GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Akil Kraja: Bandat në Shkodër hodhën 10 milionë euro për të blerë votat

19:08 - 17/05/23
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Qeveria ndërhyri për ta kthyer truallin 100% pronë publike”, PD: Landfilli i Sharrës ishte 39% tokë private
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drejtori i kabinetit në PD, Akil Kraja deklaron se 10 mln euro kanë përdorur bandat kriminale për të blerë vota në bashkinë e Shkodrës. Në Task Force me gazetaren Sonila Meço, Kraja tha se dita e zgjedhjeve në Shkodër ishte si situatë lufte.

Sipas tij, bandat lëviznin në mënyrë të organizuar në Shkodër, me automjete të blinduara. Ai kishte një apel për këshilltarët bashkiakë të PS në Shkodër që të mos bashkëpunojnë me këshilltarët e PSD së Tom Doshit, pasi një gjë e tillë do të ishte nënshtrim i Shkodrës.

“Unë isha në Shkodër ditën e votimit dhe kam qenë dëshmitar të trysnisë që iu nënshtrohej votuesve në zonat e rrethinave, Velipojës, ku individë me makina me xhama të errët me targa jo reale, ushtronin trysni psikologjike te votuesit. Kur shohim këtë rezultat, nga erdhën votat? Unë nuk kam parë logo PSD në fushatë. Edhe qytetarët shkodranë që na ndjekin të pyesin veten a u ka ardhur ndonjë fletëpalosje PSD në dyert e tyre? E mendoni se Shkodra do të jetë në drejtimin e një individi që është non grata po jo vetëm, i përfshirë në problematika të tjera të cilat vetë ambasada amerikane i ka shprehur. Ja ku jemi sot ku ne bëhemi mbrojtës të të njëjtit koncept gjyqësor penal për të ndëshkuar individë të cilët godasin demokracinë, marrin peng lirinë e qytetarëve shqiptarë për të votuar të lirë. Nuk mund të prnohet kurrsesi nga këshilltarët e PS në Shkodër që të bëjnë aleancë me këta individë, ky do të ishte nënshtrimi i Shkodrës.

Përsëris thirrjen për këshilltarët e PS në Shkodër që të gjejnë forcën dhe të bëjnë atë ndarje me këtë forcë dhe të jenë shkodranë në radhë të parë, shqiptarë në radhë të dytë sepse ka një dinjitet për t’u mbrojtur, është Shkodra për t’u mbrojtur. Velipoja është njësoj si ajo skena që pamë në Dhërmi, janë interesa kolosale në lojë, interesa kriminale, Shqipëria është realisht në rrezik dhe ata 500 mijë shqiptarë, poërfshirë ata 21 mijë shkodranë që votuan për Bardh Spahinë votojnë me ballin lart thonë “ne votojmë për ndershmërinë, për qytetarinë”. Fatkeqësisht paratë ishin të shumta. Përflitet vetëm në Shkodër janë hedhur 10 mln euro nga bandat e organizuara që lëviznin në mënyrë të organizuar në qytet, me blinda, ka qenë realisht situatë lufte”, tha Kraja.

Etiketa: Akil KrajaKryesore1SHKODRA

Lajme të lidhura

Evi Kokalari hyn në garë për kreun e PD-së: Do veprojmë përmes avokatëve amerikanë
Breaking Views

Evi Kokalari hyn në garë për kreun e PD-së: Do veprojmë përmes avokatëve amerikanë

20:05 - 17/03/26
‘Të dërguarit e Ramës më ofruan 3 poste’, Lapaj: Sfidoj kryeministrin ta mohojë
Breaking Views

‘Të dërguarit e Ramës më ofruan 3 poste’, Lapaj: Sfidoj kryeministrin ta mohojë

19:30 - 17/03/26
Berisha konfirmon: Do rikandidoj për kryetar më 23 maj, dorëheqje, jo pas “farsave elektorale”
Breaking Views

Berisha konfirmon: Do rikandidoj për kryetar më 23 maj, dorëheqje, jo pas “farsave elektorale”

17:39 - 17/03/26
Para
Zakonet që ju bëjnë të dukeni më të vjetër

Zakonet që ju bëjnë të dukeni më të vjetër

Discussion about this post

TË FUNDIT

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake
Botë

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake

23:29 - 17/03/26

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) ka konfirmuar vdekjen e Gholamreza Soleimani, komandant i milicisë Basij, duke e cilësuar ngjarjen...

Lexo më shumë
Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë

Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë

23:21 - 17/03/26
Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës

Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës

23:13 - 17/03/26
PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje

PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje

23:04 - 17/03/26
Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt në Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë

Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt në Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë

22:25 - 17/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com