Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin Fier-Tepelenë në Kafaraj, ku një motor ka përplasur një këmbësor. Mësohet se, viktima ka qëndruar për një kohë të gjatë i shtrirë në rrugë, pasi ambulanca ka shkuar me vonesë ta marrë.
Sipas burimeve për Gijotina.com, viktima është identifikuar si Qerim Troka. Ky i fundit ka qenë duke ecur anës rrugës kur është përplasur nga motori.
Pamjet tregojnë se motori i përfshirë në aksident është ndarë në dy pjesë teksa po lëvizte me shpejtësi të lartë, duke i marrë jetën Trokës. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Discussion about this post