Një aksident i trefishtë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje në aksin hyrës të qytetit të Fierit, pranë Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor.
Mësohet se 3 automjete janë përplasur me njëri- tjetrin ndërsa fatmirësisht nuk ka të lënduar por vetëm dëme të konsiderueshme materiale.
Ende nuk dihet shkaku që mund të ketë çuar në përplasjen e tre automjeteve, ndërsa paraprakisht dyshohet që shkak ka qënë shpejtësia tej normave të lejuara.
Discussion about this post