GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Akil Pano: Rama dhe bashkia e Tiranës duan të justifikojnë milionat që kanë marrë për LGBTQ

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Pano: Nesër nisim peticionin kundër ligjit kriminal që synon degjenerimin e familjes
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pastori Akil Pano, kreu i koalicionit ‘Pro Familjes’, u shpreh se plani strategjik social i bashkisë Tiranë për vitin 2025–2027 nuk mbështet shtresat në nevojë.

Në një deklaratë jashtë ambienteve të bashkisë, Pano tha se fëmijët me një prind, fëmijët pa prind, individët me aftësi të ndryshme, paraplegjikët dhe tetraplegjikët, pensionistët dhe të moshuarit mbeten tërësisht jashtë vëmendjes së këtij plani.

Ai ngriti dyshime serioze mbi prioritetet e qeverisë dhe bashkisë, duke pyetur pse plani fokusohet tek trajtimi i stafit mbi temat LGBTQ tek fëmijët, kur problemet më urgjente të fëmijëve në Shqipëri janë abuzimi, braktisja, varfëria dhe mungesa e kujdesit prindëror.

“Çfarë evidencë apo nevojë konkrete lokale e justifikon këtë prioritet?”, pyeti Pano.

Ai akuzoi gjithashtu qeverinë dhe bashkinë se po mundohen të  justifikojnë milionat e eurove fonde të dhëna nga donatorët ndërkombëtarë përmes “agjendave ideologjike”, duke ngritur shqetësimin se këto fonde mund të përdoren për promovimin e ideologjisë gjinore tek fëmijët, fluiditetit gjinor dhe transgjinizmit, ndërkohë që problemet reale sociale mbeten të pazgjidhura.

Pano kërkoi garanci nga autoritetet se asnjë fond nga OJF-të dhe partnerët ndërkombëtarë nuk do të përdoret për ideologji gjinore, duke i bërë thirrje qeverisë dhe bashkisë të rishikojnë urgjentisht planin strategjik dhe të vendosin prioritetet reale të qytetarëve dhe fëmijëve në nevojë.

“Një përfaqësi nga koalicioni shqiptar pro familjes dhe jetës ka ardhur sot për dëgjesen publike ose konsultimin publik në këshillin e bashkisë Tiranë, mbi të ashtuquajturën çështje të plnit strategjik social i bashkisë Tiranë për vitin 2025 – 2027.
Pasi kemi hulumtuar me detaje planin strategjik të propozuar nga bashkia Tiranë, pra nga qeveria e Shqipërisë, me trishtim deklarojmë se jo vetëm që ky plan strategjik nuk mbështet shtresat në nevojë: fëmijët me një prind, fëmijët pa prind, shtresat të cilat janë vulnerabël si individët me aftësi ndryshe, komunitetin e paraplegjikëve, tetraplegjikëve, njerëzit të cilët kanë vështirësi me shikimin… shtresën e pensionistëve, të moshuarit tanë, etj., tërësisht jashtë vëmendjes së këtij plani strategjik të bashkisë Tiranë për vitrin 2025 – 2027.

Pyetjet kryesore që ne ngremë janë pse plani fokusohet tek trajtimi i stafit mbi termat LGBTQ tek fëmijët, kur problemet kryesore të fëmijëve në Shqipëri janë abuzimi, braktisja, abuzim, varfëria dhe mungesa e kujdesit prindëror.
Çfarë evidencë apo nevojë konkrete lokale e justifikon këtë prioritet? A ka bashkia e Tiranës ndonjë studim që tregon se fëmijët e Tiranës s’po diskriminohen për orientimin seksual apo identitetin e tyre gjinor dhe duhet të ndërmerret fushata e politikës antidiskriminuese LGBTQ?

Apo kjo bëhet vetëm për të justifikuar milionat e eurove fonde që janë dhënë nëpërmjet kësaj agjende të “wookizimit” të Shqipërisë nga organizatat të cilat ne i njohim mjaft mirë dhe qeveria e Shqipërisë, kryeministri dhe bashkia tani normalisht duhet të justifikojë milionat e eurove apo dollarëve që kanë marrë përgjatë këtyre viteve.
Çfarë roli kanë donatorët e huaj në përcaktimin e përparësive të këtij plani, a mund të na garantoni se asnjë fond nga OJF-të e partnerëve nuk do të përdoret për agjendat e ideologjizimit gjinor të fëmijëve, për fluiditetin gjinor, për transgjinizmin, për ideologjinë gjinore të fëmijëve?”, u shpreh ai.

Etiketa: BashkiLGBTRama

Lajme të lidhura

“Jam i vetmi që depozitova platformë për kryetar”, Salianji: Berisha përjashtoi edhe zonjën Mereme që e futi vetë!
Breaking Views

“Jam i vetmi që depozitova platformë për kryetar”, Salianji: Berisha përjashtoi edhe zonjën Mereme që e futi vetë!

23:05 - 12/05/26
U përfol se ishte nisur nga Vlora, ministri grek i Mbrojtjes për dronin në Lefkada: Mjet lundrues ukrainas! Situatë serioze
Aktualitet

U përfol se ishte nisur nga Vlora, ministri grek i Mbrojtjes për dronin në Lefkada: Mjet lundrues ukrainas! Situatë serioze

22:48 - 12/05/26
‘Ky është përdhunim…’- Bogdani ‘përplaset’ me Stojanin në KLP: Do më varni në litar? Unë mbase jam çmendur
Aktualitet

‘Ky është përdhunim…’- Bogdani ‘përplaset’ me Stojanin në KLP: Do më varni në litar? Unë mbase jam çmendur

21:25 - 12/05/26
Para
Bllokohet spitali privat “Medi Care” te Zogu i Zi, administratori në pranga për evazion fiskal dhe punëtorë të pasiguruar

Bllokohet spitali privat “Medi Care” te Zogu i Zi, administratori në pranga për evazion fiskal dhe punëtorë të pasiguruar

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Jam i vetmi që depozitova platformë për kryetar”, Salianji: Berisha përjashtoi edhe zonjën Mereme që e futi vetë!
Breaking Views

“Jam i vetmi që depozitova platformë për kryetar”, Salianji: Berisha përjashtoi edhe zonjën Mereme që e futi vetë!

23:05 - 12/05/26

Ish-deputeti Ervin Salianji, i ftuar në emisionin Studio24, ka folur për situatën brenda Partisë Demokratike, pasi nuk u lejua të...

Lexo më shumë
U përfol se ishte nisur nga Vlora, ministri grek i Mbrojtjes për dronin në Lefkada: Mjet lundrues ukrainas! Situatë serioze

U përfol se ishte nisur nga Vlora, ministri grek i Mbrojtjes për dronin në Lefkada: Mjet lundrues ukrainas! Situatë serioze

22:48 - 12/05/26
Vazhdon trekëndëshi Bashki- One Albania- Gogle e Veliajt?! Monitorim trafiku, gati kontrata e re 400 MLN lekë!

Vazhdon trekëndëshi Bashki- One Albania- Gogle e Veliajt?! Monitorim trafiku, gati kontrata e re 400 MLN lekë!

22:00 - 12/05/26
‘Ky është përdhunim…’- Bogdani ‘përplaset’ me Stojanin në KLP: Do më varni në litar? Unë mbase jam çmendur

‘Ky është përdhunim…’- Bogdani ‘përplaset’ me Stojanin në KLP: Do më varni në litar? Unë mbase jam çmendur

21:25 - 12/05/26
“Me shkarkoni, të bie dhe unë rehat”/ Ristani ‘shpërthen’ gjatë debatit në Këshillin Bashkiak

“Me shkarkoni, të bie dhe unë rehat”/ Ristani ‘shpërthen’ gjatë debatit në Këshillin Bashkiak

20:42 - 12/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com