GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

AKEP mbyll 155 faqe ruse në internet për dezinformim, 8 të tjera u përkisnin grupeve të hakerimit

në Aktualitet, Breaking Views, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
AKEP mbyll 155 faqe ruse në internet për dezinformim, 8 të tjera u përkisnin grupeve të hakerimit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tomi Frashëri, Kryetar i AKEP-it, Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, deklaroi sot se institucioni që ai drejton ka mbyllur 155 faqe ruse në internet, që synonin dezinformimin, ndërsa 8 të tjera u përkisnin grupeve të hakerimit të të dhënave sikurse tha ai.

Frashëri bëri këto komente gjatë seancës dëgjimore para komisionit të posaçëm parlamentar kundër dezinformimit dhe formave të tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike të vendit, ku foli mes të tjerash mbi sulmet iraniane nga “Homeland Justice”, që synonin sipas tij, shkatërrimin e të dhënave dhe kolapsin e shërbimit të operatorit.

“Sulmet ndaj operatorëve janë të përditshme. Kur nisi lufta në Ukrainë, i mblodhëm operatorët dhe u thamë të skanojnë përditë gjendjen dhe kjo të bëhej kulturë”, tha Frashëri.

Ai shtoi se kërkesa e parë për të bllokuar faqe ruse erdhi nga Komisioni Evropian më 3 mars të vitit 2022, ndërsa Shqipëria u godit nga hakerat iranianë në muajin korrik.

“Komisioni Europian kërkoi që 3 faqe interneti, si dhe llogari të tjera ruse, që mbanin qëndrim dhe publikonin të dhëna në favor të agresionit rus, të mbylleshin, sepse përmbanin dezinformim. Kërkesa të tjera kanë ardhur nga organet ligjzbatuese për grupin “Homeland Justice”. Kërkesa kanë ardhur kryesisht nga prokuroria në disa raste, Njësia C kibernetike e Policisë dhe i vetmi instrument për t’i ndaluar këto, është ligji”, tha Frashëri.

Ai shtoi se AKEP-i bën kontrolle në mënyrë të përhershme mbi personat e autorizuar dhe se siguria në këtë fushë është maksimale, ndërsa detajoi se këto sulme kanë ndodhur gjatë festave dhe pushimeve, kur operatorët ulin vëmendjen ndaj sistemit, por kjo tani nuk ndodhë më, sepse tani janë caktuar ekipe profesionale gjatë festave dhe fundjavave në çdo stinë.

Siguria kibernetike është një detyrë me përparësi të lartë qysh pas krizës shëndetësore të pandemisë Covid 19. AKEP-i administron 5 infrastruktura kritike dhe qysh prej shkurtit të vitit 2022 kur nisi agresioni rus ndaj Ukrainës ka një vëmendje maksimale ndaj ndërhyrjeve të huaja të dëmshme në shërbimin elektronik të vendit.

gijotina.com/

Etiketa: AKEPKryesore1

Lajme të lidhura

Bardhi: Si mashtroi Belinda Balluku kur deklaronte se Divjaka dhe Patosi nuk do të shkrihen si bashki
Aktualitet

Bardhi: Si mashtroi Belinda Balluku kur deklaronte se Divjaka dhe Patosi nuk do të shkrihen si bashki

17:20 - 01/08/26
Salianji: Tenderi i avionëve zjarrfikës, aferë korruptive! SPAK duhet të hetojë
KRYESORE

Salianji: Tenderi i avionëve zjarrfikës, aferë korruptive! SPAK duhet të hetojë

16:59 - 01/08/26
SPAK zbardh operacionin e arrestimit të biznesmenit Ermal Beqiri në Francë! Akuzat, pasuritë e sekuestruara dhe ekstradimi
Aktualitet

SPAK zbardh operacionin e arrestimit të biznesmenit Ermal Beqiri në Francë! Akuzat, pasuritë e sekuestruara dhe ekstradimi

16:50 - 01/08/26
Para
Berisha: Nesër në ora 11 të gjithë te bashkia, kundër hajdutit të fondeve publike

Berisha: Nesër në ora 11 të gjithë te bashkia, kundër hajdutit të fondeve publike

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bardhi: Si mashtroi Belinda Balluku kur deklaronte se Divjaka dhe Patosi nuk do të shkrihen si bashki
Aktualitet

Bardhi: Si mashtroi Belinda Balluku kur deklaronte se Divjaka dhe Patosi nuk do të shkrihen si bashki

17:20 - 01/08/26

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar edhe një herë tjetër për propzimin e Partisë Socialiste...

Lexo më shumë
Salianji: Tenderi i avionëve zjarrfikës, aferë korruptive! SPAK duhet të hetojë

Salianji: Tenderi i avionëve zjarrfikës, aferë korruptive! SPAK duhet të hetojë

16:59 - 01/08/26
SPAK zbardh operacionin e arrestimit të biznesmenit Ermal Beqiri në Francë! Akuzat, pasuritë e sekuestruara dhe ekstradimi

SPAK zbardh operacionin e arrestimit të biznesmenit Ermal Beqiri në Francë! Akuzat, pasuritë e sekuestruara dhe ekstradimi

16:50 - 01/08/26
Armand Duka flet pas tërheqjes së FIFA-s: Uniteti i UEFA-s bëri diferencën

Armand Duka flet pas tërheqjes së FIFA-s: Uniteti i UEFA-s bëri diferencën

16:26 - 01/08/26
Policia u bën kontroll makinave luksoze në Tiranë, gjendet drogë dhe shkopinj bejsbolli: Shoqërohen 6 persona

Policia u bën kontroll makinave luksoze në Tiranë, gjendet drogë dhe shkopinj bejsbolli: Shoqërohen 6 persona

15:27 - 01/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com