Një aksident rrugor është regjistruar këtë të shtunë në Pogradec, ku një mjet tip kamionçinë ka humbur kontrollin dhe është përplasur me mbrojtëse anësore të rrugës duke u përmbysur.
Fatmirësisht drejtuesi i mjetit ka arritur të dalë nga makina pa pësuar lëndime trupore.
Aksidenti ka ndodhur në një zonë e cila cilësohet si njollë e zezë pasi shpesh ndodhin aksidente rrugore edhe me pasoja.
Dyshohet se shkak i humbjes së kontrollit të mjetit ka qenë një pakujdesi e drejtuesit dhe lagështira në rrugë.









Discussion about this post