklorit, etnologjisë, letërsisë, etnomuzikologjisë dhe të degëve të tjera, do të gjejnë në këtë arkiv laboratorin e krijuesit popullor e qytetar.

Paraqitja e botimit u bë nga prof. Bardhosh Gaçe dhe akad. Shaban Sinani, sekretar shkencor i Akademisë së Shkencave.

Akad. Sinani tha se në një histori të ardhshme të letërsisë shqipe, emra të tillë si Lefter Çipa, Dhori Qiriazi, Ndoc Gjetja, Hamit Aliaj dhe shumë të tjerë, që krijuan me frymëzim të vetvetishëm, pa e vrarë shumë mendjen nëse arti i tyre do t’u shfaqej me emrin vetjak apo me atë të popullit, do të kenë një vend të veçantë.

Libri “Njerëz me dritë” i Lefter Çipës është libër që i kushtohet familjes së artit dhe poezisë poezisë së tij. Është një histori e shkruar nga një njeri krenar, që i njeh një nga një hierarkët e letërsisë në kryeqytet, shtrohet në sofrën e begatë të krijimtarisë bashkë me ta, hyn në zyrat dhe shtëpitë e tyre, brendësohet aq shumë sa të bëhet zot i dollisë në tryezën e mikut. Është një libër që të çon tek pyetja nëse Lefter Çipa i takon më shumë Vlorës e Labërisë apo kryeqytetit.

“Njerëz me dritë” është libër dëshmie se sa shumë i ka dashur e çmuar Lefteri miqtë e tij të lartë, me paraqitje si kontë Parisi, siç i sheh ai Shuteriqin e Dritëronë në një prej njohjeve të para me ta”, tha akad. Sinani  dhe theksoi seky libër është një testament dashurie dhe njëherësh një jetë autori dëshmuar përmes lidhjeve me njerëzit e urdhrit të artit.

Etiketa: Skender Gjinushi

Lajme të lidhura

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26
Përcillet në banesën e fundit parodisti Mane Lumani, familjarët dhe kolegët i japin lamtumirën
Aktualitet

Përcillet në banesën e fundit parodisti Mane Lumani, familjarët dhe kolegët i japin lamtumirën

14:26 - 02/03/26
Kinematografia shqiptare në zi! Ndahet nga jeta aktori i njohur korçar, Zhani Ziçishti
Aktualitet

Kinematografia shqiptare në zi! Ndahet nga jeta aktori i njohur korçar, Zhani Ziçishti

11:04 - 25/02/26
Para
Klosi paralajmëron: Çdo ndërtim pa leje në breg të detit do të shembet

Klosi paralajmëron: Çdo ndërtim pa leje në breg të detit do të shembet

TË FUNDIT

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…
Breaking Views

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak...

Lexo më shumë
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com