GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Aksident në Itali, ndërrojnë jetë 4 emigrantë

21:42 - 17/02/24
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Aksident në Itali, ndërrojnë jetë 4 emigrantë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një punonjës është ende i humbur teksa tre persona nga Rumania u nxorrën nga rrënojat të pajetë. Rajoni i Toskanës shpalli ditë zie.

Tragjedia goditi dje në një kantier të hapur prej kohësh për ndërtimin e një supermarketi ne verilindje te Italise, ku u shemb çatia me panelet diellore mbi të.

Tetë punonjës u përfshinë nga rrënojat e shembjes, tre prej të cilëve vdiqën në vend. Dy punonjës u shpëtuan vetëm mëngjesin e sotëm së bashku me rikuperimin e viktimës se katërt.

Operacionet e shpëtimit ishin të vështira prej çimentos së freskët në vendin e tragjedisë, thanë mediat vendase.

Zjarrfikësit kanë punuar gjithë natën mes rrënojave ndërsa një punonjës nuk është gjetur ende.

Dëshmitë e banorëve që jetojnë në afërsi të vendngjarjes ishin drithëruese. Ata flasin për ulërimat e të plagosurve dhe kërkesat e tyre për ndihmë.

“Ishte si shpërthimi i një bombe apo si një tërmet”, thanë banorët e zonës për momentin e zhurmës së shkaktuar nga shembja.

Për momentin është dhënë identiteti vetëm një viktimë, një 60 vjeçar italian Luigi Coclite, nga Livorno.

Tre të plagosur të nxjerrë nga rrënojat pak pas shembjes janë nga Rumania, dhe janë shtruar në spitalin Careggi, me moshë 37, 48 e 51 vjeç.

“I vizitova të plagosurit në spital, nuk janë në rrezik për jetën”, tha sot drejtuesi rajonit Toscana, Eugenio Giani, duke shtuar se ata qanin për jetën e kolegëve ë tyre.

Mediat vendase thonë se kantieri ishte i madh dhe është e vështirë të hartohen planet dhe përgjegjësitë e kompanive të ndryshme, teksa rreth 30 firma punonin në të.

Hetimet vijojnë.

 

Lajme të lidhura

Irani humbet edhe një zyrtar të lartë, vritet kreu i shërbimit të inteligjencës
Botë

Irani humbet edhe një zyrtar të lartë, vritet kreu i shërbimit të inteligjencës

14:50 - 06/04/26
Sapo ishte liruar nga burgu, shqiptari gjendet i pajetë në stacionin e tramvajit
Aktualitet

Sapo ishte liruar nga burgu, shqiptari gjendet i pajetë në stacionin e tramvajit

14:26 - 06/04/26
Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”
Botë

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:25 - 04/04/26
Para
Tronditet toka, tërmeti 6.5 ballësh godet…

Dy tërmet në pak minuta, ja ku ishin epiqendrat

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Mrekulli” në Iran, Trump vlerëson operacionin për shpëtimin e pilotëve
Breaking Views

“Mrekulli” në Iran, Trump vlerëson operacionin për shpëtimin e pilotëve

19:31 - 06/04/26

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump e ka cilësuar si të shkëlqyer dhe historik operacionin për shpëtimin e dy pilotëve amerikanë...

Lexo më shumë
Vlorë/ Kamerat kapin momentin, i riu i dehur dëmton  bizneset në qendrën tregtare

Vlorë/ Kamerat kapin momentin, i riu i dehur dëmton bizneset në qendrën tregtare

19:14 - 06/04/26
Protesta e studentëve për shqipen në RMV, ambasadori: Institucionet t’u përgjigjen kërkesave të tyre

Protesta e studentëve për shqipen në RMV, ambasadori: Institucionet t’u përgjigjen kërkesave të tyre

19:07 - 06/04/26
Heroi i mbijetesës, sulmuesi i Kombëtares realizon me Barin në momentin vendimtar

Heroi i mbijetesës, sulmuesi i Kombëtares realizon me Barin në momentin vendimtar

18:53 - 06/04/26
VIDEO/ Shpendi krijon panik në mbrojtje, Çezena përfiton nga autogoli

VIDEO/ Shpendi krijon panik në mbrojtje, Çezena përfiton nga autogoli

18:29 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com