D automjete janë përplasur me njëra tjetrën. Ende nuk dihet nëse ka të lënduar, pasi shërbimet e Policisë janë duke shkuar në vendngjarje.
Burimet kanë raportuar një aksident të dyfishtë në aksin Elbasan- Peqin në fshatin Vidhas.
Njoftohet se edhe ambulanca është në vendngjarje.
Shkak i aksidentit dyshohet shpejtësia dhe humbja e kontrollit, ndikuar edhe nga lagështia në rrugë.
Si pasojë e përplasjes është krijuar trafik i rënduar në rrugë.
Discussion about this post