GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

AKSHI në çmenduri, 13 denoncime në 1 ditë për 11.3 mld lekë tendera të Mirlinda Karçanajt

12:17 - 04/03/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 4 min
A A
AKSHI në çmenduri, 13 denoncime në 1 ditë për 11.3 mld lekë tendera të Mirlinda Karçanajt
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Abuzimet e Mirlinda Karçanajt kanë bërë që të vërshojnë një sërë denoncimesh për Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI). 13 ankesa janë bërë pranë Komisionit të Prokurimeve Publike (KPP) më 2 mars 2023. Janë 3 firma të cilat kanë denoncuar abuzimet me 4 kontrata të AKSH-it. Vjedhje me thasë në institucionin e njohur për paaftësinë ikonike për të mbrojtur të dhënat e shtetasve shqiptarë. Më poshtë do t’i marrin një nga një thagmat e Mirlindës.

“BT Solutions” SHPK është firma që ka nisur 4 ankesa për tenderët e fundit të AKSHI-t. Kjo firmë ka denoncuar të parin tenderin me objekt “blerje skaneri”, për të cilin AKSHI do të shpenzojë 138 milionë lekë. Ç’ndodhi, pse duhen blerë këto skanera? Nuk bëjnë të vjetrit, nuk riparohen? Megjithatë Mirlinda ka planin e saj “strategjik” për të përvetësuar paratë e buxhetit. Denoncuesi shprehet se AKSHI ka ndryshuar afatet për  periudhën e sigurimit të ofertës. Kjo ka bërë që shumë firma të mos arrijnë të plotësojnë afatin për një diferencë prej tre ditësh.

 

Sipas ankimuesit afatet janë ndryshuar pas fazës së parë. Të njëjtën gjë pretendon edhe firma PC STORE, e cila ka depozituar një ankesë të ngjashme ndaj AKSHI-t. Të dyja firmat akuzojnë AKSHI-n se ka hartuar tenderin posaçërisht për një kompani. Kur favorizon një kompani është e qartë se Mirlinda ka pjesën e vet tek paratë e xhiruara fituesit. Ndërkohë pritet vendimi që do të marrë KPP.

 

4.5 miliardë lekë kompjuterë

Ajo që bie në sy, përpara se të merremi me abuzimet e Mirlindës, është se AKSHI po blen para zgjedhjeve sikur do të ngrihet institucioni nga e para. Pra për Mirlindën qenka “viti zero”. Ndoshta kanë lidhje me zgjedhjet këto shpenzime të shfrenuara. Në të njëjtën ditë me skanerat është denoncuar edhe tenderi me objekt “Blerje Kompjutera”. Për këtë kontratë janë bërë 4 denoncime njëkohësisht. Konkretisht nga firma  “BNT ELECTRONICS SHPK, “BT Solutions” SHPK, PC STORE shpk dhe ALFA SERVICES shpk. Në katër ankesat thuhet se autoriteti kontraktor, në këtë rast AKSHI, ka përcaktuar në tender se operatorët mund të ofrojnë pjesë përbërëve se pajisjeve të ngjashme me ato të përcaktuara në kritere, nëse kryejnë  të njëjtin funksion dhe në të njëjtën cilësi.

 

Por, pasi janë paraqitur ofertat, AKSHI nuk e ka pranuar këtë opsion dhe ka skualifikuar katër firmat në fjalë në fazën e parë. Operatorët shprehen se këto janë kritere diskriminuese që lënë hapësira për interpretime. Dhe kështu ka ndodhur.

Shtojmë këtu faktin se, për të blerë kompjuterë AKSHI do të shpenzojë 4.5 miliardë lekë. Një çmenduri e vërtetë! Mos vallë të gjithë kompjuterët aktual do t’i  flakë?! Kjo bën që milionat e shpenzuara për mirëmbajtje të shkojnë dëm, ose me saktë në xhepin e firmës që i përfitonte.

6.2 miliardë lekë printerë

Qenkemi nxituar! Harxhimi i shfrenuar i buxhetit të shtetit nuk ka arritur fundin! Sikur po shohim, Mirlinda e ka lëshuar dorën fare! Dhe po shpenzon miliarda për pajisje të reja, në vend që të investojë në ruajtjen e të dhënave nga hakerat, Mirlinda blen çikërrima. Denoncimi i radhës është për tenderin me objekt “blerje printerë”, për të cilin do të shpenzohen 6.2 miliardë  lekë. Në fakt, për këtë tender kanë ardhur tre denoncime; i pari nga firma “BT Solutions, firma ALFA SERVICES shpk dhe PC Store.

Edhe për këtë tender ankimuesit shprehen se, ka ndryshuar afatet  për  periudhën e sigurimit të ofertës. Kjo lëvizje e beftë e Mirlindës ka skualifikuar katër firma që në fazën e parë të tenderit. Të tria këto kompani kanë denoncuar me të njëjtin qëndrim edhe tenderin për  “Blerje Fotokopjeje” me vlerë 550 milionë lekë. JU duket shumë e vogël! Keni të drejtë, kur shihni shpenzimet e mësipërme, ky duket “normal”.

Por shihni ç’ndodh: Denoncuesit pretendojnë se edhe ky tender ka një fitues të paracaktuar.

Madje në denoncimet kur të gjitha firmat ankohen për të njëjtën pikë në të gjitha tenderët, lind dyshimi se AKSHI ka paracaktuar të njëjtin fitues për të gjitha kontratat. Në total xhiroja e Mirlindës për llogari të privatit shkon në 11.3 miliardë lekë. Deri tani punën e mirëmbajtjes e bënte firma e Ilir Beqajt INTECH, që dihet se i merr pagesat falë lidhjeve të pronarit me Edi Ramën. Tani para zgjedhjeve, Mirlinda po bën goditjen e radhës me një tjetër partner!

Lexo edhe: Çmendet AKSHI, shpenzon 8 miliardë lekë për SMS

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: 13 ankesa13 tenderaAKSHImiliarsda lekMirlinda Karçanaj

Lajme të lidhura

“Sekretari i degës së PD jeton në Tiranë’’! Anëtari i drejtohet Berishës: Duhet reformim!
Breaking Views

“Sekretari i degës së PD jeton në Tiranë’’! Anëtari i drejtohet Berishës: Duhet reformim!

20:09 - 04/12/25
ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare
Breaking Views

ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare

13:20 - 04/12/25
Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri
Breaking Views

Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri

14:43 - 03/12/25
Para
Tjetër denoncim i rëndë për aksidentin në Greqi

Tjetër denoncim i rëndë për aksidentin në Greqi

Discussion about this post

TË FUNDIT

(VIDEO) Berisha nxjerr blof  Ramën: Kryeministri gënjeu në Londër për vizitën e tij në Rusi
Aktualitet

“Pezullimi i Ballukut ka bllokuar qeverinë”, Berisha–Ramës: Mashtrim banal i kryehajdutit

10:49 - 05/12/25

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i është kundërpërgjigjur kryeministri Edi Rama, i cili një ditë më parë tha se...

Lexo më shumë
Vrasja e Santiago Malkos, Apeli konfirmon dënimin për Blendi Tetën

Vrasja e Santiago Malkos/ Gjykata e Lartë prish vendimin, kthen për rigjykim Ilir Selmanin dhe Elvis Gaçaj

10:27 - 05/12/25
Takimet e Salianjit, reagon Berisha: Janë takime për interesa personale, s’kanë lidhje me partinë

Lëvizja për ndryshim e Salianjit trazon ujërat brenda Partisë Demokratike

09:44 - 05/12/25
Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

09:38 - 05/12/25
Qarkullonin me armë dhe lëndë narkotike në makinë, në pranga dy të rinjtë (Emrat)

Qarkullonin me armë dhe lëndë narkotike në makinë, në pranga dy të rinjtë (Emrat)

09:32 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com