Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në superstradën, Lezhë – Shkodër.
Mësohet se në aksident janë përfshirë një automjet dhe një motor.
Një makinë tip “Audi”, e cila drejtohej nga një 22–vjeçar ka përplasur një 54–vjeçar, që po drejtonte një ciklomotor.
Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur drejtuesi i motomjetit, i cili është dërguar në spital.
Aksidenti ka ndodhur saktësisht në afërsi të kryqëzimit të Gjadrit.
Discussion about this post