GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

AKEP: Ulja e volumit të thirrjeve kombëtare/ndërkombëtare vjen si rezultat i përdorimit masiv të aplikacioneve

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
AKEP: Ulja e volumit të thirrjeve kombëtare/ndërkombëtare vjen si rezultat i përdorimit masiv të aplikacioneve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Telefonia pësoi tkurrje të të ardhurave në vitin 2020 në raport me një vit më parë. Raportimet e kompanive pranë Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare treguan se në total ato ishin 33.45 miliardë lekë apo rreth 270 milionë euro. Vetëm për kompanitë celulare raporti tregon se kemi një rënie me 9 për qind të të ardhurave në vitin 2020 në raport me një vit më parë ku në total ato ishin 23.9 miliardë lekë. AKEP vlerëson se këto të dhëna mund të ndryshojnë më vonë pas raportimit të auditimit.

Ndërkohë lidhur me shkaqet e rënies së të ardhurave AKEP rendit  së pari uljen e volumit të thirrjeve kombëtare/ndërkombëtare si rezultat i përdorimit masiv të aplikacioneve OTT (whatsapp, viber, etj.) të cilat kanë pasur një zhvillim të vrullshëm vitet e fundit si rezultat i zhvillimeve teknologjike dhe përmirësimit të cilësisë së internetit.  Së dyti rënia e të ardhurave të gjeneruara nga shitja e paketave bundles me pakicë. Nga ana tjetër kompanitë kanë vijuar me investimet në rrjet që për vitin 2020 ishin 6.9 miliardë lekë.

Krejt e kundërt ka qenë situata e të ardhurave për kompanitë që ofrojnë shërbimin e internetit përmes rrjeteve fikse. “Të ardhurat nga komunikimet elektronike, të raportuara nga ofruesit e shërbimeve nga rrjetet fikse për vitin 2020, ishin 9.55 miliardë lekë. Kjo përbën një rritje me rreth 6% krahasuar me vitin 2019. Më shumë se 82% e të ardhurave të këtij tregu gjenerohen nga 7 operatorët kryesorë, që janë: Albtelecom, Abcom (Vodafone), ASC, ATU, Abissnet, Nisatel dhe Digicom. Operatorët e tjerë (OA), edhe pse në numër të konsiderueshëm, përbëjnë rreth 18% të këtij tregu.

Bazuar në raportimet e kryera, përgjatë vitit 2020, sipërmarrësit e rrjeteve fikse kanë kryer 2.76miliardë lekë investime, të cilat janë përdorur kryesisht për përmirësimin e aksesit të shërbimeve broadband” thuhet në raportin e AKEP.

Tregu i shërbimeve elektronike për vitin 2020 punësoi 3.496 persona.

Pandemia rriti përdorimin e internetit

Izolimi dhe karantina në muajt e parë të pandemisë dhe më pas masat e distancimit pavarësisht rihapjes rritën përdorimin e internetit. AKEP vëren se situata e krijuar nga pandemia, telepuna dhe zhvillimi i mësimit online kanë nxjerrë në pah më shumë se kurrë nevojën jo vetëm për akses në shërbimet e internetit.

“Gjatë vitit 2020, trafiku i internetit broadband nga rrjete fikse arriti në rreth 600 milionë GB, ose rreth 32% më shumë se viti 2019, çka tregon se pajtimtarët e këtij shërbimi kanë shfrytëzuar këtë rrjet për të aksesuar shërbimet e tyre, financiare, informative, sociale, shëndetësore, etj.

Volumi i të dhënave të transmetuara nëpërmjet internetit në rrjetet mobile, arriti në rreth 89 milionë GB. Kjo përbën një rritje rreth 28.6% krahasuar me vitin 2019.

Rritja e përdorimit të internetit nëpërmjet telefonave celularë evidenton faktin se tashmë telefonat celularë të pajisur me karta SIM e kanë ridimensionuar rolin e tyre duke kaluar nga përdorimi tradicional për kryerjen e thirrjeve zanore, drejt ofrimit të aksesit të gjerë në botën virtuale (shfletim informacionesh, transmetim të dhënash, kryerje e thirrjeve audio/video, sms, etj.)” thuhet në raport./Monitor

Etiketa: AKEPaplikacioneekonomite ardhuratelefonia

Lajme të lidhura

Të dhënat e INSTAT: Një milion shqiptarë vuajnë nga një formë e rëndë e varfërisë
Aktualitet

Shqipëria vazhdon të shënojë rënie, e parafundit në rajon për rritjen ekonomike

08:18 - 21/10/26
Qeveria lë në mëshirë të fatit të varfrit, ndihma ekonomike 7,253 lekë në muaj
Aktualitet

Qeveria lë në mëshirë të fatit të varfrit, ndihma ekonomike 7,253 lekë në muaj

08:53 - 14/10/26
Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja! Ja sa do të kushtojë litri i naftës dhe i benzinës
Aktualitet

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja! Ja sa do të kushtojë litri i naftës dhe i benzinës

12:25 - 13/10/26
Para
Dhuna barbare ndaj marokenit, reagon Policia e Durrësit: Konfliktohej me qytetarët

Dhuna barbare ndaj marokenit, reagon Policia e Durrësit: Konfliktohej me qytetarët

TË FUNDIT

Dramë në Mynih mes Bayernit dhe Arsenalit, sfilatë golash në “Bernabéu” dhe befasia në Lisbonë (Rezultatet)
Breaking Views

Dramë në Mynih mes Bayernit dhe Arsenalit, sfilatë golash në “Bernabéu” dhe befasia në Lisbonë (Rezultatet)

23:18 - 21/10/26

Mbrëmja e së martës në UEFA Champions League ka dhuruar një spektakël të jashtëzakonshëm futbolli, ku nuk munguan golat e...

Lexo më shumë
ngacmojnë dy vajza te Kryeministria/ Kalaja ndërhyn dhe i filmon: Na goditën me shkopinj gome

ngacmojnë dy vajza te Kryeministria/ Kalaja ndërhyn dhe i filmon: Na goditën me shkopinj gome

23:10 - 21/10/26
Eurodeputeti austriak “shuplakë” Ramës: Të qëllosh me gaz, dhe të burgosësh të mitur nuk përputhet me vlerat e BE-së

Eurodeputeti austriak “shuplakë” Ramës: Të qëllosh me gaz, dhe të burgosësh të mitur nuk përputhet me vlerat e BE-së

22:29 - 21/10/26
“Kryeministri në delir”, pedagogia Skënderi: Shpalli kulakë protestuesit, është në grahmat e fundit

“Kryeministri në delir”, pedagogia Skënderi: Shpalli kulakë protestuesit, është në grahmat e fundit

22:19 - 21/10/26
Ekonomisti i njohur amerikan, Steve Hanke thirrje Ramës: Koha të japësh dorëheqjen!

Ekonomisti i njohur amerikan, Steve Hanke thirrje Ramës: Koha të japësh dorëheqjen!

21:38 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com