Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Manati, plagosen 5 persona

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot në aksin e vjetër Lezhë-Manati, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e përplasjes, pesë persona kanë mbetur të lënduar.

Njëri prej të plagosurve ka pësuar fraktura të shumta dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për ndihmë të specializuar mjekësore.*

Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Policia rrugore ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka bërë apel për kujdes të shtuar në qarkullim.

Njoftimi i policise

Një aksident automobilistik është regjistruar paraditen e kësaj të hëne në Lezhë, rreth orës 10:15, në rrugën e fshatit Manati.

Janë përplasur me njëri-tjetrin, dy automjete që drejtoheshin nga shtetasit A. K., 60 vjeç, dhe K. Gj., rreth 25 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të plagosur dy drejtuesit e automjeteve dhe tre pasagjerët në automjetin që drejtonte shtetasi K. Gj.

Katër prej tyre janë dërguar në spitalin e Lezhës, ndërsa njëri tek spitali i Traumës në Tiranë, pasi ka fraktura të shumta në trup, teksa të gjithë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Lajme të lidhura

Para

Discussion about this post

TË FUNDIT