Një tjetër aksident i rëndë është shënuar para pak minutash në Elbasan. Bëhet me dije se në kryqëzimin e poliklinikës është përplasur me makinë një adoleshente e moshës 17- vjeçe.
17-vjeçarja ka qenë në lëvizje, në momentin që është përplasur nga makina.
Ende nuk dihet gjendje shëndetësore e adoleshentes ndërkohë policia dhe ambulanca kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.
Ndërkohë ka filluar edhe hetimi për shkaqet e aksidentit.
Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit janë bërë manovrat e shpejtësisë nga ana e shoferit.
Gijotina.com raporton se bilanci i aksidenteve rrugore vijon të rritet.
Discussion about this post