GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Përplasje e fortë mes dy makinave në Fier-Levan, dy familje përfundojnë në kanal, flasin drejtuesit

në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 2 min
A A
Përplasje e fortë mes dy makinave në Fier-Levan, dy familje përfundojnë në kanal, flasin drejtuesit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Aksident në Fier-Levan, dy familje përfundojnë në kanal, flasin drejtuesit

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në by-passin Fier-Levan, ku janë përfshirë dy automjete, të cilat pas përplasjes kanë dalë nga rruga.

Tre persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar në Spitalin e Fierit. Në makinën e parë ka qenë një familje me 3 persona nga Korça, ndërsa në makinën tjetër udhëtonte një familje me 4 persona nga Prizreni.

Të plagosurat janë tre gra,  nënë e bijë në makinën që udhëtonte nga Prizreni dhe gruaja e personit që drejtonte automjetin nga Korça. Makinat janë përplasur kokë më kokë dhe kanë përfunduar në kanalin anësor pranë rrugës.

I pyetur nga gazetarët që kanë mbërritur në vendngjarje, drejtuesi që udhëtonte nga Korça është shprehur se po udhëtonte me 90 km në orë dhe ka marrë një goditje nga mbrapa duke përfunduar jashtë rruge. 

“Po udhëtoja me 90 km në orë, nga pas ndiej goditje. Mendova të mbaja makinën në rrugë, por e pamundur. Përfundova në kanal, pas meje dhe makina tjetër” u shpreh drejtuesi nga Korça.

Ndërsa drejtuesi që udhëtonte nga Prizreni, i cili punon si mjek në spitalin e Prizrenit është shprehur për gazetarët se shkaku i lodhjes nga orët e tejzgjatura të punës për shkak të Covidit, kanë bërë që të humbasë kontrollin e makinës. 

“Tre ditë kam që mora këtë makinë, e shita të parën, e mora këtë. Isha i lodhur, ka shumë ditë që punojmë me orë të gjata për Covidin”, u shpreh drejtuesi që udhëtonte nga Prizreni.

Makinat, njëra me targa të Korçës dhe tjetra me targa të Kosovës lëviznin në drejtim të Vlorës për pushime, ndërkohë që në vendin e ngjarjes janë përhapur valixhe dhe ushqime të dy familjeve.

Etiketa: aksident

Lajme të lidhura

Skandali i SHISH/ Konferenca e Kryetarëve shqyrton sot kërkesën e PD për mocion me debat
Aktualitet

Skandali i SHISH/ Konferenca e Kryetarëve shqyrton sot kërkesën e PD për mocion me debat

08:41 - 01/10/26
Pa punëtorët e Ballkanit, ndërtimtaria në Gjermani paralizohet
Aktualitet

Diploma në Shqipëri nuk “ha bukë”, tregu kërkon më shumë zanatçinj se specialistë

08:34 - 01/10/26
OECD: Shqipëria ka rrjetin rrugor dhe hekurudhor më të dobët në Ballkanin Perëndimor
Aktualitet

OECD: Shqipëria ka rrjetin rrugor dhe hekurudhor më të dobët në Ballkanin Perëndimor

08:04 - 01/10/26
Para
Bayern me sytë nga ‘Allianz Stadium’, shumë afër transferimit të lojtarit të Juventus

Bayern me sytë nga ‘Allianz Stadium’, shumë afër transferimit të lojtarit të Juventus

TË FUNDIT

“Jo në emrin tim”, Prishtina marshon sot kundër vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së
Kosovë & Rajon

“Jo në emrin tim”, Prishtina marshon sot kundër vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së

09:18 - 01/10/26

Qytetarë nga Kosova pritet të mblidhen sot në Prishtinë, në marshin “Jo në emrin tim”, të organizuar nga platforma qytetare...

Lexo më shumë
Presidenti Trump u kërkon kompanive të naftës të ulin çmimet e benzinës në vend

Trump kërcënon Iranin: Pranoni marrëveshjen ose do t’u hedhim në erë

09:09 - 01/10/26
Skandali i SHISH/ Konferenca e Kryetarëve shqyrton sot kërkesën e PD për mocion me debat

Skandali i SHISH/ Konferenca e Kryetarëve shqyrton sot kërkesën e PD për mocion me debat

08:41 - 01/10/26
Pa punëtorët e Ballkanit, ndërtimtaria në Gjermani paralizohet

Diploma në Shqipëri nuk “ha bukë”, tregu kërkon më shumë zanatçinj se specialistë

08:34 - 01/10/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 1 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:17 - 01/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com