Një 35-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pas një aksidenti në Desenzano, Itali. Iliaz Ismaili po udhëtonte me motor, kur u përplas nga një furgon.
Ai u dërgua i plagosur rëndë në spital dhe iu nënshtrua një operacioni gjatë natës. 35-vjeçari nuk arriti t’i mbijetonte traumës dhe plagëve të marra nga përplasja në “via Gramsci”, pak hapa nga buzë liqenit.
Viktima Iliaz Ismaili, sipas mediave italiane, punonte si banakier në hotelin “Villa Rosa” në Desenzano.
Discussion about this post