GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Akademiku dënohet për sulmin në sinagogën e Parisit më 1980

në Botë
Kohë leximi: 1 min
A A
Akademiku dënohet për sulmin në sinagogën e Parisit më 1980
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Më shumë se 42 vjet pas sulmit vdekjeprurës në një sinagogë në Paris, një gjykatë e këtij qyteti dënoi një akademik libanezo-kanadez për kryerjen e sulmit.

Gjykatësit konstatuan se Hassan Diab, 69 vjeç, ishte i riu që vendosi bombën në motoçikletë pranë sinagogës Rue Copernic, më 3 tetor të vitit 1980.

Katër persona u vranë dhe 38 të tjerë u plagosën në sulm, shkruan REL.

Diab refuzoi të merrte pjesë në gjyq, por gjyqtarët e dënuan atë me burgim të përjetshëm.

Sulmi në sinagogën Rue Copernic ishte i pari që kishte në shënjestër hebrenjtë në Francë, që nga Lufta e Dytë Botërore.

Diab, libanez me origjinë palestineze, i cili mori shtetësinë kanadeze në vitin 1993 dhe ligjëron lëndën e Sociologjisë në Otavë, u identifikua për herë të parë si i dyshuar në vitin 1999.

Tetë vjet më vonë, francezët lëshuan një urdhër arresti ndërkombëtar për të dhe në vitin 2014 Kanadaja pranoi ta ekstradojë.

Në vitin 2018, megjithatë, gjyqtarët francezë e shpallën rastin të mbyllur, për shkak të mungesës së provave, duke e lejuar Diabin që të kthehej në Kanada.

Në vitin 2021, pastaj, Gjykata e Lartë në Paris miratoi apelin kundër mbylljes së rastit – gjë që i hapi rrugë gjyqit që nisi në fillim të këtij muaji.

Diabi vazhdimisht ka mohuar fajësinë dhe nuk është kthyer në Francë për gjyqin, që është zhvilluar në mungesë të tij.

Dënimi i tij nënkupton që Franca duhet të bëjë tani një kërkesë tjetër për ekstradim.

Etiketa: akademikdenohet

Lajme të lidhura

Alarm në Francë! Hakerët vjedhin të dhënat personale të 22 milionë qytetarëve
Botë

Alarm në Francë! Hakerët vjedhin të dhënat personale të 22 milionë qytetarëve

08:55 - 15/11/26
BE paralajmëron përsëri qytetarët: Përgatituni të mbijetoni 72 orë pa ndihmën e autoriteteve
Botë

BE paralajmëron përsëri qytetarët: Përgatituni të mbijetoni 72 orë pa ndihmën e autoriteteve

15:29 - 14/11/26
SHBA rihap hapësirën ajrore, por kaosi në aeroporte vijon, mijëra pasagjerë të bllokuar
Botë

SHBA rihap hapësirën ajrore, por kaosi në aeroporte vijon, mijëra pasagjerë të bllokuar

08:40 - 14/11/26
Para
Kopja e Mona Lisës në ankand, pritet të arrijë vlerën e 200 mijë eurove

Efekti “Mona Lisa” në ekonomi – A poshkojmë drejt recesionit?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pirro Dhima jep dorëheqjen pas arrestimit të vëllait, ministria greke nuk ia pranon
Aktualitet

Pirro Dhima jep dorëheqjen pas arrestimit të vëllait, ministria greke nuk ia pranon

09:20 - 15/11/26

Kampioni olimpik Pirro Dhima ka paraqitur dorëheqjen nga posti i këshilltarit special në Ministrinë e Sportit në Greqi, pas shpërthimit...

Lexo më shumë
Alarm në Francë! Hakerët vjedhin të dhënat personale të 22 milionë qytetarëve

Alarm në Francë! Hakerët vjedhin të dhënat personale të 22 milionë qytetarëve

08:55 - 15/11/26
Maratona e Tiranës mbledh 5,800 garues, bllokohet kryeqyteti! Rrugët ku nuk do të lejohet qarkullimi

Maratona e Tiranës mbledh 5,800 garues, bllokohet kryeqyteti! Rrugët ku nuk do të lejohet qarkullimi

08:28 - 15/11/26
Koçeku ironizon Asamblenë e PS-së: “Një parti që nuk kontrollon dot veten, si mund të drejtojë një shtet?”

Koçeku ironizon Asamblenë e PS-së: “Një parti që nuk kontrollon dot veten, si mund të drejtojë një shtet?”

08:12 - 15/11/26
Reshje shiu dhe shtrëngata në disa zona, si parashikohet moti këtë të diel

Reshje shiu dhe shtrëngata në disa zona, si parashikohet moti këtë të diel

07:44 - 15/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com