Një aksident i katërfishtë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Elbasan- Peqin. Tre furgonë dhe një trajler janë përfshirë në aksident. Raportohet se dy persona kanë mbetur të lënduar. Si pasojë e aksidentit në këtë aks rrugor është bllokuar qarkullimi i mjeteve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
Discussion about this post